الإسلام - نبذة موجزة عن الإسلام (مجردة من الأدلة)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. ISLAMI Kjo është një broshurë e shkurtër mbi Islamin sipas mësimeve të Kuranit Famëlartë dhe të traditës profetike. Ky botim është pa argumente. Ekziston një kopje (botim) tjetër i kësaj broshure, e pajisur me argumente nga Kurani Famëlartë dhe tradita profetike, për të gjitha çështjet që gjenden në të. Këtë kopje mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: https://islamhouse.com/ar/books/2830071 Kjo është një broshurë e rëndësishme, e cila përmban një prezantim të përmbledhur mbi Islamin dhe shpjegon parimet, mësimet dhe vlerat e tij më të…
These files are generated automatically from the book's text; their layout may differ from the printed edition.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
ISLAMI
Kjo është një broshurë e shkurtër mbi Islamin sipas mësimeve të Kuranit Famëlartë dhe të traditës profetike.
Ky botim është pa argumente. Ekziston një kopje (botim) tjetër i kësaj broshure, e pajisur me argumente nga Kurani Famëlartë dhe tradita profetike, për të gjitha çështjet që gjenden në të. Këtë kopje mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: https://islamhouse.com/ar/books/2830071
Kjo është një broshurë e rëndësishme, e cila përmban një prezantim të përmbledhur mbi Islamin dhe shpjegon parimet, mësimet dhe vlerat e tij më të rëndësishme, që përfitohen nga burimet e tij autentike; Kurani Famëlartë dhe tradita profetike. Kjo broshurë i drejtohet të gjithë njerëzve të rritur muslimanë qofshin ata, apo jomuslimanë me gjuhët e tyre, në çdo vend e kohë dhe në çdo rrethanë e situatë.
1-Islami është mesazhi i Allahut për mbarë njerëzimin. Ai është mesazhi i përjetshëm hyjnor.
2-Islami nuk është fe e veçantë për një racë apo popull të caktuar, por është feja e Allahut për mbarë njerëzimin.
3-Islami është mesazhi hyjnor, i cili erdhi për të plotësuar mesazhet hyjnore që pejgamberët dhe të dërguarit e mëparshëm (paqja qoftë mbi ta!) përçuan te popujt e tyre.
4-Feja e të gjithë pejgamberëve ishte e njëjtë, ndërsa legjislacionet e tyre ishin të ndryshme.
5-Thirrja islame është ajo e të gjithë pejgamberëve të mëparshëm; Nuhut, Ibrahimit, Musait, Sulejmanit, Davudit dhe Isait (paqja qoftë mbi ta!), e cila konsiston në besimin se Zoti është Allahu, Ai është Krijuesi, Furnizuesi, Jetëdhënësi, Jetëmarrësi, Sunduesi Absolut, Planifikuesi i çështjeve dhe i Dhembshuri e Mëshirëploti.
6-Allahu i Madhëruar është Krijuesi dhe vetëm Ai meriton të adhurohet dhe asgjë tjetër përveç Tij nuk bën të adhurohet.
7-Allahu është Krijuesi i gjthçkaje që gjendet në këtë gjithësi, që e shohim dhe që nuk e shohim. Çdo gjë tjetër veç Tij është pjesë e krijesave të Tij. Ai i krijoi qiejt dhe Tokën në gjashtë ditë.
8-Allahu i Madhëruar nuk ka ortak as në sundimin e Tij, as në krijimin e Tij, as në planifikimin e Tij, e as në adhurimin e Tij.
9-Allahu i Madhëruar as ka lindur kënd e as është i lindur prej kujt, dhe asgjë nuk është e barabartë apo e njëjtë me Të.
10-Allahu i Madhëruar as nuk hyn në diçka, e as personifikohet në trupin e dikujt prej krijesave të Tij.
11-Allahu i Madhëruar është i Dhembshur dhe i Mëshirshëm dhe kjo është arsyeja që i dërgoi pejgamberët dhe i shpalli librat.
12-Allahu është Zoti i Gjithëmëshirshëm dhe Ai i Vetmi do t'i marrë në llogari krijesat në ditën e gjykimit, kur t'i ringjalli ato nga varret e tyre dhe do ta shpërblejë secilin prej tyre për të mirat apo për të këqiat që ka bërë. Atij që bën vepra të mira, duke qenë besimtarë i takon lumturia e përhershme, ndërsa atij që mohon dhe bën vepra të këqia i takon dënimi i madh në jetën tjetër.
