Libri
Libri
الإسلام أصوله ومبادئه
يعرض الكتاب بأسلوب موجز وشامل أساسيات الدين الإسلامي، بما في ذلك العقيدة، والعبادة، والأخلاق. ويوضح كيفية خلق الكون والإنسان، وفضل التوحيد وضرورة اتباع الشريعة الإسلامية، والدعوة إلى الله على بصيرة، معتمدًا على الكتاب والسنة. يتناول أيضًا مكانة الإنسان في الإسلام وكرامته، وحقوق المرأة ومساواتها في الثواب والعقاب. الكتاب يهدف إلى تقديم فهم شامل ومبسط للإسلام لكل من يسعى للهدى والحق.
SHKAQET E DOBISHME PËR NJË JETË TË LUMTUR
Libri "Shkaqet e dobishme për një jetë të lumtur" i Shejh Abdurrahman bin Nasir es-Sadit trajton shkaqet e lumturisë së vërtetë nga një këndvështrim i thellë besimor, duke e orientuar lexuesin drejt qetësisë shpirtërore përmes besimit dhe veprave të mira, përmendjes së Allahut, kënaqjes, meditimit rreth mirësive, bamirësisë, mbështetjes tek Allahu, durimit dhe vlerësimit të drejtë të çështjeve. Me një stil të bukur, ai paraqet një hartë për një jetë të qetë, të ekuilibruar dhe të lumtur, pavarësisht luhatjeve të jetës.
TRI PARIMET DHE ARGUMENTET E TYRE
Libri trajton parimet themelore që muslimani duhet t'i mësojë si: njohja e Allahut, njohja e fesë islame dhe njohja e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të!), dhe thekson rëndësinë e këtyre parimeve në ndërtimin e besimit dhe veprave të mira, duke u bazuar në argumentet kuranore dhe hadithore.
Obligueshmëria e veprimit sipas Sunetit të Profetit ﷺ dhe mosbesimi i atij që e refuzon atë (Pozita e Sunetit në Islam)
Autor: Abdulaziz ibn Abdullah ibn Bazi (Allahu e pastë mëshiruar!) Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Parathënie Çdo lavdërim i takon Allahut, Zotit të botëve dhe fundi i lumtur është për të devotshmit. Salavati dhe selami qofshin për robin dhe të Dërguarin e Tij, Profetin tonë, Muhamedin, i cili u dërgua si mëshirë për botët, si dhe për familjen e shokët e tij, që e bartën (dhe kumtuan) Librin e Zotit të tyre të Lartësuar dhe Sunetin e Profetit të tyre ﷺ për ata që vijnë më pas, me shumë besnikëri, përsosuri dhe duke i ruajtur plotësisht kuptimet dhe shprehjet (e…
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Libri ''Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë" i shejh Abdulaziz ibën Bazit (Allahu e pastë mëshiruar!) është një broshurë e shkurtër me dobi të madhe, të cilin imami e ka përpiluar për të qenë një burim i pasur shkencor për të gjithë muslimanët. Në të trajtohen bazat e fesë dhe shtyllat e saj, nga teuhidi, imani dhe islami, deri te rregullat e pastërtisë dhe namazit, si dhe edukata islame, duke sqaruar rreziqet e shirkut dhe mëkateve, me një stil të lehtë dhe të qartë, të bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik, për të sjellë pranë çdo muslimani akiden dhe adhurimin e saktë.
PËRMBLEDHJE E AKIDES ISLAME
Libri shpjegon bazat e besimit, të cilat përfshijnë besimin në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe në paracaktimin hyjnor (kaderin). Gjithashtu, libri paraqet parimet themelore që muslimani duhet t'i besojë dhe të veprojë sipas tyre, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjes me Allahun nëpërmjet kuptimit të thellë të besimit islam.
Besim i vërtetë dhe çfarë bie ndesh me të
Autori: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Parathënie Çdo lavdërim i takon vetëm Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin për atë, pas të cilit nuk ka profet, për familjen dhe shokët e tij!
