ستون سؤالا في أحكام الحيض والنفاس
*
These files are generated automatically from the book's text; their layout may differ from the printed edition.
*
*
Pyetja 1:
Përgjigje:
Pyetja 2:
Përgjigje:
Pyetja 3:
Përgjigje:
Pyetja 4:
Përgjigje:
Pyetja 5:
Përgjigje:
Pyetja 6:
Përgjigje:
Pyetja 7:
Përgjigje:
Pyetja 8:
Përgjigje:
Pyetja 9:
Përgjigje:
Pyetja 10:
Përgjigje:
Pyetja 11:
Përgjigje:
Pyetja 12:
Përgjigje:
Pyetja 13:
Përgjigje:
Pyetja 14:
Përgjigje:
Pyetja 15:
Përgjigje
Pyetja 16:
Përgjigje:
Pyetja 17:
Përgjigje:
Pyetja 18:
Përgjigje:
Pyetja 19:
Përgjigje:
Pyetja 20:
Përgjigje:
Pyetja 21:
Përgjigje:
Pyetja 22:
Përgjigje:
Pyetja 23:
Përgjigje:
Pyetja 24:
Përgjigje:
Pyetja 25:
Përgjigje:
Pyetja 26:
Përgjigje:
Pyetja 27:
Përgjigje:
Pyetja 28:
Përgjigje:
Pyetja 29:
Përgjigje:
Pyetja 30:
Përgjigje:
Pyetja 31:
Përgjigje:
Pyetja 32:
Përgjigje:
Pyetja 33:
Përgjigje:
Pyetja 34:
Përgjigje:
Pyetja 35:
Përgjigje:
Pyetja 36:
Përgjigje:
Pyetja 37:
Përgjigje:
Pyetja 38:
Përgjigje:
Pyetja 39:
Përgjigje:
Pyetja 40:
Përgjigje:
Pyetja 41:
Përgjigje:
Pyetja 42:
Përgjigje:
Pyetja 43:
Përgjigje:
Pyetja 44:
Përgjigje:
Pyetja 45:
Përgjigje:
Pyetja 46:
Përgjigje:
Pyetja 47:
Përgjigje:
Sepse Profeti (paqja qoftë mbi të!) e ka urdhëruar Esma bint Umejsin, bashkëshorten e Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), që kur lindi në vendin Dhul Hulejfa, të pastrohej, të vendoste një copë pëlhurë (për të ndaluar rrjedhjen e gjakut) dhe të hynte në ihram. Po kështu edhe gruaja me menstruacione: qëndron në ihram, derisa të pastrohet, pastaj kryen tavafin dhe sajin.
Pyetja 48:
Përgjigje:
Pyetja 49:
Përgjigje:
Pyetja 50:
Përgjigje:
Pyetja 51:
Përgjigje:
Pyetja 52:
Përgjigje:
Pyetja 53:
Përgjigje:
Pyetja 54:
Përgjigje:
Pyetja 55:
Përgjigje:
Pyetja 56:
Përgjigje:
Pyetja 57:
Përgjigje:
Pyetja 58:
Përgjigje:
Pyetja 59:
Përgjigje:
Pyetja 60:
Përgjigje:
sepse Profeti (paqja qoftë mbi të!) i ka ndaluar gratë me menstruacione të bëjnë tavaf dhe lehonia është e njëjtë me menstruacionet në këtë aspekt.
(1) Shtroja këtu është sexhadja mbi të cilën falet namazliu.
Gjashtëdhjetë pyetje rreth dispozitave të menstruacioneve dhe lehonisë
*
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Parathënie
Falënderimi i takon Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin, të birin e Abdullahit, mbi familjen, shokët e tij dhe mbi ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Sakaq:
Motra ime muslimane!
Duke parë numrin e madh të pyetjeve, që i drejtohen dijetarëve lidhur me dispozitat e menstruacioneve në adhurime, pamë të arsyeshme të grumbullojmë pyetjet që përsëriten gjithmonë dhe që ndodhin shpesh, pa u zgjatur shumë, me qëllim për ta bërë përmbledhjen sa më të shkurtër.
Motër muslimane!
I mblodhëm me kujdes këto pyetje për ty që të jenë gjithmonë në dorën tënde, për shkak të rëndësisë që ka njohja e jurisprudencës islame, në mënyrë që ta adhurosh Allahun, duke u mbështetur në dije dhe bindje të qartë.
Sqarim: Mund të duket, për ata që shfletojnë librin për herë të parë, se disa pyetje janë të përsëritura, por pas një vështrimi më të thellë do të vërejnë se në disa përgjigje ka informacion shtesë dhe kjo është arsyeja që ne nuk i kemi anashkaluar ato.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen dhe mbarë shokët e tij.
Disa dispozita të menstruacioneve që lidhen me namazin dhe agjërimin
Nëse gruaja pastrohet menjëherë pas lindjes së agimit, a e vazhdon agjërimin atë ditë dhe a i llogaritet si ditë e agjëruar, apo duhet ta kompensojë më vonë atë ditë?
Nëse gruaja pastrohet pas lindjes së agimit, dijetarët kanë dy mendime rreth mbajtjes së agjërimit për pjesën e mbetur të ditës:
Mendimi i parë: Duhet të ndalojë së ngrëni dhe së piri për pjesën e mbetur të ditës, por kjo ditë nuk i llogaritet si agjërim i vlefshëm dhe duhet ta kompensojë atë më vonë. Ky është mendimi më i njohur në medh’hebin e imam Ahmedit (Allahu e pastë mëshirur!).
Mendimi i dytë: Nuk është e detyruar të ndalojë ushqimin dhe pijen pjesën e mbetur të ditës, sepse nuk është ditë që mund ta agjërojë, pasi në fillim të saj ka qenë me menstruacione dhe nuk ka qenë prej atyre që e kanë obligim agjërimin. Prandaj, përderisa agjërimi është i pavlefshëm, nuk ka dobi në agjërimin e pjesës së mbetur të ditës. Kjo kohë nuk është kohë në të cilën ajo duhet të respektojë agjërimin, ngase ajo është e urdhëruar që të mos e mbajë agjërimin që në fillim të asaj dite. Madje, asaj i është ndaluar agjërimi që në fillim të asaj dite. Ndërkaq përkufizimi i agjërimit fetar është: Ndalimi i gjërave që e prishin agjërimin në formë adhurimi ndaj Allahut të Madhëruar nga lindja e agimit deri në perëndimin e diellit.
Ky mendim – siç shihet – është më i fortë se mendimi i parë, megjithatë në të dyja rastet ajo duhet ta kompensojë këtë ditë.
Nëse gruaja pastrohet nga menstruacionet dhe pas namazit të sabahut lahet dhe falet dhe e mban agjërimin e asaj dite, a duhet ta kompensojë më vonë atë ditë?
Nëse gruaja pastrohet para lindjes së agimit, qoftë edhe një minutë më herët, dhe është e sigurt që është pastruar, atëherë nëse është Ramazan, e ka për detyrë ta agjërojë atë ditë dhe agjërimi i asaj dite është i vlefshëm dhe nuk ka nevojë ta kompensojë, sepse atë ditë e ka agjëruar duke qenë e pastër. Dhe nuk ka problem nëse ajo lahet pas lindjes së agimit. Ashtu si edhe burri, nëse është xhunub nga marrëdhëniet intime apo nga ëndrrat dhe e ha syfyrin, por lahet pas lindjes së agimit, agjërimi i tij është i vlefshëm.
Me këtë rast, dua të tërheq vëmendjen për një çështje tjetër: disa gra mendojnë se nëse u vjen cikli menstrual pasi kanë ngrënë iftarin, por para faljes së jacisë, agjërimi u prishet. Kjo nuk ka asnjë bazë fetare. Përkundrazi, nëse cikli menstrual i vjen pas perëndimit të diellit, qoftë edhe për një çast, atëherë agjërimi i saj është i plotë dhe i vlefshëm.
A është e detyruar gruaja lehonë të agjërojë dhe të falet, nëse pastrohet para plotësimit të 40-ditëve?
Po, nëse gruaja lehonë pastrohet para plotësimit të 40-ditëve, ajo është e detyruar të agjërojë nëse është Ramazan dhe të falet. Si dhe lejohet që burri i saj të ketë marrëdhënie intime me të. Pra, ajo konsiderohet e pastër dhe nuk ka asgjë që e ndalon nga agjërimi, namazi apo marrëdhëniet intime.
Nëse cikli i gruas zakonisht zgjat 7-të ose 8-të ditë, por ndonjëherë zgjatet më shumë se zakonisht, cili është gjykimi për këtë rast?
Nëse cikli i zakonshëm i saj ka qenë 6-të ose 7-të ditë dhe pastaj është zgjatur në 8, 9, 10 apo 11-të ditë, ajo nuk duhet të falet, derisa të pastrohet. Për arsye se Profeti (paqja qoftë mbi të!) nuk ka vendosur një kufi të caktuar për menstruacionet. Allahu i Lartësuar thotë: "Të pyesin për menstruacionet. Thuaj: ato janë papastërti." [Bekare: 222]. Prandaj, përderisa gjaku është ende prezent, ajo nuk duhet të falet. Kur të pastrohet dhe të lahet, atëherë i rikthehet namazit. Në muajin pasardhës, edhe nëse cikli është më i shkurtër se muajin e mëparshëm, ajo lahet sapo të pastrohet.
