صفة الوضوء والصلاة (مرئي)

صفة الوضوء والصلاة (مرئي)

PROJ-187

Language: lang_sq
Prepared by:
Version: 1.0
Translations 42
Akan Amharic Assamese Bengali +38
Attachments 7
PDF
Audio
Video
+3

Si të marr abdes?

Nr.

Zëri

1

Zëri i ezanit

2

"O besimtarë! Kur (doni) të ngriheni për namaz, lani fytyrat dhe duart tuaja deri në bërryla dhe fërkoni kokën (me duar të lagura), si dhe lani këmbët deri në nyja."

[Surja el Maide, 6]

3

S'ka namaz pa abdes, s'ka abdes pa nijet dhe s'ka nijet pa sinqeritet. Nijeti bëhet me zemër e jo me gjuhë.

4

Bismilah (me emrin e Allahut)

Është e ligjësuar të thuhet bismilah në fillim të abdesit. Pra, e fillojmë abdesin me bismilah, pastaj përdorim misvakun (brushë natyrale) për të pastruar gojën, po patëm mundësi.

5

I lajmë duart tri herë, duke filluar nga majat e gishtërinjve deri te kyçi i dorës.

6

I lajmë duart deri te nyjat e duarve tri herë rresht.

7

Fillojmë nga dora e djathtë, duke e pastruar atë tri herë, pastaj e pastrojmë dorën e majtë tri herë.

8

Po ashtu, lejohet të pastrohet fillimisht dora e djathtë, pastaj e majta, mandej e djathta e më pas e majta e kështu me radhë.

9

Duhet të sigurohemi që uji ka depërtuar edhe ndërmjet gishtërinjve.

10

Pastaj pastrojmë gojën dhe hundën.

11

Larja e gojës bëhet kështu: futet uji në gojë, shpëlahet goja dhe pastaj nxirret uji nga goja.

12

Ndërkaq, larja e hundës bëhet kështu: futet uji në hundë duke e tërhequr me frymëmarrje dhe pastaj nxirret nga hunda me dorën e majtë, duke fryrë.

13

Është sunet që ta lajmë gojën e hundën sa më mirë, përveç kur jemi duke agjëruar ose kemi frikë se një gjë e tillë mund të shkaktojë ndonjë dëm.

14

Për larjen e gojës dhe hundës ka dy mënyra:

15

Bashkimi, që bëhet duke marrë një grusht ujë dhe duke futur gjysmën e tij në gojë e mandej duke futur pjesën tjetër të ujit në hundë.

Më pas e shpëlajmë gojën duke lëvizur ujin në të dhe pas kësaj e nxjerrim ujin jashtë. Mandej me dorë të majtë e nxjerrim ujin nga hunda duke u fryrë hundëve.

Këtë e bëjmë tri herë, me tre grushta me ujë.

16

Ndarja, që bëhet duke larë gojën me një grusht ujë dhe hundën me një grusht tjetër. Pra, marrim një grusht me ujë dhe e fusim në gojë, e lëvizim ujin dhe pastaj e nxjerrim atë nga goja. Pastaj marrim një grusht tjetër me ujë, e fusim në hundë, pastaj e nxjerrim me dorën e majtë.

17

Pas larjes së gojës dhe të hundës, lahet fytyra.

18

Përkufizimi i fytyrës vertikalisht është mes vendit ku dalin flokët e kokës zakonisht deri në fund të pjesës së poshtme të nofullës. Ndërkaq, horizontalisht është prej veshit deri te veshi tjetër.

19

Është detyrë të lahen të gjitha qimet që gjenden në fytyrë, siç janë qimet e holla të mjekrës, mustaqet, vetullat, qerpikët dhe qimet që gjenden nën buzë.

20

Fytyra mund të lahet në dy mënyra:

21

Mënyra e parë: marrim ujin me të dy duart, pastaj e lajmë fytyrën prej vendit ku dalin flokët e kokës zakonisht deri në fund të pjesës së poshtme të nofullës dhe prej veshit deri te veshi tjetër. Nëse mjekra është e shpeshtë, atëherë është sunet t'i fusim gishtërinjtë e lagur në mjekër.

