mbi etikën dhe dispozitat e vizitës në xhaminë e Profetit.
(Buhariu: 1189, Muslimi: 827, teksti është i Muslimit)
(Buhariu: 1190 dhe Muslimi: 1394)
(Buhariu: 1195 dhe Muslimi: 1390)
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja e bekimet qofshin për pejgamberin tonë Muhamedin, familjen dhe gjithë shokët e tij!
Sakaq...
Kjo është një broshurë e shkurtër mbi etikën dhe dispozitat që lidhen me vizitën në xhaminë e Profetit (paqja qoftë mbi të!). Në të jemi munduar të sqarojmë çështjet më të rëndësishme që i nevojiten atij që viziton xhaminë e Profetit (paqja qoftë mbi të!).
I lutemi Allahut që ta bëjë këtë punim të sinqertë për hir të Tij dhe të dobishëm për të gjithë muslimanët.
Komisioni Shkencor pranë Qendrës për Shërbimin e Mesazhit Islam në Gjuhë të Ndryshme.
Broshurë e shkurtër
Vizita në xhaminë e Profetit (paqja qoftë mbi të!) është vepër e pëlqyer, nuk ka kohë të përcaktuar për të dhe nuk është pjesë e riteve të Haxhit. Nuk është detyrë për haxhinjtë, burra apo gra, të vizitojnë varrin e Profetit (paqja qoftë mbi të!) ose varrezat e Bekiës.
Nuk lejohet të ndërmerret udhëtimi enkas për të vizituar varrin e Profetit (paqja qoftë mbi të!), sepse udhëtimi me qëllim adhurimi nuk është i lejuar për vizitën e varreve, por është i lejuar vetëm për tri xhamitë e mëdha. Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:“Nuk ndërmerret udhëtim (me qëllim adhurimi) përveçse për të vizituar tri xhamitë: Xhaminë time, Xhaminë e Shenjtë dhe Xhaminë el-Aksa.”
Udhëtimi i dikujt që jeton larg nga Medineja për të vizituar varrin nuk lejohet, por lejohet për vizitën e Xhamisë së Profetit (paqja qoftë mbi të!), dhe gjatë qëndrimit aty lejohet vizita e varrit të tij dhe të shokëve të tij, si diçka që i bashkëlidhet vizitës së xhamisë.
Nuk lejohet që gratë të vizitojnë varrin e Profetit (paqja qoftë mbi të!) dhe as ndonjë varr tjetër, për shkak të hadithit ku Profeti mallkoi gratë që vizitojnë varret, për shkak se ato mund të vajtojnë apo mund t'u zbulohen hiret ose të bëjnë shkelje të tjera sheriatike. Atyre u rekomandohet të shtojnë salavatet mbi Profetin (paqja qoftë mbi të!), në xhami apo kudo që të jenë, sepse salavatet i arrijnë atij pa qenë e nevojshme të jenë njerëzit pranë varrit. Sepse Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:"Mos i bëni shtëpitë tuaja varre, dhe mos e bëni varrin tim festë. Dhe dërgoni salavate mbi mua, sepse salavatet tuaja më arrijnë mua kudo që të jeni."Ai (paqja qoftë mbi të!) gjithashtu ka thënë:"Vërtet, Allahu ka disa engjëj që enden (udhëtojnë) në tokë dhe ma përcjellin përshëndetjen (selamin) e umetit tim."
Kur vizitori të hyjë në Xhaminë e nderuar të Profetit (paqja qoftë mbi të!), është e preferuar për të që të hyjë me këmbën e djathtë dhe të thotë: "O Allah, m’i hap mua dyert e mëshirës Sate. Ashtu siç thuhet kjo edhe kur hyn në xhami të tjera."
Nuk ka ndonjë dhikër të veçantë për hyrjen në Xhaminë e tij (paqja qoftë mbi të!)."
Pastaj fal dy rekate përshëndetje të Xhamisë.
Dhe nëse nuk është kohë e ndaluar (për falje), atëherë lejohet që ai të falë sa të dojë namaz vullnetar, duke e ndarë në nga dy rekate. I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:"Një namaz në xhaminë time është më i mirë se një mijë namaze në çdo vend tjetër, përveç Xhamisë së Shenjtë (Qabes)."