Pra, përfundimi është se përderisa gruaja është me cikël, ajo nuk falet, qoftë që cikli përputhet me zakonin e saj të mëparshëm, apo është më i gjatë apo më i shkurtër. Kur të pastrohet, ajo duhet të fillojë të falet.
A duhet gruaja lehonë të mos falet dhe të mos agjërojë për 40-ditë të plota, apo çështja varet nga ndërprerja e gjakut të lehonisë, në çastin që ndërpritet ajo është pastruar dhe duhet të falet? Dhe cili është minimumi i periudhës së pastrimit?
Lehonia nuk ka ndonjë periudhë fikse. Përderisa gjaku është i pranishëm, ajo nuk falet, nuk agjëron dhe burri nuk mund të ketë marrëdhënie me të.
Nëse pastrohet, qoftë edhe para mbushjes së 40-ditëve, edhe sikur vetëm pas 10-të apo 5-të ditësh nga lindja, ajo duhet të falet, të agjërojë dhe burri mund të ketë marrëdhënie intime me të, dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë.
Lehonia është diçka e dukshme dhe dispozitat fetare lidhen me praninë ose mungesën e saj. Nëse lehonia është e pranishme zbatohen dispozitat që lidhen me të, dhe nëse ndërpritet, mbarojnë dhe dispozitat e saj.
Megjithatë, nëse lehonia zgjat më shumë se 60-ditë, ajo konsiderohet si grua që ka hemoragji, ndaj qëndron pa u falur vetëm për aq ditë sa i përkon zakonit të saj të menstruacioneve, pastaj lahet dhe falet.
Nëse një gruaje në ditën e Ramazanit i rrjedhin disa pika të vogla gjaku, dhe ky gjak vazhdon gjatë gjithë muajit, ndërkohë që ajo vazhdon të agjërojë, a është i vlefshëm agjërimi i saj?
Po, agjërimi i saj është i vlefshëm. Këto pika nuk kanë asnjë gjykim, sepse janë prej venave (jo gjak menstruacionesh). Është transmetuar nga Aliu – Allahu qoftë i kënaqur me të – se ka thënë: “Këto pika që dalin si rrjedhje hunde nuk janë prej menstruacioneve.” Kështu është transmetuar prej tij, Allahu qoftë i kënaqur me të.
Nëse gruaja me cikël ose lehoni pastrohet para agimit dhe lahet pas agimit, a është i vlefshëm agjërimi i saj?
Po, është i vlefshëm agjërimi i gruas me cikël apo lehoni e cila pastrohet para lindjes së agimit dhe lahet pas tij, sepse ajo është prej atyre që mund të agjërojnë. Rasti i saj është i ngjashëm me burrin që është xhunub, nëse e zë agimi duke qenë xhunub, agjërimi i tij është i vlefshëm. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Tani pra, bashkohuni me to (gratë) dhe kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini, derisa të bëhet i qartë për ju filli i bardhë nga filli i zi i agimit..." [El-Bekare: 187] Nëse Allahu ka lejuar marrëdhëniet intime deri në agim, atëherë logjikisht edhe larja (gusli) do të ndodhë pas agimit. Po ashtu, në një hadith të Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thuhet se Profeti (paqja qoftë mbi të!) gdhinte xhunub nga marrëdhënia me gratë e tij dhe ishte agjërueshëm, domethënë, ai nuk lahej para agimit, por pas tij. Domethënë, ai (paqja qoftë mbi të!) lahej nga xhunubllëku pas agimit.
Nëse gruaja ndien fillimin e gjakut të menstruacioneve apo dhimbjet e tyre, por gjaku nuk del deri pas perëndimit të diellit, a është i vlefshëm agjërimi i asaj dite apo duhet ta kompensojë?
Nëse gruaja e pastër e ndien lëvizjen e gjakut gjatë agjërimit, por ai nuk del veçse pas perëndimit të diellit, ose ndien dhimbje, por pa rrjedhje gjaku deri pas akshamit, atëherë agjërimi i saj është i vlefshëm dhe nuk është e detyruar ta kompensojë atë ditë nëse bëhet fjalë për një agjërim farz. Po ashtu, nuk i pakësohet shpërblimi nëse bëhet fjalë për agjërim vullnetar.
Nëse gruaja sheh gjak, por nuk është e sigurt që është gjak menstruacionesh, çfarë gjykimi ka agjërimi i saj për atë ditë?
Agjërimi i saj për atë ditë është i vlefshëm, sepse në parim, gjaku nuk konsiderohet cikël, derisa gruaja të jetë e sigurt se është i tillë.
Ndonjëherë gruaja sheh njolla të lehta gjaku ose pika të shpërndara gjatë ditës, herë në kohën e zakonshme të ciklit, herë jashtë tij, çfarë gjykimi ka agjërimi i saj në të dyja rastet?
Është dhënë përgjigje më sipër për pyetje të ngjashme, por duhet shtuar se: nëse këto pika gjaku rrjedhin gjatë ditëve të zakonshme të ciklit, dhe ajo e di që ato pika janë gjak menstruacionesh, atëherë ato pika gjaku konsiderohen cikël.
A mund të hajë dhe të pijë gjatë ditëve të Ramazanit femra që është lehonë dhe ajo që është me cikël?
Po, lejohen të hanë dhe të pinë gjatë ditës së Ramazanit. Por më mirë është që ta bëjnë këtë fshehurazi, nëse në shtëpi ka fëmijë të vegjël, që të mos krijohet keqëkuptim tek ata.
Nëse gruaja me cikël ose lehoni pastrohet në kohën e ikindisë, a është e detyruar të falë edhe drekën së bashku me ikindinë, apo vetëm ikindinë?
Mendimi më i saktë është se ajo është e detyruar të falë vetëm ikindinë. Nuk ka argument që e detyron të falë edhe drekën, dhe në parim njeriu është i lirë nga detyrimet për sa kohë që nuk ka argument që ta ngarkojë. Përveç kësaj, Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Kush e arrin një rekat të ikindisë para se të perëndojë dielli, ka arritur (kohën apo namazin e) ikindisë." Ai nuk ka cekur se ky njeri e ka arritur dhe drekën. Po të ishte e detyrueshme falja e namazit të drekës, do ta kishte përmendur Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!). Po ashtu, nëse gruas i vjen cikli pas hyrjes së kohës së drekës, është e detyruar të kompensojë vetëm drekën dhe jo ikindinë, edhe pse drekën e bashkojmë me ikindinë (në udhëtim p.sh). Rasti për të cilin është bërë pyetja është i njëjtë me këtë që përmendëm.
Pra, mendimi më i saktë është që ajo është e detyruar të falë vetëm namazin e ikindisë. E njëjta gjë vlen edhe për gruan që pastrohet para daljes së kohës së jacisë: detyrohet të falë vetëm namazin e jacisë, jo namazin e akshamit.
Gratë që humbin fëmijën (abortojnë) ndodhen në dy raste: ose aborti ndodh para se të formësohet embrioni, ose pasi të jetë formësuar dhe të dallohen tiparet e fëmijës, cila është dispozita për agjërimin e ditës së abortit dhe për ditët e hemoragjisë?
Nëse embrioni nuk është formuar ende (nuk ka marrë trajtë), atëherë gjaku nuk është gjak i lehonisë, dhe gruaja duhet të falet dhe të agjërojë. Dhe agjërimi i saj në këtë rast është i vlefshëm.
E nëse embrioni është formuar, atëherë gjaku është gjak i lehonisë, dhe asaj nuk i lejohet as namazi, as agjërimi.
Rregulli i përgjithshëm në këtë çështje është: nëse embrioni është formuar, gjaku është i lehonisë; nëse nuk është formuar, nuk është i lehonisë. Dhe nëse gjaku është i lehonisë, ajo merr statusin e gruas lehonë; nëse nuk është gjak i lehonisë, atëherë nuk ka pengesë për të kryer adhurimet.
Hemoragjia e gruas shtatzënë gjatë ditës në Ramazan, a e prish agjërimin e saj?
Nëse rrjedh gjak i menstruacioneve ndërkohë që gruaja është agjërueshëm, atëherë agjërimi i saj prishet, bazuar në fjalën e Profetit (paqja qoftë mbi të!): “A nuk është që kur gruaja është me cikël nuk falet dhe nuk agjëron?” Prandaj menstracionet janë prej gjërave që e prishin agjërimin, dhe njësoj është edhe lehonia.
Nëse gjaku që del nga gruaja shtatzënë gjatë ditës në Ramazan është gjak menstruacionesh, atëherë ai e prish agjërimin e saj, sikurse gjaku i menstruacioneve i gruas jo shtatzënë. Por nëse nuk është gjak menstruacionesh, atëherë nuk e prish agjërimin.