Këtë e bëjmë tri herë, gjë e cila është më së miri. Mirëpo, mund ta bëjmë vetëm dy herë ose një herë, ndonëse detyrë është të paktën një herë.

22

Mënyra e dytë: marrim ujin me dorën e djathtë, pastaj ia qesim fytyrës dhe e lajmë fytyrën me të dy duart, sikurse te mënyra e parë. Këtë e bëjmë tri herë.

23

Renditja gjatë larjes së gjymtyrëve është detyrë, e edhe larja e gjymtyrëve njëra pas tjetrës (njëpasnjëshmëria). Pra, nuk bën të ndryshojmë renditjen gjatë pastrimit të gjymtyrëve e as të vonohemi shumë, por t'i pastrojmë gjymtyrët, njërën pas tjetrës, pa vonesa.

24

Pas larjes së fytyrës i lajmë duart deri në bërryla.

25

Pjesa e duarve që duhet të lahet është nga majat e gishtërinjve deri te bërryli. Pra, duhen larë edhe bërrylat.

26

Fiilimisht e lajmë dorën e djathtë, duke filluar nga majat e gishtërinjve të dorës, pastaj lajmë edhe pjesën ndërmjet gishtërinjve duke larë gishtërinjtë e njërës dorë me gishtërinjtë e dorës tjetër. Pastaj e lajmë dorën me ujë deri në bërryl.

27

Pastaj e lajmë dorën e majtë sikurse të djathtën, nga majat e gishtërinjve deri në bërryl.

28

Pas kësaj, fërkojmë kokën, duke lagur duart me ujë të ri, pastaj me duar të lagura fërkojmë kokën duke filluar nga pjesa e përparme e kokës deri te qafa dhe pastaj i kthejmë duart aty prej nga fillojmë. Kjo vlen si për atë që ka flokë, si për qerosin.

29

Pastaj i fërkojmë veshët pa marrë ujë tjetër. Këtë e bëjmë vetëm një herë.

30

Mënyra e fërkimit të veshëve: i fusim gishtat tregues në veshë. Me gishtin e madh fërkojmë pjesën e jashtme të veshëve dhe në këtë mënyrë fshihet pjesa e jashtme dhe e brendshme e veshit.

31

Pastaj lajmë këmbët, duke filluar prej majave të gishtërinjve të këmbës deri në thembra. Larja e thembrave është obligim.

32

Fillojmë duke larë këmbën e djathtë, e fërkojmë pjesën ndërmjet gishtërinjve dhe i kushtojmë kujdes larjes së thembrave.

33

Pastaj e lajmë këmbën e majtë sikurse të djathtën, duke mos harruar fërkimin e pjesës ndërmjet gishtërinjve dhe duke u siguruar se është larë thembra tërësisht dhe se uji ka arritur deri te nyjat e këmbëve.

34

"Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij."

35

Është sunet që, kur të kryhet abdesi, të bëhet dhikër e lutje dhe është sunet të thuhet:

36

"O Allah! Më bëj prej atyre që pendohen dhe prej atyre që pastrohen!"

37

Ose:

"I patëmeta je Ti, o Allah! Vetëm Ty të takon lavdërimi! Dëshmoj se askush dhe asgjë nuk meriton të adhurohet përveç Teje. Unë kërkoj falje nga Ti dhe te Ti pendohem."

Nr.

Shkrimi në ekran

1

Si të marr abdes?

2

"O besimtarë! Kur (doni) të ngriheni për namaz, lani fytyrat dhe duart tuaja deri në bërryla dhe fërkoni kokën (me duar të lagura), si dhe lani këmbët deri në nyja."

[Surja el Maide, 6]

3

Larja e shuplakave të duarve

4

Larja e gojës dhe e hundës

5

Bashkimi

6

Ndarja

7

Larja e fytyrës

8

E para

9

E dyta

10

Nijeti dhe të thënët "bismilah"

11

Larja e shuplakave të duarve

12

Larja e gojës

13

Larja e hundës

14

Larja e fytyrës

15

Larja e duarve deri në bërryla

16

Meshu - fërkimi i kokës dhe veshëve me duar të lagura

17

Larja e këmbëve, duke përfshirë nyjat e këmbëve

18

Larja e duarve

19

Fërkimi i kokës me duar të lagura

20

Fillimi i kokës: vendi ku fillon lakimi i ballit dhe ku fillojnë flokët zakonisht.