13-Allahu i Madhëruar e krijoi Ademin nga dheu dhe i shumoi pasardhësit e tij pas tij. Njerëzit janë të njëjtë në origjinën e tyre dhe asnjë racë nuk ka epërsi mbi një racë tjetër dhe asnjë popull nuk është më superiorë se një një popull tjetër, përveçse me anë të devotshmërisë.
14-Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e pastër.
15-Asnjë njeri nuk lind mëkatar apo trashëgues i mëkatit të dikujt tjetër.
16-Qëllimi në krijimin e njerëzimit është adhurimi i Allahut të vetëm.
17-Islami e ka nderuar njeriun, meshkujt dhe femrat, dhe i ka garantuar të drejta të plota, duke e bërë përgjegjës për të gjitha zgjedhjet, punët dhe veprimet e tij. Ai e bën atë përgjegjës të çdo veprimi që dëmton atë vetë, apo që dëmton të tjerët.
18-Në Islam mashkulli dhe femra janë të njëjtë sa i takon përgjegjshmërisë, ndëshkimit dhe shpërblimit.
19-Islami e ka nderuar femrën dhe e ka konsideruar atë të njëjtë me mashkullin, duke bërë përgjegjës mashkullin për të siguruar shpenzimet që i nevojiten asaj, nëse ka mundësi. Sakaq, shpenzimet e vajzës janë detyrë e babait, shpenzimet e nënës janë detyrë e djalit të saj, nëse ai është i rritur dhe i aftë, dhe shpenzimet e bashkëshortes janë detyrë e bashkëshortit të saj.
20-Vdekja nuk është fund i përhershëm, por është shpërngulje nga bota e veprimit në botën e shpërblimit. Vdekja prek edhe trupin edhe shpirtin. Vdekja e shpirtit është dalja e tij nga trupi. Shpirti do të rikthehet në trup pas ringjalljes, në Ditën e Gjykimit. Ai nuk kalon e as mishërohet në një trup tjetër pas vdekjes.
21-Islami fton te besimi i bazave kryesore të imanit që janë: besimi në Allah, në melekët e Tij, në librat hyjnorë; si Teurati, Inxhili, Zeburi (para se të shtrembëroheshin) dhe Kurani. Po ashtu, besimi në të gjithë pejgamberët dhe të dërguarit (paqja qoftë mbi ta!), si dhe besimi në Pejgamberin e fundit Muhamedin, i cili ishte vula e pejgamberëve dhe e të dërguarve. Gjithashtu besimi në Ditën e Gjykimit. Ne e dimë se nëse jeta e dunjasë do të ishte përfundimtare, atëherë jeta dhe ekzistenca do të ishin një absurditet i qartë. Si dhe besimi në vendimet dhe caktimet hyjnore.
22-Pejgamberët (paqja qoftë mbi ta!) janë të pagabueshëm në çështjet që përcjellin nga Allahu i Madhëruar. Ata janë të pagabueshëm edhe në çdo gjë që bie ndesh me logjikën, apo në çdo gjë që është e papranueshme nga morali i shëndoshë. Pejgamberët janë të ngarkuar për të përcjellë urdhëresat e Allahut te robërit e Tij. Ata nuk posedojnë asnjë veçori të hyjnitetit, por përkundrazi ata janë si të gjithë njerëzit e tjerë, vetëm se Allahu i Madhëruar u shpalli atyre mesazhin e Tij.