Përmbledhje e shkurtër mbi Islamin sipas mësimeve të Kuranit Famëlartë dhe të traditës profetike
ISLAMI Ky është një libër i rëndësishëm, që paraqet një prezantim të shkurtër mbi Islamin. Ai trajton bazat, parimet dhe bukuritë më kryesore të Islamit, duke u bazuar në burimet e tij autentike, që janë Kurani fisnik dhe Suneti profetik. Libri në fjalë është udhërrëfyes për të gjithë të rriturit që janë të ngarkuar me detyrat fetare, qofshin muslimanë apo jomuslimanë. Ai ofrohet në gjuhën e tyre dhe është i përshtatshëm për çdo kohë e vend, pavarësisht rrethanave dhe situatave. (Ky botim përmban argumentet prej Kuranit fisnik dhe Sunetit profetik) 1. Islami është mesazhi i Allahut drejtuar…
Kjo është një broshurë e shkurtër mbi Islamin sipas mësimeve të Kuranit Famëlartë dhe të traditës profetike.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. ISLAMI Ky botim është pa argumente. Ekziston një kopje (botim) tjetër i kësaj broshure, e pajisur me argumente nga Kurani Famëlartë dhe tradita profetike, për të gjitha çështjet që gjenden në të. Këtë kopje mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: https://islamhouse.com/ar/books/2830071 Kjo është një broshurë e rëndësishme, e cila përmban një prezantim të përmbledhur mbi Islamin dhe shpjegon parimet, mësimet dhe vlerat e tij më të rëndësishme, që përfitohen nga burimet e tij autentike; Kurani Famëlartë dhe tradita profetike. Kjo broshurë i…
PËRMBLEDHJE E DOBISHME PËR MUSLIMANIN
Libri trajton bazat e fesë islame në mënyrë të përmbledhur dhe të plotë. Ai sqaron për lexuesit themelet e adhurimit të saktë dhe kuptimet e besimit në Zotin, engjëjt, librat dhe profetët e Tij, në ditën e fundit - jetën e përtejme, dhe në caktimin hyjnor. Libri fillon duke sqaruar dhuntinë e Islamit dhe rëndësinë e njohjes së Allahut, cilësive dhe emrave të Tij të bukur. Më pas, ai trajton pesë shtyllat e Islamit dhe shtyllat e Imanit, dhe diskuton gjithashtu konceptin e Ihsanit dhe ndikimin e tij te besimtari. Libri shquhet për mbështetjen në argumentet e shpalljes; Kurani dhe Suneti, gjë…
Dhikri që thuhet në mëngjes dhe në mbrëmje
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit "Allahu; nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. I Gjalli, i Pavdekshmi. Atë nuk e zë as dremitja e as gjumi. E Tija është gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërmjetësojë pranë Tij, pa lejen e Tij?! Ai di gjithçka që është para tyre dhe gjithçka që është pas tyre. Ata nuk mund të zotërojnë asgjë nga dija e Tij, përveç asaj që Ai do. Kursija e Tij përfshin qiejt dhe Tokën. Ruajtja e të dyjave nuk e lodh Atë dhe Ai është i Larti, i Madhërishmi." Ajeti Kursij, el Bekare, 255. "I Dërguari besoi në atë që…
Përmbledhje e dobishme rreth dispozitave të muezinit, imamit, hatibit dhe xhamive.
Ky libër i përmbledhur paraqet një panoramë gjithëpërfshirëse rreth dispozitave të ezanit, ikametit, prirjes në namaz, hytbes së xhumasë dhe normave të xhamisë. Gjithashtu, libri trajton detyrat e muezinëve, imamëve dhe hatibëve dhe thekson rëndësinë e mësimit të dispozitave fetare që lidhen me këto detyra, për të garantuar kryerjen e duhur të tyre. Ai përfshin gjithashtu tekstet e transmetuara nga Pejgamberi ﷺ, së bashku me shpjegimin e tyre për të siguruar zbatimin e tyre në formë të saktë.
Kush më krijoi dhe përse?