21

Fundi i kokës: mbarimi i flokëve te qafa.

22

Fërkimi i veshëve.

23

Larja e këmbëve

24

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

"Mjerë thembrat (që do të preken) nga Zjarri! Përsoseni abdesin."

Shënon Ebu Davudi.

25

"Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij."

Shënon Muslimi.

26

"O Allah! Më bëj prej atyre që pendohen dhe prej atyre që pastrohen!"

Shënon Tirmidhiu.

27

"I patëmeta je Ti, o Allah! Vetëm Ty të takon lavdërimi! Dëshmoj se askush dhe asgjë nuk meriton të adhurohet përveç Teje. Unë kërkoj falje nga Ti dhe te Ti pendohem."

Shënon Nesaiu në "Amel el-jeum uel-lejleh".

Si të falem?

Namazi nga tekbiri fillestar deri te selami

Nr.

Zëri

1

Zëri i ikametit...

2

Vazhdon zëri i ikametit...

Nijeti është gjëja e parë që duhet bërë para namazit. Nijeti bëhet me zemër.

3

Drejtohemi nga kibla. Nëse falesh si imam ose vetëm, atëherë vendos para vetes ndonjë sutër.

4

All-llãhu ekber (Allahu është më i Madhi)...

Ky është tekbiri fillestar përmes të cilit hyjmë në namaz. Tekbirin duhet ta shqiptojmë domosdoshmërisht me gjuhë.

5

Gjatë tekbirit i ngritim duart paralel me supet dhe i drejtojmë shuplakat në drejtim të kiblës...

Ose

i ngritim paralel me veshët, në të njëjtën mënyrë.

6

Pas tekbirit i vendosim duart në gjoks, ose ndërmjet gjoksit dhe kërthizës, ose nën kërthizë. Të gjitha këto mënyra janë të drejta.

E vendosim dorën e djathtë mbi shuplakën e dorës së majtë...

Ose me shuplakën e dorës së djathtë e kapim shpinën e shuplakës së dorës së majtë...

Ose e kapim me të djathtën bërrylin e dorës së majtë.

7

All-llãhumme bã’id bejnĩ we bejne ḣaṭãjãje kemã bã’adte bejnel meshriḳi wel maġrib! All-llãhumme neḳḳinĩ min ḣaṭãjãje kemã juneḳḳath-thewbul ebjeḍu mined-denes! All-llãhummeġsilnĩ min ḣaṭãjãje bith-thelxhi wel mãi wel berad. (O Allah, largomë prej gjynaheve, ashtu siç e ke larguar lindjen prej perëndimit! O Allah, pastromë prej gjynaheve, ashtu siç pastrohen rrobat e bardha prej ndyrësisë! O Allah, pastromë prej gjynaheve me borë, ujë dhe breshër!)

Pas tekbirit fillestar dhe para se ta lexojmë Fatihanë, e themi duanë e hyrjes. Janë transmetuar edhe disa dua të tjera hyrëse. Sunet është që ta lexojmë herë këtë e herë ndonjë tjetër.

8

E’ũdhu bil-lãhi minesh-shejṭãnirr-rraxhĩm. (Kërkoj nga Allahu të më ruajë kundër shejtanit të mallkuar!)

Pas duasë hyrëse e themi istiadhen (E’ũdhu bil-lãhi minesh-shejṭãnirr-rraxhĩm), pastaj e lexojmë suren el Fatiha...

9

duke qenë të përulur e të përqendruar, e lexojmë duke i ndarë ajetet nga njëri-tjetri.

10

Ãmĩn!

Të thënët "Ãmin" është sunet, qoftë për imamin, qoftë për atë që falet vetëm ose pas ndonjë imami. Amini nuk është ajet i sures el Fatiha, por është lutje, që do të thotë: O Allah, përgjigju!