23-Islami predikon adhurimin e Allahut një të vetëm përmes adhurimeve themelore që janë: Namazi, i cili përbëhet nga qëndrimi në këmbë, rukuja, sexhdeja, përkujtimi i Allahut dhe lavdërimi i Tij. Namazi falet pesë herë në ditë. Në kryerjen e namazit nuk ka asnjë ndasi, andaj, i pasuri, i varfri, eprori dhe vartësi rreshtohen të gjithë bashkë në të njëjtin rresht. Zekati, i cili përbëhet nga një sasi e vogël e pasurisë që përcaktohet nga dispozitat e vendosura nga Allahu i Madhëruar dhe që nxirret nga pasuria e të pasurve dhe i jepet të varfërve dhe disa kategorive të tjera, një herë në vit. Agjërimi, i cili konsiston në heqjen dorë nga gjërat që e prishin atë gjatë ditës në muajin e Ramazanit. Agjërimi zhvillon vullnetin dhe durimin e njeriut. Haxhi, i cili konsiston në vizitën që i bëhet Shtëpisë së Allahut në Meken e Bekuar një herë në jetë, për atë që e ka mundësinë. Në haxh të gjithë i drejtohen Krijuesit në mënyrë të barabartë dhe ndasitë e përkatësitë janë inekzistente.
24-Veçoria më e madhe e adhurimeve në fenë islame është se forma, oraret dhe kushtet e adhurimeve janë caktuar nga Allahu i Madhëruar dhe janë kumtuar nga Pejgamberi i Allahut (paqja qoftë mbi të!) dhe askush nga njerëzit nuk ka ndërhyrë në to, për të shtuar apo për të hequr diçka deri më sot. Dhe të gjithë pejgamberët (paqja qoftë mbi ta!) kanë predikuar për kryerjen e këtyre adhurimeve kryesore.
25-Pejgamberi i Islamit është Muhamedi, i biri i Abdullahut. Ai rridhte nga pasardhësit e Ismailit, birit të Ibrahimit (paqja qoftë mbi ta!). Ai lindi në Mekë në vitin 571 sipas kalendarit gregorian. Atij i erdhi shpallja në Mekë dhe më pas u shpërngul në Medine. Ai nuk iu bashkua asnjëherë popullit të tij në ritualet pagane. Ndonëse i bashkohej atyre në çështje të tjera të mëdha. Ai kishte një moral të lartë, edhe para se të shpallej pejgamber. Populli i tij e quanin "Besniku". Ai u shpall pejgamber në moshën dyzet vjeçare. Allahu e mbështeti atë me mrekulli të ndryshme. Mrekullia më e madhe që iu dha ishte Kurani Famëlartë. Kurani është mrekullia më e madhe e të gjithë pejgamberëve. Është e vetmja mrekulli që i ka mbijetuar kohërave deri më sot. Kur Allahu e plotësoi për të fenë, të cilën ai e kumtoi me përkushtim të plotë, ai ndërroi jetë në moshën gjashtëdhjetë vjeçare dhe u varros në Medine. Ai është vula e pejgamberëve dhe e të dërguarve. Allahu e dërgoi atë me udhëzim të qartë dhe me fenë e vërtetë, që t'i nxirrte njerëzit nga terri i paganizmit dhe i mosbesimit e i injorancës, për te drita e monoteizmit dhe e besimit. Allahu dëshmoi se e dërgoi si predikues të autorizuar nga ana e Tij.
26-Legjislacioni i Islamit, të cilin e solli Pejgamberi Muhamed (paqja qoftë mbi të!), është vula e shpalljeve dhe e legjislacioneve hyjnore. Ai është një legjislacion i përsosur. Në të gjendet mbarëvajtja e fesë dhe e jetës së njerëzve. Ai i jep prioritet mbrojtjes së fesë, jetës, pronës, arsyes dhe pasardhësve. Ky legjislacion është shfuqizues i të gjitha legjislacioneve të mëparshme, njësoj siç shfuqizonin legjislacionet e mëhershme njëri-tjetrin.
27-Allahu i Madhëruar nuk pranon fe tjetër veç Islamit, të cilin e solli Pejgamberi Muhamed (paqja qoftë mbi të!). Kushdo që përqafon fe tjetër veç Islamit, atij nuk do t'i pranohet.