Çdo gjë tregon se Krijuesi ekziston Kush i krijoi qiejt, Tokën dhe krijesat e mëdha e të panumërta në to? Kush e krijoi këtë sistem preciz dhe të përkryer në Qiell dhe Tokë? Kush e krijoi njeriun, ia dha dëgjimin, shikimin e mendjen dhe e bëri të aftë për të fituar dituri dhe për t'i perceptuar realitetet? Si e shpjegon këtë mjeshtëri precize në sistemin e trupit tënd dhe në trupat e organizmave të gjallë? Kush i krijoi? Si është i organizuar dhe i qëndrueshëm ky univers madhështor me ligjet e tij, të cilat e rregullojnë atë në mënyrë precize gjatë gjithë këtyre viteve?
Islami është fe e të dërguarve të Allahut
Islami nënkupton dorëzimin ndaj Allahut, Krijuesit dhe Sistemuesit të universit, si dhe nënshtrimin ndaj Tij me dashuri e madhërim. Baza e Islamit është besimi në Allahun, se Ai është Krijuesi dhe çdo gjë tjetër përveç Tij është e krijuar dhe se Ai është i denjë për adhurim, i Cili është i Vetëm dhe pa ortak, askush nuk është i denjë për adhurim përveç Tij. Atij i përkasin emrat më të bukur e cilësitë më të larta dhe atij i përket përsosuria absolute, pa kurrfarë mangësie. Ai as lind, as është i lindur dhe askush nuk është i barabartë e i krahasueshëm me Të. Ai as futet e as mishërohet në…
Islami është feja e Zotit të botëve
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Kush është Zoti yt? Kjo është pyetja më e madhështore në këtë ekzistencë dhe është pyetja më e rëndësishme, përgjigjen e së cilës duhet ta dijë çdokush. Zoti ynë është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën, zbriti ujë prej lart dhe nëpërmjet tij bën që të rriten fruta dhe pemë si ushqim për ne dhe për kafshët, me të cilin ushqehemi. Ai është i Cili na krijoi ne e baballarët tanë dhe krijoi çdo gjë. Ai është që e krijoi natën e ditën. Kështu, natën e bëri kohë për gjumë e pushim, ndërsa ditën për të kërkuar furnizim. Ai është që na nënshtroi…
إعداد خطيب ماهر
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë, Atij ndihmë e falje i kërkojmë dhe tek Ai mbështetemi të na mbrojë nga ligësitë e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që Allahu e udhëzon, askush nuk e devijon, e atë që Ai e lë në humbje, askush nuk e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut, të Vetmit, pa shok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Lëvdatat dhe bekimet e shumta të Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që i…
Forma e namazit të Profetit ﷺ
Në librin “Forma e namazit të Profetit ﷺ”, shejhu i nderuar, Abdulaziz ibn Abdullah ibn Bazi (Allahu e pastë mëshiruar!), e ka përmbledhur formën e namazit të Profetit ﷺ me një stil të lehtë dhe një metodologji të përpiktë, duke u mbështetur në tekstet e sakta, që të shërbejë si udhëzues për muslimanin në namazin e tij. Në të, ai ka sqaruar shtyllat e namazit, sunetet e tij dhe mënyrën e kryerjes së tij, nga abdesi deri te selami, duke bashkuar argumentin me shpjegimin dhe duke ftuar në ndjekjen e plotë të Profetit ﷺ në adhurimin më madhështor.
VERIFIKIMI DHE QARTËSIMI I SHUMË ÇËSHTJEVE QË KANË TË BËJNË ME HAXHIN, UMREN DHE VIZITËN E XHAMISË SË PEJGAMBERIT NË DRITËN E KURANIT DHE SUNETIT
Libri shpjegon dispozitat e Haxhit, Umres dhe Vizitës në përputhje me Kuranin dhe Sunetin, dhe sqaron detyrat e Haxhit dhe Umres, veprimet e ndaluara gjatë ihramit dhe etikën e vizitës në xhaminë e Profetit (paqja qoftë mbi të!), duke paralajmëruar kundër bidateve në këto rite.
Normat dhe dispozitat e udhëtimit
Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve, paqja e bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamedin, familjen dhe mbarë shokët e tij. Sakaq... Kjo është një broshurë e shkurtër mbi normat dhe dispozitat e udhëtimit, ku jemi munduar të përmbledhim çështjet më të rëndësishme që i nevojiten udhëtarit. Lusim Allahun që ta bëjë këtë vepër të sinqertë për fytyrën e Tij fisnike dhe të dobishme për të gjithë myslimanët. Së pari: Normat e udhëtimit
Umreja, mënyra dhe rregullat e saj në formë të përmbledhur.
Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve! Paqja e bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij! Sakaq... Kjo është një broshurë e shkurtër mbi mënyrën e kryerjes së umres, rregullat dhe normat e saj, ku jemi përpjekur të shpjegojmë shumicën e asaj që i nevojitet zakonisht atij që kryen umren. Ne i kërkojmë Allahut që ta bëjë këtë vepër të sinqertë për Fytyrën e Tij Fisnike dhe të dobishme për të gjithë muslimanët.
Shkeljet dhe gabimet që bëhen në Haxh, Umre dhe Vizitë.
Gabimet dhe shkeljet që lidhen me Umren Së pari: Shkeljet dhe gabimet e njerëzve lidhur me ihramin Lënia e "ihlalit" shpalljes me zë të lartë të nijetit për adhurimin, që do të thotë të mos ngrejë zërin për të bërë nijetin për ritualin e Umres që synon të bëjë, në momentin e fillimit të lidhjes së ihramit. Sipas Sunetit duhet të ngrihet zëri kur bëjmë nijetin e Umres.
Fetvatë rreth Haxhit, Umres dhe Vizitës
I kemi përzgjedhur nga "Koleksioni i Fetvave" të "Komisionit të Përhershëm të Fetvave në Mbretërinë e Arabisë Saudite", dhe i kemi shkurtuar pyetjet në një mënyrë që i përshtatet kësaj broshure. Së pari: Fetva të Përgjithshme Pyetje: "A është e lejuar që babai im të kryejë Umre me para të marra hua nga banka?" Përgjigje: Kushdo që dëshiron të kryejë Haxhin ose Umren për vete apo për dikë tjetër, duhet të sigurojë shpenzime të pastra e të lejueshme, sepse Allahu është i pastër dhe nuk pranon veçse atë që është e pastër.
PËRMBLEDHJE E SHKURTËR MBI FORMËN E HAXHIT
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja e bekimet qofshin për pejgamberin tonë Muhamedin, familjen dhe gjithë shokët e tij! Sakaq... Kjo është një përmbledhje e shkurtër rreth mënyrës së kryerjes së Haxhit, përmes së cilës jemi munduar të shpjegojmë shumicën e gjërave që i nevojiten haxhiut. Lusim Allahun që ta bëjë këtë vepër të sinqertë për fytyrën e Tij fisnike dhe të dobishme për të gjithë myslimanët. Hyrje
DY BROSHURA TË SHKURTRA NË LIDHJE ME ZEKATIN DHE AGJËRIMIN
Libri trajton detyrat e Zekatit dhe Agjërimit, duke sqaruar dispozitat dhe dobitë e tyre, si dhe duke risjellë në vëmendje të drejtat e Zotit ndaj robërve të Tij. Ai përmban shpjegimin e dispozitave të Zekatit, llojeve të pasurive të zekatit, vlerën e Ramazanit dhe dispozitat e Agjërimit dhe etikën e tij, me një stil akademik që ndërthur midis qasjes sheriatike dhe orientimit edukativ.
KUSH E KRIJOI UNIVERSIN? KUSH MË KRIJOI MUA DHE PËRSE?
Libri trajton origjinën e universit dhe të njeriut, duke pohuar se ata kanë një Krijues të madh, Allahun, i Cili ka vendosur ligje që rregullojnë jetën. Ai flet për cilësitë e Allahut dhe rëndësinë e besimit në të dërguarit dhe librat hyjnorë, dhe pohon se Islami është feja e vërtetë për të arritur lumturinë në këtë botë dhe në botën tjetër.
MUHAMEDI, PROFETI I ISLAMIT (paqja qoftë mbi të)
Libri “Muhamedi, Profeti i Islamit (paqja qoftë mbi të!)” trajton jetën e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të!), nga prejardhja, fëmijëria, rinia e deri te martesa e tij e bekuar, fillimi i shpalljes dhe nisja e mesazhit përmbyllës hyjnor. Ai trajton gjithashtu shenjat e pejgamberisë dhe argumentet mbi vërtetësinë e tij; shpjegon legjislacionin me të cilin ai u dërgua si dhe rolin e tij në mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të njeriut; gjithashtu, vë në dukje qëndrimet e kundërshtarëve të tij dhe dëshmitë e tyre për të, duke hedhur dritë mbi moralin e tij fisnik, i cili e bëri atë…
A e ke pyetur veten ndonjëherë: Kush të ka krijuar dhe përse? Dhe çfarë ka pas vdekjes?