11

Pas leximit të Fatihasë lexojmë ndonjë pjesë nga Kurani, qoftë sure të plotë, qoftë vetëm disa ajete. Pasi ta mbarojmë leximin, bëjmë një pushim të shkurtër para se të biem në ruku.

12

All-llãhu ekber (Allahu është më i Madhi)...

Gjatë rënies në ruku, bëjmë tekbirin e zhvendosjes nga të qenët në këmbë për në ruku.

Kjo është pozita e dytë gjatë së cilës Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i ngrinte duart, kështu që është sunet t'i ngritim duart paralel me supet ose me veshët.

13

I vendosim shuplakat mbi gjunjë, duke i larguar gishtërinjtë nga njëri-tjetri, që të duken sikur i kemi kapur gjunjët.

Qetësohemi gjatë qëndrimit në ruku, i zgjerojmë krahët dhe nuk anojmë nga njëra anë.

14

Kurrizi duhet të mbahet drejt e jo i kërrusur, ndërsa koka duhet të jetë drejt me kurrizin, pa e ngritur lart dhe pa e ulur poshtë.

15

Subḥãne rabbijel ‘aḍhĩm. (I Dëlirë nga të metat është Zoti im, i Madhërishmi!)

Kështu themi tri herë. Më së miri është të themi së paku tri herë, edhe pse lejohet të themi vetëm një herë. Mund ta themi edhe më shumë herë, po ashtu mund ta lavdërojmë Allahun edhe me ndonjë lavdërim tjetër të transmetuar.

16

Dhikri që thuhet në ruku është i llollojshëm.

17

Semi’all-llãhu limen ḥamideh! (Allahu e pranon lavdinë e atij që i bën lavdi!)

Këtë e themi kur ngrihemi nga rukuja, nëse jemi duke u falur vetëm ose si imam.

18

I ngritim duart paralel me supet ose me veshët. Kjo është pozita e tretë në të cilën ngrihen duart.

19

Pastaj drejtohemi në këmbë duke thënë:

Rabbenã we lekel-ḥamd.(Zoti ynë, Ty të takon lavdia!)

20

Pas ngritjes nga rukuja mund t'i lëshojmë duart ose t'i vendosim mbi njëra-tjetrën.

21

Sunet është të zgjatet qëndrimi në këmbë pas rukusë dhe të arrihet qetësimi.

22

All-llãhu ekber (Allahu është më i Madhi)...

Pastaj lëshohemi në tokë, duke thënë tekbirin e zhvendosjes (All-llãhu ekber) nga qëndrimi në këmbë për në sexhde.

Lëshohemi ashtu si na vjen më lehtë, së pari me duar, pastaj me gjunjë, ose së pari me gjunjë pastaj me duar.

23

Duhet të bëjmë sexhde me shtatë pjesë të trupit, ashtu si na ka mësuar i Dërguari i Allahut (sal-lallahu lejhi ue sel-lem):

balli me hundën, dy shuplakat e duarve, dy shputat e këmbëve dhe dy gjunjët.

24

Majat e gishtërinjve të këmbëve i kthejmë në drejtim të kiblës, kurse shputat qëndrojnë drejt.

Lëmë hapësirë ndërmjet kofshëve dhe e largojmë barkun nga ato.

Krahët i ngritim lart nga toka dhe i zgjerojmë nëse nuk jemi duke u falur me xhemat dhe nëse nuk kemi frikë se pengojmë ndokënd.

Duart i vendosim paralel me supet ose me veshët...

25

Subḥãne Rabbijel a’ëlã. (I Dëlirë nga të metat është Zoti im, më i Larti!)

Kështu themi tri herë. Më së miri është të themi së paku tri herë, edhe pse lejohet ta themi edhe vetëm një herë. Mund ta themi edhe më shumë herë, po ashtu mund ta lavdërojmë Allahun me ndonjë lavdërim tjetër të transmetuar, si dhe të lutemi si të dëshirojmë për të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër.

26

I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Robi, më së afërmi Allahut është kur gjendet në sexhde, kështu që shpeshtojini lutjet (në të)!"

Nr.

All-llãhu ekber (Allahu është më i Madhi)...

E ngritim kokën nga sexhdja duke thënë: All-llãhu ekber.