28-Kurani Famëlartë është libri që Allahu ia shpalli Pejgamberit Muhamed (paqja qoftë mbi të!). Ai është fjala e Zotit të botëve. Allahu i Madhëruar i ka sfiduar njerëzit dhe xhinët që të sjellin një libër të njëjtë si ai ose një sure të njëjtë si suret e tij. Kjo sfidë është e pranishme edhe sot. Kurani Famëlartë i jep përgjigje pyetjeve të shumta të rëndësishme, gjë e cila i ka mahnitur miliona njerëz. Ai është i ruajtur deri më sot në gjuhën arabe, në të cilën u shpall dhe asnjë germë nuk i mungon. Ai është i botuar dhe i shpërndarë midis njerëzve. Ai është libër madhështor dhe i mrekullueshëm, meriton të lexohet ose të lexohet përkthimi i tij. Sikurse edhe tradita e Pejgamberit Muhamed (paqja qoftë mbi të!), mësimet dhe biografia e tij janë të ruajtura dhe të transmetuara nga njerëz të besueshëm. Tradita dhe biografia e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) janë të botuara në gjuhën arabe, me të cilën fliste Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe janë përkthyer në gjuhë të ndryshme. Kurani Famëlartë dhe tradita profetike janë burimi i vetëm i dispozitave të fesë islame dhe i legjislacionit islam. Islami nuk merret nga veprimet e individëve që e ndjekin atë, por merret nga shpallja hyjnore, që është Kurani Famëlartë dhe Tradita Profetike.
29-Islami urdhëron që njeriu të sillet mirë me prindërit e tij, edhe nëse nuk janë muslimanë. Ai urdhëron gjithashtu që të lihet testamenti për fëmijët.
30-Islami urdhëron që njeriu të jetë i drejtë në fjalë dhe në vepër, madje dhe me armiqtë.
31-Islami urdhëron që njeriu të sillet mirë me të gjitha krijesat. Ai predikon virtytet e larta dhe veprat e mira.
32-Islami na urdhëron për moral të mirë si: të themi të vërtetën, ta ruajmë amanetin, të jemi të ndershëm, të jemi të turpshëm, të jemi të guximshëm, të jemi bujarë dhe fisnikë, të ndihmojmë nevojtarin dhe të pikëlluarin, të ushqejmë të uriturin, të sillemi mirë me fqinjin, të ruajmë lidhjen faresfisnore dhe të sillemi butë me kafshët.
33-Islami i ka lejuar gjërat e mira nga ushqimet dhe pijet. Ai urdhëron që të pastrohet zemra, trupi dhe banesa. Ai e ka lejuar martesën, sepse ajo bën pjesë te gjërat e mira. Pejgamberët, të cilët urdhërojnë vetëm për gjëra të mira, i urdhëruan njerëzit të martohen.
34-Islami i ka cilësuar të paligjshme ndalesat kryesore si: politeizmi, mosbesimi, idhujtaria, të folurit pa dije rreth Allahut, mbytja e fëmijëve, marrja e jetës së respektuar me ligj, trazirat në tokë, magjia, veprat e pamoralshme (të dukshme e të padukshme), shkelja e kurorës, homoseksualiteti, kamata, ngrënia e mishit të ngordhur, ngrënia e mishit të therur në emër të idhujve, mishi i derrit, të gjitha papastërtitë dhe ndyrësirat, ngrënia e pasurisë së jetimit, mashtrimi në matje dhe në peshore dhe këputja e lidhjeve farefisnore. Të gjithë pejgamberët kanë qenë të pajtuar mbi ndalimin e këtyre gjërave.
35-Islami e ndalon moralin e keq si: gënjeshtra, hilet në tregti, pabesia, tradhtia, mashtrimi, intriga, vjedhja, dhunimi, padrejtësia dhe të gjitha cilësitë e liga.
36-Islami i ndalon me ligj kontratat monetare, që pëmbajnë përqindje kamate, dëm, mashtrim, padrejtësi dhe hile. Si dhe ato kontrata që i shkaktojnë katastrofa dhe dëmtim të përgjithshëm shoqërive, popujve dhe individëve.
37-Islami solli ligje që garantojnë mbrojtjen e arsyes dhe i ndaloi të gjitha gjërat që e dëmtojnë atë, siç është për shembull konsumimi i alkoolit. Islami i ka dhënë një pozitë të lartë arsyes, duke e bërë atë kusht të përgjegjësisë, dhe duke e çliruar atë nga vargonjtë e besëtytnive dhe të idhujtarisë. Në Islam nuk ka sekrete apo ligje që janë specifike për një kategori të njerëzve, duke i përjashtuar të tjerët. Të gjitha ligjet dhe dispozitat e tij pajtohen me arsyen e shëndoshë dhe janë në përputhje me drejtësinë dhe urtësinë.