Menstruacionet që mund të ndodhin gjatë shtatzënisë janë ato që kanë vazhduar në mënyrë të rregullt në kohët e tyre specifike dhe nuk janë ndërprerë që prej fillimit të shtatzënisë. Ky gjak konsiderohet gjak menstruacionesh sipas mendimit më të saktë, dhe prej tij zbatohen dispozitat e menstruacioneve.
Ndërsa nëse gjaku i ishte ndërprerë në fillimet e shtatëzanisë dhe më pas ka filluar të dalë gjak i pazakontë (ndryshe nga ai që vinte zakonisht), atëherë ky gjak nuk ka gjykimin e menstruacioneve dhe nuk e prish agjërimin.
Nëse gjatë ditëve të ciklit gruaja sheh gjak një ditë dhe ditën tjetër nuk sheh asgjë, çfarë duhet të bëjë?
Në dukje kjo ndërprerje që shfaqet gjatë ditëve të ciklit konsiderohet si pjesë e ciklit dhe jo pastrim nga cikli. Prandaj ajo duhet të vazhdojë të mos i bëjë ato veprime që nuk i bën femra me cikël.
Disa dijetarë kanë thënë: Nëse gruaja sheh një ditë gjak dhe ditën tjetër është e pastër, atëherë ditën që ka hemoragji konsiderohet e papastër, ndërsa ditën që nuk ka hemoragji konsiderohet e pastër, për sa kohë nuk plotëson 15-ditë. Nëse plotëson 15-ditë, atëherë çfarë rrjedh më tej konsiderohet gjak istihadeje (gjak i çrregullt). Ky është edhe mendimi më i njohur në medh’hebin e Imam Ahmedit, Allahu e mëshiroftë.
Në ditët e fundit të ciklit, para pastrimit, gruaja nuk sheh më gjak, a duhet të agjërojë atë ditë, edhe pse nuk e ka parë lëngun e bardhë të pastrimit?
Nëse është nga ato gra që zakonisht nuk e shohin lëngun e bardhë të pastrimit, atëherë ajo duhet të agjërojë. Por nëse zakonisht e sheh këtë shenjë, atëherë nuk duhet të agjërojë derisa ta shohë atë.
Cili është gjykimi për leximin e Kuranit nga gruaja me cikël ose lehoni, duke e lexuar ose përmendësh, për nevoja të domosdoshme si p.sh. nëse është nxënëse apo mësuese?
Nuk ka asgjë të keqe që gruaja me cikël apo lehoni të lexojë Kuran kur e kërkon nevoja si mësuesja apo nxënësja, e cila duhet të lexojë pjesën e përditshme ditën apo natën.
Por nëse leximi bëhet vetëm për përfitim të shpërblimit të leximit (pa ndonjë nevojë), atëherë është më mirë të mos e bëjë, pasi shumë dijetarë (ose shumica prej tyre) e konsiderojnë të ndaluar për gruan me cikël të lexojë Kuranin.
A është e detyruar gruaja të ndërrojë rrobat pas pastrimit nga cikli, nëse nuk janë ndotur me gjak apo papastërti?
Jo, nuk është e detyruar ta bëjë këtë, sepse vetë menstruacionet nuk e ndotin trupin. Ajo që e ndot është gjaku i menstruacioneve, nëse ka prekur diçka. Për këtë arsye Profeti (paqja qoftë mbi të!) i ka urdhëruar gratë që, nëse gjaku i menstruacioneve prek rrobat e tyre, t’i lajnë ato dhe të falen me to.
Një grua nuk ka agjëruar shtatë ditë në Ramazan për shkak të menstruacioneve. Dhe ajo nuk i ka kompensuar deri sa erdhi Ramazani tjetër. Gjatë Ramazanit të dytë, përsëri i kanë ngelur shtatë ditë për shkak të gjidhënies dhe nuk i ka kompensuar këto ditë për shkak të sëmundjes. Tani po afrohet Ramazani i tretë, çfarë duhet të bëjë ajo? Na jepni përgjigje Allahu ju shpërbleftë.
Nëse kjo grua ka qenë ashtu siç ka thënë, pra ka qenë e sëmurë dhe nuk ka qenë në gjendje të agjërojë, atëherë ajo duhet t’i kompensojë këto ditë kur të jetë në gjendje, edhe nëse kalon Ramazani i dytë. Sepse është e justifikuar.
Por nëse nuk ka ndonjë arsye të vlefshme dhe thjesht po tregohet neglizhente dhe po justifikohet, nuk i lejohet të shtyjë kompensimin e agjërimit deri në Ramazanin pasues. Aisheja – Allahu qoftë i kënaqur me të – ka thënë: "Kisha agjërim për të kompensuar, dhe nuk e kompensoja dot veçse në Sha'ban."
Prandaj, ajo duhet të shikojë gjendjen e saj. Nëse ka pasur arsye, nuk ka gjynah, por duhet t’i kompensojë sapo të mundet, edhe nëse vonohet një apo dy vjet. Por nëse nuk ka pasur arsye, atëherë është mëkatare, dhe duhet të pendohet, si dhe të nxitojë në kompensimin e ditëve që i kanë mbetur.
Disa gra i zë Ramazani i dytë pa i kompensuar ditët e Ramazanit të kaluar, çfarë kanë për detyrë të bëjnë këto gra?
Kanë për detyrë të pendohen për këtë veprim, sepse nuk lejohet të vonosh kompensimin e ditëve të Ramazanit pa arsye, derisa të vijë Ramazani i radhës. Aisheja – Allahu qoftë i kënaqur me të – ka thënë: "Kisha për detyrë kompensimin e disa ditëve ga Ramazani dhe nuk mundesha t'i kompensoja vetëm se në Sha'ban."
Kjo tregon se nuk mund të vonohet kompensimi deri pas Ramazanit tjetër. Ajo grua që e bën këtë duhet të pendohet, të kërkojë falje dhe të kompensojë ato ditë menjëherë pas Ramazanit të dytë.
Nëse gruas i vjen cikli në orën 13:00 përshembull, dhe nuk e ka falur drekën ende, a e ka për detyrë ta kompensojë këtë namaz pas pastrimit?
Dijetarët kanë pasur mospajtime mbi këtë çështje. Disa thonë: nuk është e detyruar ta kompensojë, sepse nuk ka treguar neglizhencë e as ka bërë mëkat, ngase asaj i lejohet ta shtyjë namazin deri në fund të kohës së tij.
Të tjerë thonë: po, duhet ta kompensojë, për shkak të fjalës së Profetit (paqja qoftë mbi të!): "Kush kap një rekat nga namazi, e ka kapur namazin."
Për të qenë më e sigurt, është më mirë ta kompensojë këtë namaz, sepse është vetëm një namaz dhe nuk ka vështirësi në kompensimin e tij.
Nëse gruaja shtatzënë sheh gjak një apo dy ditë para lindjes, a e duhet ta lërë agjërimin dhe namazin për shkak të këtij gjaku?
Nëse gruaja shtatëzënë ka rrjedhje gjaku një apo dy ditë para lindjes dhe ky gjak shoqërohet me dhimbjet e lindjes (kontraksione), atëherë ky është gjak lehonie dhe ajo duhet ta lërë namazin dhe agjërimin. Por nëse nuk ka dhimbje, atëherë është gjak i prishur (jo lehoni) dhe nuk e ndalon femrën nga namazi dhe agjërimi.
Çfarë mendimi keni për përdorimin e barnave që ndalojnë ciklin menstrual, që gratë të agjërojnë bashkë me njerëzit?
Unë i paralajmëroj gratë nga përdorimi i këtyre barnave, sepse ato kanë dëme të mëdha, mjekët kanë dëshmuar tek unë për këtë gjë. Andaj gruas i thuhet: "Kjo është diçka që Allahu e ka caktuar për bijat e Ademit, pranoje caktimin e Tij. Agjëro kur je e pastër dhe ndërprite kur të vijë cikli dhe ji e kënaqur me caktimin e Allahut të Madhërishëm."
Një gruaje pas dy muajve nga lehonia dhe pasi ishte pastruar fillojnë t'i shfaqen disa pika të vogla gjaku. A duhet të ndërpresë namazin dhe agjërimin?
Çështjet e grave me cikël dhe lehoni janë të shumta dhe të komplikuara, si një oqean pa breg, një prej shkaqeve të kësaj është përdorimi i barnave për ndalimin e menstruacioneve ose për ndalimin e shtatzënisë. Më parë njerëzit nuk i njihnin këto komplikacione të shumta që janë shfaqur tani. Është e vërtetë se këto kmplikacione kanë qenë dhe në kohën e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) bile që në kohën kur u krijua femra, por shpeshtimi i këtyre komplikacioneve në këtë formë që e bën njeriun të hutohet në zgjidhen e problemit të tij, është diçka që të bën të të vijë keq.