Shputën e majtë e shtrijmë dhe ulemi të qetë në të, kurse të djathtën e mbajmë të drejtuar, duke kthyer gishtërinjtë e saj në drejtim të kiblës.

Ose

i shtrijmë të dy shputat dhe ulemi në to.

Shtrijmë krahët, duke vendosur të djathtin mbi gjurin e djathtë dhe të majtin mbi gjurin e majtë, afër gjunjëve ose mbi gjunjë.

28

Rabbiġfir lĩ. (O Zoti im, më fal!)

Këtë e themi ndërmjet dy sexhdeve, ku ulemi të qetë.

29

All-llãhu ekber (Allahu është më i Madhi)...

Lëshohemi në sexhden e dytë duke thënë "All-llãhu ekber" dhe bëjmë sikurse në sexhden e parë.

30

All-llãhu ekber (Allahu është më i Madhi)...

Tani e falim rekatin e dytë, sikurse rekatin e parë:

vendosja e duarve mbi njëra-tjetrën, leximi i Fatihasë dhe i ndonjë ajeti nga Kurani...

Pastaj biem në ruku

All-llãhu ekber (Allahu është më i Madhi)...

dhe ngrihemi

Semi’all-llãhu limen ḥamideh! (Allahu e pranon lavdinë e atij që i bën lavdi!)

Pastaj biem në sexhde.

All-llãhu ekber (Allahu është më i Madhi)...

I bëjmë dy sexhde, mandej ulemi për ta thënë teshehudin...

All-llãhu ekber (Allahu është më i Madhi)...

All-llãhu ekber (Allahu është më i Madhi)...

All-llãhu ekber (Allahu është më i Madhi)...

31

Pastaj ta mbarojmë rekatin e dytë, ulemi për ta thënë teshehudin në formën e uljes që quhet iftirash.

32

Kjo formë e uljes bëhet gjatë teshehudit në namazet që kanë nga dy rekate, siç është namazi i sabahut, namazi i xhumasë dhe namazi i Bajramit. Gjithashtu, kjo bëhet edhe në teshehudin e parë të namazeve që kanë nga tri ose katër rekate, si dhe gjatë uljes ndërmjet dy sexhdeve.

33

Ai që nuk ka mundësi të ulet në këtë formë, për shkak se është shumë i shëndoshë ose ka dhimbje në këmbë, mund të ulet ashtu si i vjen më lehtë.

34

Gjatë teshehudit vendosim dorën e djathtë mbi kofshën e djathtë dhe bashkojmë gishtat e dorës, përveç gishtit tregues, të cilin e mbajmë drejt...

35

Ose, bashkojmë gishtin e madh me të mesmin dhe e drejtojmë gishtin tregues...

36

Ndërkaq, dorën e majtë e shtrijmë mbi kofshën e këmbës së majtë ose e kapim gjurin me të.

Pëlqehet që gjatë teshehudit të shikojmë drejt gishtit tregues të dorës së djathtë.

37

Et-teḥijjãtu lil-lãhi weṣ-ṣalewãtu, weṭ-ṭajjibãtu, es-selãmu ‘alejke ejjuhen-nebijju we raḥmetull-llãhi we berakãtuhu, es-selãmu ‘alejnã we ‘alã ‘ibãdil-lãhiṣ-ṣãliḥĩn, eshhedu en lã ilãhe il-lAll-llãh, we eshhedu enne Muḥammeden ‘abduhu we rasũluhu. (Nderimet, madhështimet, lutjet dhe fjalët e dëlira i takojnë Allahut! Paqja qoftë me ty, o i Dërguar, si dhe mëshira e begatimet e vazhdueshme të Tij! Paqja qoftë me ne dhe me robërit e drejtë të Allahut! Dëshmoj se nuk ka të drejtë të adhurohet kush përveç Allahut, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij!)

Nëse namazi ka tri ose katër rekate, e lexojmë vetëm teshehudin e parë (pa salavate).

Mirëpo, nëse namazi është dyrekatësh, sikurse namazi i sabahut, namazi i xhumasë dhe ai i Bajramit, e plotësojmë teshehudin duke i kënduar edhe salavatet ibrahimije.