38-Te fetë e pavërteta, nëse pasuesit e tyre nuk e përceptojnë dot kontradiktën që gjendet në to apo në çështjet që nuk i pranon arsyeja, atëherë prijësit fetarë i japin njerëzve të kuptojnë se feja është përmbi arsyen dhe se arsyeja nuk ka vend në përceptimin e fesë. Ndërsa Islami e ka konsideruar fenë si drita që i ndriçon rrugën arsyes. Prijësit e feve të pavërteta duan që njeriu të heqë dorë nga arsyeja e tij dhe të bëhet pasues i tyre, ndërkohë që Islami do që njeriu të zgjojë arsyen e tij, që t'i njohë gjërat ashtu siç janë në të vërtetë.
39-Islami e glorifikon shkencën e saktë dhe nxit që të kryhen studime shkencore të zhveshura nga egoja. Ai fton të bëhen hulumtime dhe reflektime në organizmin e njeriut dhe në gjithësi. Konkluzionet e sakta shkencore nuk bien ndesh me Islamin.
40-Në Ditën e Gjykimit, Allahu do të pranojë dhe do të shpëblejë vetëm punën e atyre që kanë besuar Allahun, i janë bindur Atij dhe i kanë besuar pejgamberët e Tij. Allahu pranon vetëm adhurimet që i ka ligjëruar Ai. Si mund të shpresojë shpërblim nga Allahu një njeri që e ka mohuar Atë!? Allahu e pranon besimin e njeriut vetëm nëse ai i beson të gjithë pejgamberët e Tij dhe beson në pejgamberinë e Muhamedit (paqja qoftë mbi të!).
41-Qëllimi i të gjitha shpalljeve hyjnore është që njeriu të lartësohet përmes fesë së vërtetë dhe të bëhet rob i sinqertë i Zotit të botëve, duke u çliruar nga robëria e njeriut, e materies dhe e besëtytnive. Siç mund të vihet re, Islami nuk i shenjtëron individët, as i lartëson ata mbi pozitën që u takon e as i bën ata zota ose hyjni.
42-Allahu e ka bërë pendimin të ligjshëm në fenë islame. Pendimi nënkupton që njeriu të afrohet me Zotin e Tij dhe të heqë dorë nga mëkati. Islami i asgjëson mëkatet që janë bërë para pranimit të tij. Pendimi, gjithashtu i fshin mëkatet e mëhershme. Kështu që nuk është e nevojshme që njeriu t'i rrëfehet ndonjë njeriu tjetër për mëkatet e tij.
43-Në fenë islame lidhja midis njeriut dhe Zotit është e drejtpërdrejtë. Nuk është e nevojshme që njeriu të ketë ndërmjetës midis tij dhe Zotit. Islami e ndalon që t'i bëjmë njerëzit zota ose pjesëmarrës me Allahun në të qenët Zot dhe i adhuruar.
44-Në përfundim të kësaj broshure na duhet të kujtojmë se njerëzit në kohëra të ndryshme dhe popuj e vende të ndryshme, pra shoqëria njerëzore në përgjithësi, ka mospajtime në mendimet dhe objektivat e saj. Po ashtu edhe klima e zanatet e njerëzve ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin. Andaj shoqëria njerëzore e ka të domosdoshme të ketë një udhërrëfyes që ta orientojë dhe për një sistem që ta bashkojë dhe për një udhëheqës që ta mbrojë. Dikur pejgamberët e Allahut e bënin këtë me anë të shpalljes që u vinte nga Allahu i Madhëruar. Ata i udhëzonin njerëzit në rrugën e mirësisë dhe meçurisë, i bashkonin në zbatimin e legjislacionit hyjnor dhe gjykonin midis tyre me drejtësi. Kësisoj çështjet e tyre kishin mbarëvajtje në varësi të bindjes së tyre ndaj pejgamberëve dhe në varësi të distancës së afërt kohore ndaj shpalljeve hyjnore. Allahu i përmbylli shpalljet hyjnore me shpalljen e Pejgamberit Muhamed (paqja qofët mbi të!), e bëri atë që t'i mbijetojë kohës dhe të jetë udhëzim, mëshirë, dritë dhe orientim për njerëzit drejt rrugës që i çon ata te Zoti i tyre.