Por, rregulli i përgjithshëm është: kur gruaja është pastruar nga menstruacionet dhe lehonia në mënyrë të sigurt, domethënë me daljen e sekrecioneve të bardha pas menstruacioneve, çfarëdo që vjen pas kësaj si; njolla të turbullta, sekrecione të verdha apo pika ose lagështi, të gjitha këto nuk konsiderohen menstruacione. Kështu që këto nuk e ndalojnë atë nga namazi, agjërimi dhe marrëdhëniet bashkëshortore, sepse nuk janë menstruacione. Ummu Atijjeh thoshte: Ne nuk i merrnim në konsideratë sekrecionet e verdha dhe të kafta. (Transmetoi Buhariu). Ndërsa në versionin e Ebu Davudit gjendet shtesa: pas pastrimit nga menstruacionet. Kjo shtesë është e saktë.
Në bazë të kësaj themi që këto gjëra nuk e dëmtojnë gruan nëse shfaqen pasi të jetë siguruar që është pastruar nga menstruacionet dhe nuk e pengojnë që të falet, të agjërojë dhe të ketë marrëdhënie intime me bashkëshortin. Vetëm se nuk duhet të nxitohet, derisa të sigurohet që është pastruar. Ngase disa femra lahen menjëherë pas ndërprerjes së gjakut, pa u siguruar mirë që janë pastruar. Gratë e sahabëve i dërgonin nënës së besimtarëve Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) pambuk të njollosur me gjak dhe ajo u thoshte: "Mos nxitoni derisa të shihni sekrecionet e bardha."
Disa grave u vazhdon gjaku për një kohë, ndonjëherë ndërpritet për një apo dy ditë, pastaj rifillon. Cili është gjykimi në këtë rast për agjërimin, namazin dhe adhurimet e tjera?
Sipas shumë dijetarëve, nëse gruaja ka një cikël të zakonshëm dhe ai mbaron, ajo pastrohet dhe mund të agjërojë e të falet. Gjaku që del pas dy-tre ditësh nuk është i menstruacioneve, sepse sipas tyre, periudha minimale e pastërtisë është 13-ditë.
Disa të tjerë thonë: kur i del gjak ajo konsiderohet me menstruacione dhe kur nuk i del konsiderohet e pastër, edhe nëse intervali ndërmjet cikleve është më pak se 13-ditë.
Cila është më e mirë për gruan në netët e Ramazanit: të falet në shtëpi apo në xhami, sidomos kur në xhami ka këshilla dhe mësime? Çfarë këshilloni për gratë që falen në xhami?
Më e mira është që gruaja të falet në shtëpi, bazuar në fjalën e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!): “Shtëpitë e tyre janë më të mira për to.” Dhe sepse dalja në xhami në shumë raste mund të shoqërohet me fitne, kështu që qëndrimi i saj në shtëpi është më i mirë për të sesa të dalë për t'u falur në xhami, ndërsa mësimet dhe ligjëratat mund t’i ndjekë edhe përmes kasetave (apo sot mund t'i ndjekë nga interneti live ose t'i shkarkojë e t'i dëgjojë/shikojë më vonë).
Këshilla ime për gratë që falen në xhami është se duhet të dalin pa u zbukuruar dhe pa u parfumosur.
Cili është gjykimi për shijimin e ushqimit gjatë ditës në Ramazan për gruan agjëruese?
Gjykimi për këtë është se nuk ka problem që ta provojë ushqimin, ngaqë një gjë e tillë është e nevojshme, por duhet ta pështyjë atë që shijon dhe të mos e çojë në bark.
Një grua pësoi aksident në fillim të shtatzënisë dhe pati rrjedhje gjaku të fortë që çoi në abort. A i lejohet ta ndërpresë agjërimin ose ta vazhdojë atë? Nëse e ndërpret, a është mëkatare?
Gruaja shtatzënë nuk ka menstruacione, siç ka thënë edhe imam Ahmedi: “Gratë e kuptojnë që janë shtatëzënë nga ndërprerja e ciklit.” Menstruacionet, sikurse kanë thënë dijetarët, i ka krijuar Allahu i Madhërishëm për të ushqyer embrionin, kështu që ato zakonisht ndërpriten gjatë shtatzënisë.
Por, nëse gruaja ka cikël të rregullt gjatë shtatzënisë siç e ka dhe para saj, atëherë ky cikël konsiderohet i vlefshëm, sepse i ka ardhur në periudhat e zakonshme dhe nuk është ndikuar nga shtatëzania. Kështu që ky cikël ia bën të ndaluar asaj të gjitha gjërat që i bën të ndaluara cikli i një gruaje që nuk është shtatëzanë. Si dhe ia bën të detyrueshme asaj të gjitha gjërat që i bën të detyrueshme cikli i gruas jo shtatëzanë dhe e liron atë nga çdo gjë që e liron cikli gruan jo shtatëzanë.
Gjaku që shfaqet gjatë shtatzënisë është dy llojesh:
Lloji i parë është ai që i ka ardhur në mënyrë të rregullt siç i vinte dhe para shtatëzanisë, ky konsiderohet gjak menstrual, sepse shtatëzania nuk ka ndikuar në të.
Lloji i dytë është gjaku i cili është shfaqur papritur gjatë shtatëzanisë, nga ndonjë shkak rastësor si ngritja e ndonjë peshe apo rrëzimi nga lartësia ose nga ndonjë shkak tjetër i përafërt. Ky gjak nuk është menstrual, por rrjedh nga një damarë i prishur. Në bazë të kësaj ky gjak nuk ia bën të ndaluar asaj namazin apo agjërimin dhe ajo konsiderohet e pastër.
Por, nëse embrioni del për shkak të këtij incidenti, atëherë dijetarët kanë thënë që nëse embrioni është i formuar dhe i ka marrë tiparet njerëzore, atëherë gjaku që del është gjak lehonie dhe gruaja është e detyruar ta lërë namazin, agjërimin dhe marrëdhëniet bashkëshortore, derisa të pastrohet.
E nëse embrioni nuk është formuar akoma, atëherë gjaku që del nuk është gjak lehonie, por gjak i prishur. Për këtë arsye ajo nuk duhet ta lërë namazin dhe as agjërimin dhe as adhurimet e tjera.
Dijetarët thonë se koha më e hershme kur shihet formimi i njeriut në mitër është 81-ditë. Sikurse ka thënë Abdullah ibën Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur me të!): "Na ka thënë i Dërguari i Allahut, i cili thotë të vërtetën dhe fjalët e të cilit janë të vërtetuara: "Secili prej jush mblidhet dhe formohet në barkun e nënës dyzet ditë si një pikë uji, pastaj shdërrohet në gjak të ngjizur në një periudhë të këtillë, pastaj shndërrohet në një copë mishi po në një periudhë të tillë. Pastaj Allahu dërgon një melek, i cili fryn në të shpirtin dhe urdhërohet të shkruaj katër gjëra: rizkun e tij, jetëgjatësinë e tij, punët që do të kryej dhe a do të jetë i lumtur apo i mjerë.” Nuk është e mundur të marrë tiparet njerëzore të plota para kësaj periudhe ndonëse, zakonisht tiparet njerëzore të plota duken vetëm pas nëntëdhjetë-ditëve sipas fjalës së disa dijetarëve.
Unë kam abortuar në muajin e tretë para një viti dhe nuk jam falur derisa u pastrova. Dikush më tha se duhej të isha falur, çfarë të bëj, kur nuk mbaj mend saktësisht sa ditë i kam humbur?
Sipas dijetarëve nëse aborti ka ndodhur pas tre muajsh, atëherë gjaku konsiderohet gjak lehonie dhe gruaja nuk falet. Sepse në këtë rast fetusi ka qenë formuar dhe i ka pasë marrë tiparet njerëzore. Për rrjedhojë gjaku që del është gjak lehonie dhe ajo nuk duhet të falet.
Por, nëse ishte para ditës së 81-të, atëherë gjaku nuk është nifas dhe gruaja duhet të ishte falur. Nëse nuk është e sigurt për kohën, duhet të bëjë një vlerësim të kujdesshëm dhe të falë sa ditë mendon me siguri më të madhe që i ka lënë pa falur.
Kjo grua duhet të kujtojë vetë në vetvete: nëse fetusi ka rënë para se të mbushë tetëdhjetë ditë, ajo duhet t’i kompensojë namazet. E nëse nuk e di sa namaze ka lënë, atëherë le të bëjë një vlerësim të përafërt me hamendje dhe të kompensojë atë numër të namazeve që ka më shumë të ngjarë që kanë ngelur pa u falur.
Një zonjë thotë se që kur i është bërë detyrim agjërimi, e ka agjëruar Ramazanin, por nuk i ka kompensuar ditët që nuk ka agjëruar për shkak të menstruacioneve, ajo tani nuk e di sa ditë ka lënë dhe kërkon udhëzim, për të ditur se çfarë duhet të bëjë tani?
Na vjen keq që ndodh diçka e tillë mes grave besimtare. Ky lëshim, d.m.th. moskompensimi i ditëve të agjërimit të detyrueshëm, ka ardhur ose nga padija, ose nga pakujdesia. Të dyja janë fatkeqësi. Padija shërohet me dije dhe me pyetje, ndërsa pakujdesia shërohet me frikërespektin ndaj Allahut të Lartësuar, ndjenjën se Ai të vëzhgon, frikën nga dënimi i Tij dhe nxitimin për të bërë atë që Ai pëlqen.