All-llãhumme ṣal-li ‘alã Muḥam-medin we ‘alã ãli Muḥammedin kemã ṣal-lejte ‘alã Ibrãhĩme we ‘alã ãli Ibrãhĩme, inneke Ḥamĩdun Mexhĩd. All-llãhumme bãrik ‘alã Muḥammedin we ‘alã ãli Muḥammedin, kemã bãrakte ‘alã Ibrãhĩme we ‘alã ãli Ibrãhĩme, inneke Ḥamĩdun Mexhĩd. (O Allah, lavdëroje (te melekët e lartë) Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç lavdërove Ibrahimin dhe familjen e tij, vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar! O Allah, begatoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç begatove Ibrahimin dhe familjen e tij, vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.)

38

Es-selãmu ‘alejkum ue raḥmetullãh

Es-selãmu ‘alejkum ue raḥmetullãh

Pas leximit të plotë të teshehudit dhe duave të transmetuara në sunetin profetik, japim selam. Kështu veprojmë në namazet dyrekatëshe.

39

Dëgjojmë thënien: All-llãhu ekber

Ndërkaq, në namazin trerekatësh, siç është namazi i akshamit, ose në namazet me katër rekate, siç janë dreka, ikindia dhe jacia,

40

pas teshehudit të parë, ngrihemi për të falur edhe një rekat, nëse jemi duke falur akshamin, ose për të falur edhe dy rekate, nëse jemi duke falur drekën, ikindinë ose jacinë. Në ato rekate e lexojmë Fatihanë dhe i bëjmë të gjitha veprimet e mëparshme që duhen bërë në ruku, sexhde, kijam e ulje...

41

All-llãhu ekber

42

I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), në teshehudin e fundit në namazet që kanë nga dy teshehude, ulej në formën që quhet ulja teverruk.

43

Ulja teverruk në teshehudin e fundit bëhet vetëm në namazet me tri dhe katër rekate dhe ka disa forma:

44

shtrihet këmba e majtë, kurse e djathta mbahet drejt. Të dy këmbët vendosen në anën e djathtë dhe ulemi me të ndenjurat në tokë.

Ose

Shtrihen të dy këmbët dhe vendosen në anën e djathtë.

Ose

Shtrihet këmba e djathtë, kurse e majta vendoset ndërmjet kofshës dhe kërcirit të këmbës së djathtë.

45

Në uljen e teshehudit të fundit, e lexojmë teshehudin, pastaj këndojmë salavatet për të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem).

46

Para selamit dhe pasi ta lexojmë teshehudin e plotë, kërkojmë mbrojtjen e Allahut kundër katër gjërave: kundër dënimit të Xhehenemit, dënimit të varrit, sprovave gjatë jetës e pas vdekjes dhe sherrit të sprovës së mesihut Dexhal, duke thënë: All-llãhumme innĩ e’ũdhu bike min ‘adhãbi Xhehennem, we min ‘adhãbil ḳabër, we min fitnetil maḥjã wel memãt! We min sherri fitnetil mesĩḥid-dexh-xhãl.

Po ashtu mund të lutemi për çfarëdo mirësie të kësaj bote dhe të botës tjetër.

47

Es-selãmu ‘alejkum ue raḥmetullãh

Es-selãmu ‘alejkum ue raḥmetullãh

Mbarimi i namazit bëhet vetëm duke dhënë selam.

48

Pra, nëpërmjet selamit ne përfundojmë namazin.

Estaġfirull-llãh, estaġfirull-llãh, estaġfirull-llãh. (I kërkoj falje Allahut.)

49

Është sunet që, kur ta mbarojmë namazin, të bëjmë istigfar tri herë, pastaj ta përmendim Allahun duke bërë dhikrin që është transmetuar nga i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem).

Nr.

Shkrimi në ekran

1

Qoftë nëse je imam, qoftë duke u falur vetëm

2

Tekbiri fillestar

3

I ngritim duart paralel me supet

4

ose paralel me veshët, në të njëjtën mënyrë

5

I vendosim duart në gjoks

6

ose mbi kërthizë

7

ose nën kërthizë

8

Vendosim dorën e djathtë mbi shuplakën e dorës së majtë

9

Ose me të djathtën e kapim bërrylin e dorës së majtë.