Libri trajton çështjen e ekzistencës dhe krijimit, duke argumentuar racionalisht ekzistencën e një Krijuesi, veprimet e të Cilit janë plot urtësi dhe cilësitë e të Cilit janë të përsosura. Ai sqaron se qëllimi i vërtetë i jetës është adhurimi i Allahut të vetëm dhe se Islami është feja e vërtetë dhe feja e ruajtur nga ndryshimet. Libri fton në besimin tek i Dërguari i Allahut, Muhamedi, dhe në ndjekjen e mësimeve të tij. Ai paralajmëron kundër shirkut (idhujtarisë) dhe pohon llogaridhënien dhe shpërblimin në botën tjetër.
Shpjegimi i fjalëve të ezanit
Libri “Shpjegimi i fjalëve të ezanit” është një qasje mbi shpjegimin e fjalëve të ezanit nga një këndvështrim besimor, duke nxjerrë në pah dimensionet e tij doktrinare dhe edukative, dhe sqaron se ezani nuk është thjesht një thirrje për namaz, por një thirrje e përditshme drejt teuhidit (monoteizmit) dhe shpëtimit. Ky libër i shqyrton fjalët e ezanit dhe domethënien e tyre në formë të detajuar: nga madhërimi i Allahut dhe dëshmia e teuhidit dhe e pejgamberisë , te thirrja për në namaz dhe për shpëtim, e deri te përfundimi me tekbir dhe teuhid. Me një stil ndikues, ai lidh fjalët e ezanit me…
VLERAT DHE NORMAT E XHAMISË PROFETIKE DHE DISPOZITAT E VIZITËS SË VARRIT TË PROFETIT (PAQJA QOFTË MBI TË!) DHE VARREVE TË SHOKËVE TË TIJ (ALLAHU QOFTË I KËNAQUR ME TA!)
Libri nxjerr në pah vlerat e Xhamisë së Profetit (paqja qoftë mbi të!) dhe parashtron normat e vizitës së saj, dhe vizitës së varrit të Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) dhe varreve të dy shokëve të tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), duke theksuar njëherazi rëndësinë e respektit, pastërtisë dhe shmangies së veprimeve që konsiderohen risi gjatë vizitës.
SHPJEGIM I SHKURTËR I FJALËVE TË EZANIT
Libri “Shpjegim i shkurtër i fjalëve të ezanit” është versioni i shkurtuar i librit “Shpjegimi i fjalëve të ezanit”, ku trajtohen fjalët e ezanit dhe shpjegohen nga një këndvështrim besimor, duke nxjerrë në pah dimensionet e tij doktrinare dhe edukative. Gjithashtu, shqyrtohen fjalët e ezanit dhe shpjegohet domethënia e tyre në formë të detajuar si: madhërimi i Allahut dhe dëshmia e monoteizmit dhe e pejgamberisë, te thirrja për në namaz dhe për shpëtim, e deri te përfundimi me tekbir dhe teuhid, me një stil ndikues.
أذكار الحاج والمعتمر
Gjuha: Shqip LUTJET DHE DHIKRET QË BËHEN GJATË HAXHIT DHE UMRES Mikati: Bën nijet për të hyrë në ritualin e Haxhit ose Umres dhe më pas thotë: Umrexhiu dhe ai që kryen Haxhin Temettuë thonë: “Lebbejke Umreten, lebbejke Allahumme lebbejk.” (Të përgjigjem për kryerjen e Umres! Të përgjigjem o Allah, të përgjigjem!) Ndërsa ai që po bën Haxhin e Kiranit thotë: "Lebbejke Allahumme umreten ue haxhen" (Të përgjigjem për kryerjen e Umres dhe Haxhit, të përgjigjem o Allah, të përgjigjem!).