Prandaj, kjo grua duhet të pendohet tek Allahu për atë që ka bërë, të kërkojë falje dhe të përpiqet të llogarisë sa ditë ka lënë, sipas mundësisë, dhe t’i kompensojë ato. Me këtë, shkarkohet nga barra dhe shpresojmë që Allahu ta pranojë pendimin e saj.
Cili është gjykimi nëse gruas i vijnë menstruacionet pasi ka hyrë koha e namazit? A duhet ajo ta kompensojë atë kur të pastrohet? Po nëse pastrohet para se të dalë koha e namazit?
Së pari: Nëse gruas i vijnë menstruacionet pasi ka hyrë koha e namazit, ajo është e detyruar ta kompensojë atë kur të pastrohet, nëse nuk e ka falur përpara se t’i vijnë menstruacionet. Kjo bazohet në fjalën e Profetit (paqja qoftë mbi të!): “Kush e arrin një rekat nga namazi, ai e ka arritur namazin.” Pra, nëse ajo ka pasur kohë të falë një rekat e më pas i kanë ardhur menstruacionet, kur të pastrohet ajo duhet ta falë këtë namaz.
Së dyti: Nëse ajo pastrohet nga menstruacionet para se të dalë koha e namazit, ajo është e detyruar ta falë atë. P.sh. nëse pastrohet para lindjes së diellit aq sa të ketë kohë për të falë një rekat, duhet të kompensojë sabahun. Nëse pastrohet para perëndimit, aq sa të ketë kohë për të falur një rekat, duhet të falë ikindinë. Nëse pastrohet para mesnatës aq sa të ketë kohë për të falur një rekat, duhet të kompensojë jacinë. Por nëse pastrohet pas mesnatës, nuk e ka për detyrë të kompensojë jacinë, por duhet të falë sabahun kur të hyjë koha. Allahu i Lartësuar ka thënë: ''Kur të jeni të sigurt, faleni namazin, sepse namazi është obligim në kohë të caktuara për besimtarët.'' [Nisa: 103] Domethënë: është një detyrim i përcaktuar me kohë specifike dhe nuk i lejohet njeriut ta vonojë namazin jashtë kohës së tij, as ta fillojë para se të hyjë koha e tij.
Më erdhën menstruacionet gjatë faljes së namazit. Çfarë duhet të bëj? A duhet t’i kompensoj namazet e lëna gjatë periudhës së menstruacioneve?
Nëse menstruacionet i kanë ardhur pasi ka hyrë koha e namazit si p.sh. i kanë ardhur gjysmë ore pas zenitit, ajo duhet ta kompensojë këtë namaz kur të pastrohet, sepse koha e tij ka hyrë kur ajo ishte e pastër. Allahu i Lartësuar ka thënë: ''Kur të jeni të sigurt, faleni namazin, sepse namazi është obligim në kohë të caktuara për besimtarët.'' [Nisa: 103]
Namazet e që nuk i ka falur gjatë kohës së ciklit nuk i kompenson, ngase Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) në një hadith të gjatë ndër të tjera ka thënë: ''A nuk e lë gruaja namazin pa e falur dhe agjërimin pa e mbajtur?'' Të gjithë dijetarët janë të një mendje që gruaja nuk e kompenson namazin që nuk e ka falur gjatë periudhës menstruale.
Mirëpo, nëse ajo pastrohet dhe ka mbetur nga koha aq sa të falë një rekat ose më shumë, ajo duhet ta falë atë namaz. Sikurse ka thënë Profeti (paqja qoftë mbi të!): ________________________________________ “Kush e arrin një rekat të ikindisë para perëndimit të diellit, ai e ka arritur ikindinë.” Pra nëse ajo pastrohet në kohën e ikindisë ose para lindjes së diellit dhe ende ka kohë sa për të falur një rekatë të namazit para se të perëndojë dielli apo para se të lindë, atëherë ajo duhet të falë ikindinë në rastin e parë dhe sabahun në rastin e dytë.
Nëna ime është 65-vjeçe dhe nuk ka pasur fëmijë prej 19 vitesh. Tani ajo ka gjakderdhje të vazhdueshme prej tri vitesh, ndoshta për shkak të një sëmundjeje. Ajo po përgatitet për agjërim. Si duhet të veprojë?
Nëse kjo grua e cila vuan nga gjakderdhja ka pasur më parë një cikël të rregullt menstruacionesh p.sh. çdo fillim muaji për 6 ditë, atëherë duhet të veprojë sipas kësaj periudhe. Pra, çdo muaj që vjen, ajo nuk falet dhe nuk agjëron për 6 ditë, pastaj lahet dhe falet e agjëron.
Sa i përket mënyrës së faljes në rastin e kësaj gruas apo në raste të tjera të ngjashme, ajo duhet të lajë organin gjenital mirë, të vendosë një copë leckë për të penguar rrjedhjen e gjakut dhe të marrë abdes pas hyrjes së kohës së çdo namazi farz. Këtë duhet ta bëjë edhe për namazet nafile (vullnetare).
Për shkak të vështirësisë, i lejohet të bashkojë drekën me ikindinë dhe akshamin me jacinë, që të mos e përsërisë veprimin pesë herë në ditë, por vetëm një herë për drekën dhe ikindinë. Dhe një herë për akshamin dhe jacinë dhe një herë për sabahun. Në vend që t'i bëjë këto veprime pesë herë i bën vetëm tri herë.
Po e përsëris dhe një herë: kur të pastrohet duhet të lajë organin gjenital dhe të vendosë një leckë në të, apo diç të ngjashme që të pengojë hemoragjinë dhe më pas të marrë abdes dhe të falë drekën katër rekate dhe ikindinë katër rekate, akshamin tre rekate dhe jacinë katër rekate si dhe sabahun dy rekate. I fal këto namaze pa i shkurtuar. Ndryshe nga çmendojnë disa njerëz të cilët nuk janë të dijshëm. Asaj i lejohet vetëm të bashkojë midis drekës dhe ikindisë dhe akshamit dhe jacisë. Drekën dhe ikindinë i bashkon në kohën e drekës ose në kohën e ikindisë dhe akshamin dhe jacinë i bashkon në kohën e akshamit ose në kohën e jacisë. Me këtë abdes mund të falë edhe namaze vullnetare.
Cili është gjykimi për gruan me menstruacione që qëndron në xhaminë e shenjtë (Qabe) për të dëgjuar ligjëratat dhe hutbet?
Gruas me menstruacione nuk i lejohet të qëndrojë në xhaminë e shenjtë apo në ndonjë xhami tjetër. Megjithëse asaj i lejohet të kalojë nëpër xhami për të marrë diçka që i nevojitet. Siç i tha Profeti (paqja qoftë mbi të!) Aishes kur i kërkoi t'i sillte shtrojën (1) dhe ajo tha: “Jam me menstruacione dhe ajo (shtroja) është në xhami.” Ai i tha: “Menstruacionet tuaja nuk janë në dorën tënde.” Pra, nëse ajo kalon nëpër xhami dhe është e sigurt se nuk do të ndotë xhaminë me gjak, s’ka problem.
Por nëse dëshiron të hyjë dhe të qëndrojë, kjo nuk lejohet.
Argumenti i kësaj është se Profeti (paqja qoftë mbi të!) urdhëroi që gratë të dilnin për namazin e Bajramit në namazgja edhe të rejat dhe ato që nuk dilnin nga shtëpitë dhe gratë me menstruacione, por tha që gratë me menstruacione të qëndronin larg vendit të faljes. Kjo tregon se nuk u lejohet grave me menstruacione të qëndrojnë në xhami për të dëgjuar hutbet, mësimet dhe leksionet.
*
Disa nga dispozitat e pastërtisë që lidhen me namazin.
A është i pastër apo i papastër lëngu që del nga gruaja, qoftë i bardhë apo i verdhë? A e prish ai abdesin, meqë është i vazhdueshëm? Dhe cili është gjykimi nëse del me ndërprerje, sidomos kur shumica e grave, veçanërisht ato që ndjekin studimet, e konsiderojnë si lagështi të natyrshme që nuk kërkon abdes?
Ajo që më është bërë e qartë pas hulumtimit, është se nëse lëngu që del nga gruaja nuk del nga fshikëza, por nga mitra, ai është i pastër, por e prish abdesin, edhe pse është i pastër. Sepse, që diçka ta prishë abdesin nuk është kusht të jetë e ndyrë. Shembull për këtë janë gazrat që dalin nga prapanica, të cilat nuk kanë formë fizike, por megjithatë e prishin abdesin.
Pra, nëse ky lëng del nga gruaja kur është me abdes, atëherë i prishet abdesi dhe duhet ta ripërsërisë atë.