Dhe është e pëlqyeshme që të synojë të falet në Raudah – që është hapësira mes minberit të Profetit (paqja qoftë mbi të!) dhe dhomës së tij, nëse i jepet mundësia, ngase Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:"Hapësira mes shtëpisë sime dhe minberit tim është një kopsht prej kopshteve të Xhenetit."
E nëse nuk i jepet mundësia (të falet në Raudah), atëherë le të falet në cilëndo pjesë të Xhamisë. Kjo është në rastin kur nuk është fjala për namaz me xhemat. Ndërsa, kur bëhet fjalë për namaz me xhemat, atëherë le të kujdeset që të falet në safin e parë, që është pas imamit, për shkak të argumenteve të përgjithshme që janë transmetuar për këtë çështje.
Nëse dëshiron të vizitojë varrin e Profetit (paqja qoftë mbi të!) dhe të dy shokëve të tij,
le të qëndrojë përballë varrit të tij me edukatë, përnderim dhe pa e ngritur zërin. Pastaj e përshëndet Profetin (paqja qoftë mbi të!) duke thënë: “Es-selamu alejke ja Resulallah, ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Nuk ka problem nëse shton: “Dëshmoj se ti je vërtet i Dërguari i Allahut, dhe se e ke përcjellë mesazhin, e ke përmbushur amanetin, ke luftuar në rrugë të Allahut siç duhet, dhe i ke këshilluar me dashamirësi njerëzit. Allahu të shpërbleftë për umetin tënd me shpërblimin më të mirë që i ka dhënë ndonjë pejgamberi për umetin e vet.”
Pastaj lëviz pak në të djathtë dhe përshëndet Ebu Bekrin e sinqertë (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
Pastaj lëviz pak më tej në të djathtë dhe përshëndet Umer ibën El-Hattabin (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ibën Umeri – Allahu qoftë i kënaqur me të – kur përshëndeste Profetin (paqja qoftë mbi të!) dhe të dy shokët e tij, zakonisht nuk thoshte më shumë se: “Es-selamu alejke ja Resulallah. Es-selamu alejke ja Eba Bekr. Es-selamu alejke ja ebetah (baba)”, pastaj largohej.
Nuk është e pëlqyer të qëndrohet gjatë apo të bëhen lutje të gjata pranë varrit të Profetit (paqja qoftë mbi të!) apo të dy shokëve të tij. Imam Maliku e ka konsideruar këtë si bidat (risi në fe), që nuk është vepruar nga të parët e mirë -selefi, dhe ka thënë: “Asgjë nuk do ta përmirësojë këtë umet veçse ajo që i përmirësoi të parët e tij.”
Po ashtu, ajo që bëjnë disa vizitorë kur përshëndesin Profetin (paqja qoftë mbi të!) duke u kthyer me fytyrë nga varri dhe duke u lutur me duar të ngritura, nuk lejohet. Sepse kjo bie ndesh me traditën e brezave të parë të mirë, respektivisht shokëve të Profetit dhe atyre që i ndoqën më pas me vepra të mira. Bile këto veprime konsiderohen risi në fe.
Po ashtu, ajo që bëjnë disa vizitorë kur përshëndesin Profetin (paqja qoftë mbi të!) duke vënë dorën e djathtë mbi të majtën në gjoks si në namaz, nuk lejohet. Sepse kjo është një formë e qëndrimit për adhurim dhe përulësi që i takon vetëm Allahut – siç ka cituar Ibën Haxheri në librin e tij “Fet’h el-Bari” nga dijetarët.
Nuk lejohet që dikush t’i afrohet Allahut duke prekur dhomën e Profetit, apo duke bërë tavaf rreth saj, as t’i kërkojë Profetit (paqja qoftë mbi të!) plotësimin e nevojave apo shërimin e ndonjë të sëmuri. Këto kërkesa duhet t'i drejtohen vetëm Allahut.
Vizitorit të Medinës i rekomandohet të vizitojë xhaminë e Kubasë dhe të falë namaz në të, sepse Profeti (paqja qoftë mbi të!) shkonte atje si në këmbë, ashtu edhe mbi kafshë, dhe falte dy rekate. Nga Sehl ibën Hunejfi transmetohet se Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:“Kush pastrohet në shtëpinë e tij dhe vjen në xhaminë e Kubasë dhe fal atje një namaz, i llogaritet si shpërblim i një Umreje.”