45-Andaj të ftoj ty o njeri që t'i përgjigjesh Allahut me sinqeritet të plotë dhe të pastër nga imitimi i traditës dhe i zakonit dhe që ta dish se pas vdekjes do të kthehesh te Zoti yt dhe që të meditosh mbi veten tënde dhe mbi gjithësinë që të rrethon. Pranoje Islamin dhe do të jesh i lumtur në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Nëse dëshiron të futesh në fenë islame, mjafton të dëshmosh se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, të distancohesh nga çdo gjë që adhurohet veç Tij, të besosh se Allahu do t'i ringjallë të vdekurit nga varret e tyre dhe se llogaria dhe shpërblimi janë të vërteta. Nëse ti e deklaron këtë, atëherë ti je bërë musliman dhe pas kësaj ti duhet ta adhurosh Allahun me adhurimet që Ai i ka ligjësuar si: namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi nëse të jepet mundësia për ta bërë.
Ky botim është i datës: 19.11.1441 hixhri
Prof. dr. Muhamed ibn Abdullah es Suhajmi
Ish-profesor i Akides në "Sektorin e Studimeve Islame"
Fakulteti i Edukimit - Universiteti "Mbreti Suud"
Riad, Mbretëria e Arabisë Saudite
Related books
All books
Përmbledhje e shkurtër mbi Islamin sipas mësimeve të Kuranit Famëlartë dhe të traditës profetike71 gjuhëPërmbledhje e shkurtër mbi Islamin sipas mësimeve të Kuranit Famëlartë dhe të traditës profetike
ISLAMI Ky është një libër i rëndësishëm, që paraqet një prezantim të shkurtër mbi Islamin. Ai trajton bazat, parimet dhe bukuritë më kryesore të Islamit, duke u bazuar në burimet e tij autentike, që janë Kurani fisnik dhe Suneti profetik. Libri në fjalë është udhërrëfyes për të gjithë të rriturit që janë të ngarkuar me detyrat fetare, qofshin muslimanë apo jomuslimanë. Ai ofrohet në gjuhën e tyre dhe është i përshtatshëm për çdo kohë e vend, pavarësisht rrethanave dhe situatave. (Ky botim përmban argumentet prej Kuranit fisnik dhe Sunetit profetik) 1. Islami është mesazhi i Allahut drejtuar…
Një Mesazh i shkurtër për Ateistin61 gjuhëNjë Mesazh i shkurtër për Ateistin
Një mesazh i shkurtër për ateistin, i cili i flet arsyes, duke theksuar se saktësia dhe rregulli i universit përjashton rastësinë dhe dëshmojnë për një Krijues të Urtë. A është e arsyeshme të besohet se e gjithë kjo ka ardhur nga hiçi? Andaj hape zemrën, për të menduar e medituar dhe kërko të vërtetën, ndoshta në të do të gjesh një dritë që të udhëzon.
الإسلام أصوله ومبادئه7 gjuhëالإسلامأصولهالإسلام أصوله ومبادئه
يعرض الكتاب بأسلوب موجز وشامل أساسيات الدين الإسلامي، بما في ذلك العقيدة، والعبادة، والأخلاق. ويوضح كيفية خلق الكون والإنسان، وفضل التوحيد وضرورة اتباع الشريعة الإسلامية، والدعوة إلى الله على بصيرة، معتمدًا على الكتاب والسنة. يتناول أيضًا مكانة الإنسان في الإسلام وكرامته، وحقوق المرأة ومساواتها في الثواب والعقاب. الكتاب يهدف إلى تقديم فهم شامل ومبسط للإسلام لكل من يسعى للهدى والحق.
PËRMBLEDHJE E AKIDES ISLAME75 gjuhëPËRMBLEDHJE E AKIDES ISLAME
Libri shpjegon bazat e besimit, të cilat përfshijnë besimin në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe në paracaktimin hyjnor (kaderin). Gjithashtu, libri paraqet parimet themelore që muslimani duhet t'i besojë dhe të veprojë sipas tyre, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjes me Allahun nëpërmjet kuptimit të thellë të besimit islam.