Nëse lëngu është i vazhdueshëm, atëherë nuk e prish abdesin, por gruaja duhet të marrë abdes pasi të hyjë koha e namazit, dhe në këtë kohë ajo mund të falë farze, nafile, të lexojë Kuran dhe të bëjë ç’të dojë nga gjërat e lejuara. Këtë e kanë thënë dijetarët edhe për ata që vuajnë nga rrjedhja e vazhdueshme e urinës. Kështu që lëngu sa i takon pastërtisë është i pastër, por sa i takon prishjes së abdesit, ai e prish atë, përveç nëse është i vazhdueshëm, me ç'rast gruaja nuk duhet të marrë abdes deri pas hyrjes së kohës së namazit dhe duhet të ruhet (të vendosë pambuk që të mos pikojë gjaku).
Nëse lëngu del me ndërprerje dhe zakonisht ndalon gjatë kohës së faljes, gruaja duhet ta shtyjë faljen për në kohën kur lëngu ndalon, përveç nëse frikësohet se do t’i kalojë koha, në atë rast, ajo merr abdes, vendos pambuk apo diç të ngjashme në vendin intim dhe falet.
Sasia nuk ka rëndësi, qoftë pak apo shumë, sepse gjithçka që del nga organet gjenitale e prish abdesin, ndryshe nga gjaku apo të vjellat që dalin nga pjesët e tjera të trupit, të cilat nuk e prishin abdesin, as kur janë në sasi të paktë e as në sasi të shumtë.
Sa për besimin e disa grave që mendojnë se ky lëng nuk e prish abdesin, nuk njoh ndonjë bazë për këtë, përveç mendimit të Ibën Hazmit, i cili thotë se nuk e prish abdesin, por ai nuk ka përmendur ndonjë argument për këtë. Po të kishte ndonjë provë nga Kurani, Suneti apo fjalët e sahabëve, do të ishte argument.
Gruaja duhet të ketë frikë Allahun dhe të kujdeset për pastërtinë e saj, sepse namazi nuk pranohet pa pastërti, edhe sikur ta falë njëqind herë. Madje disa dijetarë thonë se ai që falet pa abdes është jobesimtar, pasi kjo konsiderohet tallje me ajetet e Allahut të Madhërishëm.
Nëse gruaja, që i del lëngu në mënyrë të vazhdueshme, merr abdes për një farz, a mund të falë me atë abdes namaze vullnetare apo të lexojë Kuran deri në farzin tjetër?
Po, nëse merr abdes për namazin farz që në fillim të kohës, mund të falë çdo farz e nafile, të lexojë Kuran, deri në hyrjen e kohës së namazit tjetër.
A mund ta falë kjo grua namazin e duhasë me abdesin e sabahut?
Jo, nuk lejohet. Sepse namazi i duhasë ka kohën e tij të caktuar, dhe duhet të merret abdes pas hyrjes së tij. Kjo grua është si ajo me rrjedhje të përhershme gjaku (muste’hada), të cilën Profeti (paqja qoftë mbi të!) e ka urdhëruar të marrë abdes për çdo namaz.
Koha e drekës është nga koha e lëvizjes së diellit prej zenitit e deri në kohën e ikindisë.
Koha e ikindisë është nga mbarimi i kohës së drekës e deri në zverdhjen e diellit, dhe në rast nevoje deri në perëndimin e tij.
Koha e akshamit është nga perëndimi i diellit deri në zhdukjen e muzgut të kuqërremtë.
Koha e jacisë është nga zhdukja e muzgut të kuqërremtë e deri në mesnatë.
A mund ta falë kjo grua namazin e natës me abdesin e jacisë, nëse ka kaluar mesnata?
Jo, nëse ka kaluar mesnata, duhet të marrë abdes sërish (sipas disave). Ndërsa disa thonë se nuk është e detyruar të përsërisë abdesin dhe ky është mendimi më i saktë.
Cila është koha e fundit për faljen e jacisë dhe si mund të dihet?
Koha e fundit e jacisë është mesnata, e cila përcaktohet duke ndarë kohën nga perëndimi i diellit deri në agim në dy pjesë. Pjesa e parë është koha e jacisë, kurse pjesa e dytë nuk është kohë faljeje, por një periudhë mes jacisë dhe sabahut.
Nëse lëngu që del nga gruaja është me ndërprerje, dhe ajo merr abdes, por i del sërish para namazit, çfarë duhet të bëjë?
Nëse është me ndërprerje, gruaja duhet të presë deri në kohën që ai ndalet zakonisht. Por, nëse nuk ka ndonjë zakon të qartë të ndërprerjes, ndonjëherë del e ndonjëherë jo, ajo duhet të marrë abdes pas hyrjes së kohës dhe të falet, dhe nuk ka asnjë detyrim tjetër.
Çfarë duhet bërë nëse ky lëng (sekrecion) prek trupin apo rrobat?
Nëse është i pastër, nuk është e detyruar të bëjë gjë. Nëse është i papastër d.m.th. del nga fshikëza, atëherë duhet ta lajë vendin e prekur.
Sa i takon abdesit prej këtij lëngu, a mjafton të lahen vetëm gjymtyrët e abdesit?
Po, mjafton vetëm larja e pjesëve të abdesit, nëse lëngu është i pastër, d.m.th. del nga mitra dhe jo nga fshikëza.
Cila është arsyeja që nuk është transmetuar ndonjë hadith nga Profeti (paqja qoftë mbi të!) që tregon se ky lëng e prish abdesin, kur dihet që gratë e sahabëve interesoheshin për të pyetur në lidhje me çështjet fetare?
Sepse rrjedhja e këtij lloj lëngu nuk i prek të gjitha gratë.
Çfarë gjykimi ka për atë grua që nuk merr abdes prej këtij lëngu nga padija?
Ajo duhet të pendohet dhe të pyesë njerëzit e dijes për gjykimin.
Disa thonë se ti ke thënë që nuk është e nevojshme të merret abdes për këtë lëng?
Ai që ma atribuon mua këtë mendim nuk ka thënë të vërtetën, dhe me sa duket është keqkuptuar nga fjala ime: “Ky lëng është i pastër”, se kjo do të thotë që nuk e prish abdesin.
Cili është gjykimi për lëngun e turbullt që i del gruas para menstruacioneve, një ditë më herët ose më shumë ose më pak. Nganjëherë ky lëng del në formën e një peri të hollë me ngjyrë të zezë ose ngjyrë kafe, dhe gjithashtu cili është gjykimi nëse i del pas përfundimit të menstruacioneve?
Nëse ky gjak është shenjë paralajmëruese për menstruacionet, atëherë është gjak menstruacionesh, gjë që njihet nga dhembjet që zakonisht i ndodhin një gruaje gjatë menstruacioneve.
Ndërsa, sa i takon gjakut të turbullt që del pasi përfundojnë menstruacionet, gruaja duhet të presë derisa të pastrohet prej tij. Sepse lëngu i turbullt që është i lidhur me menstruacionet është pjesë e tyre. Siç ka thënë Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Mos nxitoni derisa të shihni shenjën e bardhë të pastërtisë.” Allahu është më i dijshmi.
*
Disa dispozita rreth menstruacioneve gjatë Haxhit dhe Umres.
Si i fal gruaja me menstruacione dy rekatet e ihramit? Dhe a i lejohet të përmendë në heshtje ajete nga Kurani Famëlartë, apo jo?
Së pari: Duhet të dimë se ihrami nuk ka ndonjë namaz të caktuar, pasi nuk transmetohet nga Profeti (paqja qoftë mbi të!) se e ka ligjësuar një namaz të tillë, as me fjalë, as me vepër, as me miratim.
Së dyti: Një grua që ka menstruacione para se të hyjë në ihram, lejohet të hyjë në ihram edhe ndërkohë që është me menstruacione.
Sa i përket pyetjes nëse i lejohet të lexojë Kuranin: po, lejohet nëse ka nevojë ose arsye të vlefshme. Por, nëse e lexon vetëm si adhurim dhe për shpërblim pa pasur nevojë tjetër, më mirë është të mos e lexojë.
Një grua shkoi për Haxh dhe cikli menstrual i kishte nisur pesë ditë para udhëtimit. Kur mbërriti në mikat u la dhe hyri në ihram pa qenë e pastër. Kur arriti në Mekë, qëndroi jashtë Vendit të Shenjtë dhe nuk kreu asnjë nga ritet e Haxhit apo të Umres. Pasi qëndroi dy ditë në Mina, u pastrua, u la dhe kreu të gjitha ritet e Umres duke qenë e pastër. Pastaj, gjatë tavafit të ifades i erdhi përsëri cikli, por nga turpi nuk i tha askujt dhe e përfundoi Haxhin në atë gjendje. Për këtë i tregoi familjarit të saj vetëm pasi ishte kthyer në vendin e saj. Cili është gjykimi për këtë?
Gjykimi për këtë rast është se nëse gjaku që i rrodhi gjatë tavafit të ifades ishte gjak menstruacionesh, i cili njihet nga natyra e tij dhe dhimbjet specifike, tavafi nuk është i vlefshëm. Duhet të kthehet në Mekë, të hyjë në ihram për Umre nga mikati, ta kryejë Umren (me tavaf, sa’j dhe prerje flokësh), pastaj të bëjë tavafin e ifades.