Burrave u rekomandohet të vizitojnë varrezat e Bekisë, varrezat e Medinës dhe varret e dëshmorëve, si dhe varrin e Hamzait (Allahu qoftë i kënaqur me të!), sepse Profeti (paqja qoftë mbi të!) i vizitonte dhe lutej për ta. Ai ka thënë:“Ju kam ndaluar më parë nga vizita e varrezave, por tani vizitojini ato, sepse ju kujtojnë Ahiretin.”
Dhe kur t’i vizitojë, le të thotë siç thuhet kur vizitohen varrezat e zakonshme: “Paqja qoftë mbi ju, o banorë të varrezave, prej besimtarëve dhe muslimanëve. Edhe ne, nëse do Allahu, do t’ju bashkohemi. Allahu i mëshiroftë të parët dhe të fundit nga ne. Kërkojmë prej Allahut mirësi për veten dhe për ju.”
Vizita e varrezave ka si qëllim përkujtimin e Ahiretit, bamirësinë ndaj të vdekurve duke bërë lutje për ta dhe ndjekjen e Sunetit të Profetit (paqja qoftë mbi të!). Kjo është vizita e ligjësuar fetarisht.
Ndërsa vizitat me qëllim lutjeje pranë varreve të tyre, apo për të kërkuar diçka nga Allahu për hir të tyre, apo për hir të pozitës së tyre, janë vizita të ndaluara dhe të shpikura në fe, nuk i ka ligjësuar Profeti (paqja qoftë mbi të!) e as janë vepruar nga të parët e mirë. Ndërsa t’u kërkosh atyre plotësimin e nevojave, shërimin e të sëmurëve etj, kjo është shirk i madh.
Këtu po i sjellim lexuesit disa hadithe të shpikura që lidhen me këtë temë, në mënyrë që ai t'i njohë dhe të ruhet prej tyre:
I pari: “Kush bën Haxh dhe nuk më viziton mua, më ka fyer.”
I dyti: “Kush më viziton pas vdekjes sime, është sikur më ka vizituar në jetë.”
I treti: “Kush më viziton mua dhe babain tim Ibrahimin në të njëjtin vit, i garantoj Xhenetin prej Allahut.”
I katërti: “Kush viziton varrin tim, e ka të sigurtë ndërmejtësimin tim.”
Këto hadithe dhe të tjera të ngjashme me to, nuk janë të sakta nga Profeti (paqja qoftë mbi të!). Hafidh Ukajli ka thënë: “Nuk është i saktë asnjë prej haditheve që përcillen në këtë temë.” Ibën Haxheri në librin e tij ''Et-Telhis" ka thënë: “Të gjitha rrugët e transmetimit të tyre janë të dobëta.”Vizita e Xhamisë së Profetit para apo pas Haxhit dhe Umres nuk është pjesë e Haxhit apo Umres dhe nuk është kusht për plotësimin e tyre. Ajo është e pëlqyer më vete dhe nuk është e lidhur me Haxhin apo Umren. Nëse haxhiu apo umrexhiu nuk e viziton Xhaminë e Profetit, nuk hyn në gjynah. Kush bën Haxhin apo Umren nuk e ka për detyrë të vizitojë xhaminë e Profetit (paqja qoftë mbi të!) Po ashtu, nuk është detyrë që ai që viziton xhaminë e Profetit të kryejë Haxh apo Umre. E nëse i bashkon këto të gjitha në një udhëtim të vetëm; Haxhin, Umren dhe vizitën e Xhamisë së Profetit, atëherë nuk ka asnjë problem.
Gabime gjatë vizitës në xhaminë e Profetit (paqja qoftë mbi të!):
Prekja e mureve apo hekurave gjatë vizitës së varrit të Profetit (paqja qoftë mbi të!), lidhja e fijeve apo pëlhurave në dritare për bekim.
Ndërkohë që bereqeti është vetëm në atë që e ka ligjësuar Allahu dhe i Dërguari i Tij (paqja qoftë mbi të!), jo në risitë.
Shkuarja në shpella të ndryshme si shpella e Uhudit, Hirasë apo Theurit në Mekë, lidhja e leckave dhe bërja e lutjeve të shpikura atje, si dhe stërmundimi për të shkuar atje.
Të gjitha këto janë të kota dhe pa bazë në sheriatin e pastër.
Vizita e vendeve që mendohet se janë objekte historike që i përkasin Profetit (paqja qoftë mbi të!), si vendi ku u ul deveja e tij, Pusi i Unazës, apo Pusi i Uthmanit, dhe marrja e dheut nga këto vende për bereqet.