10

Duaja hyrëse

11

All-llãhumme bã’id bejnĩ we bejne ḣaṭãjãje kemã bã’adte bejnel meshriḳi wel maġrib! All-llãhumme neḳḳinĩ min ḣaṭãjãje kemã juneḳḳath-thewbul ebjeḍu mined-denes! All-llãhummeġsilnĩ min ḣaṭãjãje bith-thelxhi wel mãi wel berad. (O Allah, largomë prej gjynaheve, ashtu siç e ke larguar lindjen prej perëndimit! O Allah, pastromë prej gjynaheve, ashtu siç pastrohen rrobat e bardha prej ndyrësisë! O Allah, pastromë prej gjynaheve me borë, ujë dhe breshër!) E shënon Muslimi.

12

Është sunet që të themi herë një dua, herë ndonjë dua tjetër (të transmetuar).

13

Istiadheja

14

E’ũdhu bil-lãhi minesh-shejṭãnirr-rraxhĩm.

15

El Fatiha

16

El-ḥamdu lil-Lãhi Rabbil-'ãlemĩn, er-Rraḥmãnir-Rraḥĩm, Mãliki jewmid-dĩn. Ijjãke ne'ëbudu we ijjãke neste'ĩn, ihdineṣ-ṣirãtal-musteḳĩm, ṣirãtal-ledhĩne en'amte 'alejhim, ġajril-maġḍũbi 'alejhim we leḍ-ḍãl-lĩn. Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që i begatove e jo në të atyre që kundër vetes tërhoqën hidhërimin, as në rrugën e të humburve!

17

Ãmĩn!

18

Lutje që do të thotë: O Allah, përgjigju!

19

Lexojmë çfarëdo që dëshirojmë nga Kurani

20

Rukuja...

21

All-llãhu ekber

22

Kurrizi mbahet drejt e jo i kërrusur...

23

Subḥãne rabbijel ‘aḍhĩm.

24

Dhikri i transmetuar që bëhet gjatë rukusë.

25

Subbũḥun Ḳuddũsun Rabbul melãiketi werr-rrũḥ! (I Dëlirë nga çdo mangësi, i Shenjtë, Zoti i melekëve dhe Xhibrilit!)

26

Subḥãnekall-llãhumme rabbenã we biḥamdike, All-llãhummeġfir lĩ. (Pa të meta je, o Allah! Zoti ynë! Ty të bëj lavdi! O Allah, më fal!)

Nr.

Semi’all-llãhu limen ḥamideh! (Allahu e pranon lavdinë e atij që i bën lavdi!)

28

Rabbenã we lekel-ḥamdu ḥamden kethĩran ṭajjiben mubãraken fĩhi. (Zoti ynë, Ty të takon lavdia, lavdi e panumërt, e dëlirë nga syfaqësia dhe e pafundme!)

29

I lëshojmë duart

30

ose vendosim njërën mbi tjetrën.

31

Sexhdja

32

Balli me hundën

33

dy shuplakat e duarve

34

dy gjunjët

35

dhe dy shputat e këmbëve

36

Subḥãne Rabbijel a’ëlã.(I Dëlirë nga të metat është Zoti im, më i Larti!)

37

"Robi më së afërmi Allahut është kur është në sexhde, kështu që shpeshtojini lutjet (në të)!"

38

Forma e uljes e quajtur iftirash...

39

Forma e uljes e quajtur ik'a...

40

Rabbiġfir lĩ (tri herë). (O Zoti im, më fal!).

41

All-llãhummeġfir lĩ, werḥamnĩ, wexhburnĩ, wehdinĩ, werzuḳnĩ! (O Allah! Më fal, më mëshiro, m’i plotëso nevojat e m’i zëvendëso humbjet, më udhëzo dhe më furnizo me të mira!)