Por, nëse gjaku nuk është gjak menstruacionesh, por ka rrjedhur si rezultat i mundimit ose frikës...etj, atëherë tavafi është i vlefshëm sipas atyre që nuk e kushtëzojnë pastërtinë (abdesin) për kryerjen e tavafit.
Në rastin e parë, (kur tavafi nuk është i vlefshëm për shkak të menstruacioneve), nëse nuk ka mundësi të kthehet, për shkak të largësisë së vendit ku ajo banon, atëherë Haxhi i saj është i vlefshëm, sepse ajo nuk bën dot gjë më tepër nga çka bërë.
Një grua hyri në ihram për Umre, por pas arritjes në Mekë i erdhën menstruacionet, ndërkohë që mahremi (familjari) i saj ishte i detyruar të udhëtonte menjëherë, dhe ajo nuk kishte askënd tjetër në Mekë. Cili është gjykimi për këtë rast?
Duhet të udhëtojë me të dhe të qëndrojë në ihram. Pasi të pastrohet, kthehet për ta përfunduar Umren. Kjo, nëse është brenda Mbretërisë së Arabisë Saudite, sepse kthimi nuk është i vështirë dhe nuk ka nevojë për pasaportë apo dokumentacione të ngjashme.
Por, nëse është e huaj dhe kthimi është i vështirë, atëherë ajo të bëjë kujdes që të mos i pikojë gjaku, të bëjë tavafin, sa’jin, të presë flokët dhe ta përfundojë Umren e saj në këtë udhëtim. Kjo, sepse tavafi në këtë rast kthehet në domosdoshmëri dhe domosdoshmëria bën që e ndaluara të bëhet e lejuar.
Cili është gjykimi për gruan muslimane që e zë cikli gjatë ditëve të Haxhit? A është i vlefshëm Haxhi i saj?
Nuk mund të jepet përgjigje për këtë çështje pa ditur kur i ka ardhur cikli. Sepse disa rite të Haxhit lejohen të kryhen gjatë menstruacioneve, ndërsa disa jo. P.sh. tavafi nuk mund të bëhet përveçse duke qenë e pastër. Të tjerat mund të kryhen edhe në gjendje të papastër.
Kam kryer Haxhin vitin e kaluar. I kam kryer të gjitha ritet përveç tavafit të ifades dhe të lamtumirës, për shkak të një arsyeje fetare (cikli menstrual). U ktheva në shtëpinë time në Medine me qëllim që të kthehem më vonë për t’i bërë. Por, duke mos ditur çështjet fetare, unë dola nga ihrami dhe bëra gjithçka që ndalohet gjatë ihramit. Kur pyeta nëse mund të kthehem për të bërë tavafin disa më thanë se nuk vlen më ta bësh tavafin, ngaqë Haxhi yt është i pavlefshëm dhe duhet ta përsërisësh vitin që vjen dhe të therësh një lopë apo deve. A është e vërtetë kjo? A ka ndonjë zgjidhje tjetër? Dhe cila është? A është prishur Haxhi im? A duhet ta përsëris? Më njoftoni se çfarë jam e detyruar të bëj, Allahu ju bekoftë!
Kjo është një fatkeqësi që ndodh kur njerëzit japin fetva pa dijeni. Ajo që duhet të bësh në këtë situatë është të kthehesh në Mekë dhe të bësh vetëm tavafin e ifades.
Sa i përket tavafit të lamtumirës, nuk je e detyruar ta bësh nëse ishe me cikël kur dole nga Meka, sepse gruaja me menstruacione nuk e ka për detyrë të bëjë tavafin e lamtumirës, bazuar në hadithin e Ibën Abbasit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ku thuhet: "Njerëzit u urdhëruan që veprimi i tyre i fundit të jetë në Qabe (tavafi), përveç gruas me menstruacione, e cila u përjashtua nga ky urdhër." Në versionin e Ebu Davudit thuhet: "Gjëja e fundit në Qabe të jetë tavafi." Dhe se Pejgamberi (paqja qofë mbi të!) kur e njoftuan se Safija e kishte bërë tavafin e ifades tha: "Le të niset për udhëtim atëherë!" Kjo tregon se tavafi i lamtumirës nuk është i detyrueshëm për femrën me cikël.
Sa i përket tavafit të ifades, ai duhet bërë me patjetër. Dhe sa i takon faktit që je liruar nga çdo gjë që nuk lejohet në ihram, kjo nuk të dëmton, sepse e ke bërë nga padija, dhe veprimet e ndaluara të ihramit që bëhen nga padija nuk llogariten. Për shkak të fjalës së Allahut të Madhëruar: "Zoti ynë, mos na ndëshko nëse harrojmë ose gabojmë." (Bekare: 286) Në përgjigje të kësaj Allahu i Madhëruar ka thënë: "E kam bërë (e kam pranuar këtë kërkesë)." Dhe për shkak të fjalës së Tij: "Nuk është gjynah për ju për ato që i bëni gabimisht, por (është gjynah) për ato që i bëni me qëllim." (Ahzab: 5) Kështu që, të gjitha ndalesat që Allahu i Lartësuar ia ka ndaluar besimtarit gjatë ihramit, nëse dikush i bën ato për shkak të paditurisë, harresës apo imponimit, nuk ka asnjë detyrim për të. Por, kur t’i largohet arsyeja (si harresa, padituria ose imponimi), ai duhet menjëherë të largohet nga ajo vepër që po bën.
Një gruaje lehonë i filloi lehonia ditën e tetë të Dhul-hixhes (dita e tervijes) dhe ka kryer të gjitha shtyllat e Haxhit përveç tavafit dhe sa’jit. Pas dhjetë ditësh, vëren shenja se mbase është pastruar. A duhet të lahet dhe të kryejë tavafin e Haxhit, i cili është një prej shtyllave të Haxhit?
Nuk i lejohet të lahet dhe të kryejë tavafin, derisa të jetë e sigurt që është pastruar. Nga fjala "mbase" kuptohet që nuk është pastruar plotësisht. Prandaj, ajo duhet të jetë e sigurt për pastërtinë e saj. Kur të pastrohet vërtet, atëherë lahet dhe kryen tavafin dhe sa’jin.
Nëse bën sa’jin para tavafit, nuk ka problem, sepse Profeti (paqja qoftë mbi të!) është pyetur për dikë që e bëri sa’jin para tavafit, dhe ai tha: "Nuk ka problem."
Një grua bëri nijetin për Haxh në vendin e mikatit të quajtur Es-Sejl, ndërsa ishte me menstruacione. Kur arriti në Mekë, shkoi në Xhide për një nevojë, dhe atje u pastrua, u la, krehu flokët, dhe përfundoi Haxhin. A është i vlefshëm Haxhi i saj? A ka diçka që duhet të bëjë?
Haxhi i saj është i saktë dhe ajo nuk ka asgjë për të bërë.
Isha nisur për Umre dhe kam kaluar nëpër mikat, ndërkohë që isha me menstruacione, prandaj nuk hyra në ihram. Qëndrova në Mekë derisa u pastrova dhe pastaj hyra në ihram nga vetë Meka. A është e lejuar kjo? Çfarë duhet të bëj?
Kjo vepër nuk është e lejuar. Gruas që dëshiron të bëjë Umre nuk i lejohet të kalojë mikatin pa hyrë në ihram, edhe nëse është me menstruacione. Ajo bën ihram ndërkohë që është me menstruacione dhe ihrami i saj është i vlefshëm. Argumenti për këtë është se Esma bintu Umejs, gruaja e Ebu Bekrit, lindi fëmijën ndërkohë që Profeti (paqja qoftë mbi të dy!) ishte në Dhul-Hulejfa për të bërë Haxhin e Lamtumirës. Ajo dërgoi një lajmëtar te Profeti (paqja qoftë mbi të!) për të pyetur se çfarë të bënte. Ai i tha: "Lahu, mbuloje pjesën intime me një copë dhe bëj ihram." Gjaku i menstruacioneve është si ai i lehonisë.
Pra, i themi gruas me menstruacione që kalon pranë mikatit, duke pasur për qëllim Umren ose Haxhin: "Lahu, mbulo pjesën intime me një copë dhe hy në ihram." Me mbulimin e organit intim nënkuptohet vendosja e një lecke në organin gjenital që të mos rrjedhë gjaku. Më pas ajo hyn në ihram për Haxh ose për Umre. Kur të mbërrijë në Mekë ajo nuk duhet të shkojë në Qabe dhe nuk duhet të bëjë tavaf, derisa të pastrohet. Profeti (paqja qoftë mbi të!) i tha Aishes kur i erdhën menstruacionet gjatë Umres: "Bëj çdo gjë që bën haxhiu, përveçse mos bëj tavaf, derisa të pastrohesh." (Buhariu dhe Muslimi) Në Sahihun e Buhariu ceket gjithashtu se Aishja ka thënë se kur u pastrua bëri tavaf në Qabe dhe sa'jin midis Safasë dhe Mervasë. Bazuar në këtë, nëse gruaja hyn në ihram për Haxh ose Umre, duke qenë me menstruacione ose nëse i vijnë menstruacionet para bërjes së tavafit, ajo nuk duhet të bëjë tavafin dhe as sa'jin derisa të pastrohet dhe të lahet.