Lutjet drejtuar të vdekurve gjatë vizitave në varrezat e Bekisë apo dëshmorëve të Uhudit, apo hedhja e parave nëpër varre për të kërkuar afrim apo bekim prej të vdekurve.
Këto janë gabime të rënda dhe madje formë e shirkut të madh, siç kanë sqaruar dijetarët dhe siç dëshmohet në Librin e Allahut dhe në Sunetin e të Dërguarit të Tij. Sepse adhurimi i përket vetëm Allahut dhe nuk lejohet që asnjë pjesë e tij t’i kushtohet dikujt tjetër, siç janë lutja, therja e kurbanit, betimi apo zotimi. Allahu i Madhëruar ka thënë:“Dhe nuk ishin urdhëruar për tjetër veçse që të jenë të sinqertë në adhurimin e Allahut.”(Sureja Bejjine: 5)
Allahu është më i Dijshmi. Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamedin, familjen dhe gjithë shokët e tij.
VLERAT DHE NORMAT E XHAMISË PROFETIKE DHE DISPOZITAT E VIZITËS SË VARRIT TË PROFETIT (PAQJA QOFTË MBI TË!) DHE VARREVE TË SHOKËVE TË TIJ (ALLAHU QOFTË I KËNAQUR ME TA!)
52 gjuhë
VLERAT DHE NORMAT E XHAMISË PROFETIKE DHE DISPOZITAT E VIZITËS SË VARRIT TË PROFETIT (PAQJA QOFTË MBI TË!) DHE VARREVE TË SHOKËVE TË TIJ (ALLAHU QOFTË I KËNAQUR ME TA!)
Libri nxjerr në pah vlerat e Xhamisë së Profetit (paqja qoftë mbi të!) dhe parashtron normat e vizitës së saj, dhe vizitës së varrit të Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) dhe varreve të dy shokëve të tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), duke theksuar njëherazi rëndësinë e respektit, pastërtisë dhe shmangies së veprimeve që konsiderohen risi gjatë vizitës.
Umreja, mënyra dhe rregullat e saj në formë të përmbledhur.
65 gjuhë
Umreja, mënyra dhe rregullat e saj në formë të përmbledhur.
Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve! Paqja e bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij! Sakaq... Kjo është një broshurë e shkurtër mbi mënyrën e kryerjes së umres, rregullat dhe normat e saj, ku jemi përpjekur të shpjegojmë shumicën e asaj që i nevojitet zakonisht atij që kryen umren. Ne i kërkojmë Allahut që ta bëjë këtë vepër të sinqertë për Fytyrën e Tij Fisnike dhe të dobishme për të gjithë muslimanët.
VERIFIKIMI DHE QARTËSIMI I SHUMË ÇËSHTJEVE QË KANË TË BËJNË ME HAXHIN, UMREN DHE VIZITËN E XHAMISË SË PEJGAMBERIT NË DRITËN E KURANIT DHE SUNETIT
54 gjuhë
VERIFIKIMI DHE QARTËSIMI I SHUMË ÇËSHTJEVE QË KANË TË BËJNË ME HAXHIN, UMREN DHE VIZITËN E XHAMISË SË PEJGAMBERIT NË DRITËN E KURANIT DHE SUNETIT
Libri shpjegon dispozitat e Haxhit, Umres dhe Vizitës në përputhje me Kuranin dhe Sunetin, dhe sqaron detyrat e Haxhit dhe Umres, veprimet e ndaluara gjatë ihramit dhe etikën e vizitës në xhaminë e Profetit (paqja qoftë mbi të!), duke paralajmëruar kundër bidateve në këto rite.
Shkeljet dhe gabimet që bëhen në Haxh, Umre dhe Vizitë.
39 gjuhë
Shkeljet dhe gabimet që bëhen në Haxh, Umre dhe Vizitë.
Gabimet dhe shkeljet që lidhen me Umren Së pari: Shkeljet dhe gabimet e njerëzve lidhur me ihramin Lënia e "ihlalit" shpalljes me zë të lartë të nijetit për adhurimin, që do të thotë të mos ngrejë zërin për të bërë nijetin për ritualin e Umres që synon të bëjë, në momentin e fillimit të lidhjes së ihramit. Sipas Sunetit duhet të ngrihet zëri kur bëjmë nijetin e Umres.