42

Sabahu

43

Xhumaja

44

Bajramet

45

Dreka

46

Ikindia

47

Akshami

48

Jacia

49

Et-teḥijjãtu lil-lãhi weṣ-ṣalewãtu, weṭ-ṭajjibãtu, es-selãmu ‘alejke ejjuhen-nebijju we raḥmetull-llãhi we berakãtuhu, es-selãmu ‘alejnã we ‘alã ‘ibãdil-lãhiṣ-ṣãliḥĩn, eshhedu en lã ilãhe il-lAll-llãh, we eshhedu enne Muḥammeden ‘abduhu we rasũluhu. (Nderimet, madhështimet, lutjet dhe fjalët e dëlira i takojnë Allahut! Paqja qoftë me ty, o i Dërguar, si dhe mëshira e begatimet e vazhdueshme të Tij! Paqja qoftë me ne dhe me robërit e drejtë të Allahut! Dëshmoj se nuk ka të drejtë të adhurohet kush përveç Allahut, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij!)

50

All-llãhumme ṣal-li ‘alã Muḥam-medin we ‘alã ãli Muḥammedin kemã ṣal-lejte ‘alã Ibrãhĩme we ‘alã ãli Ibrãhĩme, inneke Ḥamĩdun Mexhĩd. All-llãhumme bãrik ‘alã Muḥammedin we ‘alã ãli Muḥammedin, kemã bãrakte ‘alã Ibrãhĩme we ‘alã ãli Ibrãhĩme, inneke Ḥamĩdun Mexhĩd. (O Allah, lavdëroje (te melekët e lartë) Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç lavdërove Ibrahimin dhe familjen e tij, vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar! O Allah, begatoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç begatove Ibrahimin dhe familjen e tij, vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar!)

51

Dreka - ikindia - akshami - jacia

52

Sabahu - xhumaja - Bajramet...

53

All-llãhumme ṣal-li ‘alã Muḥam-medin we ‘alã ãli Muḥammedin kemã ṣal-lejte ‘alã Ibrãhĩme we ‘alã ãli Ibrãhĩme, inneke Ḥamĩdun Mexhĩd. All-llãhumme bãrik ‘alã Muḥammedin we ‘alã ãli Muḥammedin, kemã bãrakte ‘alã Ibrãhĩme we ‘alã ãli Ibrãhĩme, inneke Ḥamĩdun Mexhĩd. (O Allah, lavdëroje (te melekët e lartë) Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç lavdërove Ibrahimin dhe familjen e tij, vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar! O Allah, begatoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç begatove Ibrahimin dhe familjen e tij, vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar!)

54

Es-selãmu ‘alejkum ue raḥmetullãh

55

"Kur qëndronte ulur, në rekatin e fundit, shputën e majtë e vendoste më përpara, kurse të djathtën e vendoste pingul me tokën dhe ulej me të ndenjurat në tokë." E shënon Buhariu.

56

Forma e uljes që quhet teverruk

57

All-llãhumme innĩ e’ũdhu bike min ‘adhãbi xhehennem, we min ‘adhãbil ḳabër, we min fitnetil maḥjã wel memãt! We min sherri fitnetil mesĩḥid-dexh-xhãl. (E shënon Muslimi) (O Allah! Më ruaj nga dënimi i Xhehenemit! Më ruaj nga dënimi i varrit! Më ruaj nga sprovat gjatë jetës e pas vdekjes! Më ruaj nga sherri i sprovës së mesihut Dexhal!)

58

All-llãhumme innĩ ḍhalemtu nefsĩ ḍhulmen kethĩran, we lã jeġfirudh-dhunũbe il-lã Ente, feġfir lĩ maġfiraten min ‘indike, werḥamnĩ inneke Entel Ġafũrurr-Rraḥĩm. (E shënon Buhariu) (O Allah! Unë i kam bërë shumë padrejtësi vetvetes. Askush përveç Teje nuk i fal gjynahet, ndaj më fal mua me mirësinë Tënde dhe më mëshiro, se Ti je Falës dhe Mëshirues!)

59

Estaġfirull-llãh (tri herë). (I kërkoj falje Allahut!)

60

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) duke thënë: "Gjëja e parë për të cilën robi do të merret në llogari Ditën e Gjykimit është namazi. Nëse atë e ka në rregull, do të fitojë e do të shpëtojë. Mirëpo, nëse atë nuk e ka në rregull, do të humbë e do të dëshpërohet." E shënojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.