Por, nëse gruaja e ka kryer tavafin ndërkohë që ishte e pastër, dhe pastaj i erdhën menstruacionet, ajo mund të vazhdojë me sa’jin dhe t’i shkurtojë flokët, dhe të plotësojë Umren e saj, sepse për sa’jin nuk është kusht të jetë e pastër.
Erdha nga Janbu për të bërë Umre me familjen, por kur arritëm në Xhide gruas sime i erdhën menstruacionet. Unë e përfundova Umren vetë pa gruan. Cili është gjykimi për gruan time?
Sa i takon gruas tënde, gjykimi për të është të qëndrojë në Mekë, derisa të pastrohet dhe pastaj ta përfundojë umren e saj. Profeti (paqja qoftë mbi të!) kur Safijes i erdhën menstruacionet tha: "A po na pengon ajo?" I thanë: "Ajo tashmë e ka bërë tavafin e ifadas." Ai tha: "Atëherë le të niset." Fjalët e Pejgamberit "A po na pengon ajo ne?" tregojnë se nëse gruas i vijnë menstruacionet para tavafit të ifadas, ajo duhet të presë derisa të pastrohet dhe pastaj të bëjë tavafin.
Tavafi i Umres është njësoj si tavafi i ifadas sepse ai është një nga shtyllat e Umres. Kështu që nëse gruas i vijnë menstruacionet para tavafit të Umres, ajo duhet të presë derisa të pastrohet pastaj të bëjë tavafin.
A është pjesë e xhamisë vendi i sa’jit? A mund të afrohet gruaja me menstruacione në të? A duhet të falë dy rekate kush hyn në Xhaminë e Shenjtë nga vendi i sa'jit?
Ajo që duket më e saktë është se vendi i sa’jit nuk është pjesë e xhamisë. Prandaj është vendosur një mur ndarës mes tyre, edhe pse i shkurtër. Kjo padyshim është më e mirë për njerëzit, sepse po të ishte pjesë e xhamisë, nëse gruaja bënte tavafin, dhe pastaj i vinin menstruacionet, ajo nuk do të mund të bënte sa’jin.
Fetvaja që unë jap është se nëse gruas që e bën tavafin dhe i vijnë menstruacionet pa bërë akoma sa'jin, le ta bëjë sa'jin, sepse vendi i sa'jit nuk konsiderohet pjesë e xhamisë.
Sa për faljen e dy rekateve përshëndetëse kur hyn në xhami, nëse personi kthehet në xhami pas sa’jit, le t'i falë dy rekatet. Nëse nuk i fal, nuk ka gjë. Por më mirë është t’i falë, për shkak të vlerës së madhe të faljes në atë vend.
Bëra Haxhin dhe më erdhën menstruacionet, por u turpërova të tregoj. Hyra në Qabe, u fala, bëra tavafin dhe sa’jin. Çfarë duhet të bëj, duke ju vënë në dijeni gjithashtu që menstruacionet më erdhën pas lehonisë?
Nuk i lejohet gruas me menstruacione ose me lehoni të falet, as në Mekë, as në vendin e saj dhe as në një vend tjetër. Ngase Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka thënë për gruan: "A nuk është e vërtetë se kur ajo ka menstruacione nuk falet dhe nuk agjëron?" Ekziston një konsensus mes muslimanëve që gruas me menstruacione nuk i lejohet as agjërimi, as namazi.
Ajo që e ka bërë këtë duhet të pendohet dhe të kërkojë falje nga Allahu për atë që ka bërë.
Tavafi që ka bërë nuk është i vlefshëm, por sa’ji është i vlefshëm. Bazuar në mendimin më të saktë, bërja e sa’jit para tavafit në Haxh është veprim i lejuar, por duhet të përsërisë tavafin, sepse ai është shtyllë e Haxhit dhe pa të nuk arrihet lirimi i plotë nga ihrami (nuk lejohen marrëdhëniet bashkëshortore dhe martesa).
Prandaj, kjo grua, nëse është e martuar, burri i saj nuk duhet të ketë marrëdhënie intime me të, derisa ajo të bëjë tavafin, dhe nëse është beqare, nuk lejohet të lidhë kontratën e martesës, derisa të përfundojë tavafin. Allahu është më i dijshmi.
Çfarë duhet të bëjë gruaja të cilës i vijnë menstruacionet ditën e Arafatit?
Nëse gruas i vijnë menstruacionet ditën e Arafatit, ajo vazhdon me veprimet e Haxhit, bën gjithçka që bëjnë të tjerët, përveç tavafit, të cilin nuk duhet ta bëjë derisa të pastrohet.
Nëse një gruaje i vijnë menstruacionet pasi hedh gurët në Xhemretul-Akabeh, para tavafit të ifades, ndërkohë ajo dhe burri i saj janë pjesë e një grupi dhe nuk ka mundësi të kthehet herë tjetër në Mekë, çfarë duhet të bëjë?
Nëse nuk ka mundësi të kthehet sërish, ajo duhet të bëjë kujdes që të mos ketë rrjedhje gjaku (duke vendosur diçka në organin gjenital), dhe të bëjë tavafin. Kjo i lejohet për shkak të domosdoshmërisë që i është shfaqur. Dhe për këtë ajo nuk ka gjynah. Pasi të ketë bërë tavafin vazhdon me pjesën tjetër të riteve të Haxhit.
Nëse një grua lehonë pastrohet para se të kalojnë 40-ditë, a është i vlefshëm Haxhi i saj? E nëse nuk pastrohet, çfarë duhet të bëjë, ndërkohë që ka bërë nijet për të bërë Haxhin?
Nëse gruaja lehonë pastrohet para 40-ditëve, ajo lahet, falet dhe bën gjithçka që bëjnë gratë e pastra, përfshirë tavafin, sepse nuk ka kufi minimal për periudhën e lehonisë.
Por, nëse nuk pastrohet, Haxhi i saj është i vlefshëm gjithashtu, por nuk bën tavaf derisa të pastrohet,
*
Related books
All books
Përmbledhje e dobishme rreth dispozitave të muezinit, imamit, hatibit dhe xhamive.47 gjuhëPërmbledhje e dobishme rreth dispozitave të muezinit, imamit, hatibit dhe xhamive.
Ky libër i përmbledhur paraqet një panoramë gjithëpërfshirëse rreth dispozitave të ezanit, ikametit, prirjes në namaz, hytbes së xhumasë dhe normave të xhamisë. Gjithashtu, libri trajton detyrat e muezinëve, imamëve dhe hatibëve dhe thekson rëndësinë e mësimit të dispozitave fetare që lidhen me këto detyra, për të garantuar kryerjen e duhur të tyre. Ai përfshin gjithashtu tekstet e transmetuara nga Pejgamberi ﷺ, së bashku me shpjegimin e tyre për të siguruar zbatimin e tyre në formë të saktë.
Kush më krijoi dhe përse?75 gjuhëKush më krijoi dhe përse?
Çdo gjë tregon se Krijuesi ekziston Kush i krijoi qiejt, Tokën dhe krijesat e mëdha e të panumërta në to? Kush e krijoi këtë sistem preciz dhe të përkryer në Qiell dhe Tokë? Kush e krijoi njeriun, ia dha dëgjimin, shikimin e mendjen dhe e bëri të aftë për të fituar dituri dhe për t'i perceptuar realitetet? Si e shpjegon këtë mjeshtëri precize në sistemin e trupit tënd dhe në trupat e organizmave të gjallë? Kush i krijoi? Si është i organizuar dhe i qëndrueshëm ky univers madhështor me ligjet e tij, të cilat e rregullojnë atë në mënyrë precize gjatë gjithë këtyre viteve?
Obligueshmëria e veprimit sipas Sunetit të Profetit ﷺ dhe mosbesimi i atij që e refuzon atë (Pozita e Sunetit në Islam)23 gjuhëObligueshmëria e veprimit sipas Sunetit të Profetit ﷺ dhe mosbesimi i atij që e refuzon atë (Pozita e Sunetit në Islam)
Autor: Abdulaziz ibn Abdullah ibn Bazi (Allahu e pastë mëshiruar!) Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Parathënie Çdo lavdërim i takon Allahut, Zotit të botëve dhe fundi i lumtur është për të devotshmit. Salavati dhe selami qofshin për robin dhe të Dërguarin e Tij, Profetin tonë, Muhamedin, i cili u dërgua si mëshirë për botët, si dhe për familjen e shokët e tij, që e bartën (dhe kumtuan) Librin e Zotit të tyre të Lartësuar dhe Sunetin e Profetit të tyre ﷺ për ata që vijnë më pas, me shumë besnikëri, përsosuri dhe duke i ruajtur plotësisht kuptimet dhe shprehjet (e…
Islami89 gjuhëIslami
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! A e ke pyetur veten: Kush i krijoi qiejt, Tokën dhe krijesat madhështore në to? Kush e krijoi këtë sistem të përpiktë dhe të përsosur që gjendet në to?