Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! A e ke pyetur veten: Kush i krijoi qiejt, Tokën dhe krijesat madhështore në to? Kush e krijoi këtë sistem të përpiktë dhe të përsosur që gjendet në to?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
A e ke pyetur veten:
Kush i krijoi qiejt, Tokën dhe krijesat madhështore në to? Kush e krijoi këtë sistem të përpiktë dhe të përsosur që gjendet në to?
Si është i organizuar dhe i qëndrueshëm ky univers madhështor me ligjet e tij, të cilat e rregullojnë atë në mënyrë precize gjatë gjithë këtyre viteve?
A është vetëkrijuar ky univers, ka ardhur prej hiçit apo ka ardhur krejt rastësisht?
Po ty kush të krijoi?
Kush e vendosi këtë sistem të përpiktë në sistemet e trupit tënd dhe në trupat e qenieve të gjalla?
Asnjë njeri nuk do ta pranonte po t'i thuhej: Kjo shtëpi erdhi pa e ndërtuar askush! Ose t'i thuhej: Hiçgjëja është ajo që e krijoi këtë shtëpi! Si mund t'u besojnë disa njerëz atyre që thonë: Ky univers madhështor erdhi pa Krijues? Si mund të pranojë një njeri me mend t'i thuhet: Ky rregull preciz i universit erdhi krejt rastësisht?
Sigurisht që ekziston një Zot madhështor, Krijues dhe Sistemues i këtij universi dhe çdo i gjëje në të: Ai është Allahu i Lartmadhëruar.
Zoti i Lartësuar na çoi të dërguar dhe u zbriti atyre librat hyjnorë, i fundit prej të cilëve është Kurani i madhërishëm, të cilin Allahu ia shpalli Muhamedit, të Dërguarit të fundit të Allahut.
Nëpërmjet librave dhe të dërguarve Ai:
⦁ Na tregoi për Veten, cilësitë e Tij dhe të drejtën e Tij mbi ne dhe na sqaroi të drejtat tona karshi Tij.
⦁ Na udhëzoi se Ai është Zoti që krijoi njerëzimin dhe se Ai është i Gjallë dhe nuk vdes kurrë. I tërë krijimi është nën grushtin e Tij dhe nën pushtetin e kontrollin e Tij.
⦁ Na tregoi se prej cilësive të tij është dituria, kështu që Ai ka përfshirë çdo gjë me diturinë e Tij dhe se Ai është Gjithëdëgjues e Gjithëshikues, të Cilit nuk i fshihet asgjë, as në Tokë e as në qiell.
⦁ Na tregoi se Ai është Zoti, i Cili përshkruhet me cilësi të përsosura. Ai na dha mendje e shqisa që perceptojnë mrekullitë e krijimit dhe fuqisë së Tij, gjë që na tregojnë madhështinë, fuqinë dhe përsosurinë e Tij. Ai na rrënjosi një natyrshmëri që tregon përsosurinë e Tij dhe se Atij nuk mund t'i vishen mangësitë.
⦁ Ai na tregoi se Zoti është mbi qiejt e Tij dhe nuk hyn brenda botës (është i ndarë nga krijesat e Veta), e as bota nuk është e shkrirë tek Ai.
⦁ Ai na tregoi se duhet t'i dorëzohemi Atij, sepse Ai është Krijuesi ynë dhe Krijuesi e Sistemuesi i universit.
Krijuesi ka cilësi të madhështisë dhe assesi nuk mund të përshkruhet se ka nevojë për diçka ose se ka mangësi. Zoti nuk harron, nuk fle, nuk ha ushqim dhe nuk mund të ketë bashkëshorte e fëmijë. Tekstet që përmbajnë ndonjë gjë që kundërshton madhështinë e Krijuesit nuk janë pjesë e shpalljes së saktë që është sjellë nga të dërguarit e Allahut (paqja qoftë mbi ta!).
Nëse e beson Zotin, Krijuesin... a ke menduar ndonjëherë se cili është qëllimi i krijimit tënd? Çfarë dëshiron Zoti nga ne dhe cili është qëllimi përse ekzistojmë?
A mund të ndodhë që Allahu, pasi na krijoi, të na lërë pas dore? A mund të ndodhë që Allahu i krijoi të gjitha këto krijesa pa kurrfarë qëllimi?
E vërteta është se Zoti, Krijuesi madhështor, Allahu, na tregoi qëllimin përse na krijoi, që është ta adhurojmë vetëm Atë dhe t'i bindemi në atë që dëshiron prej nesh! Ai na tregoi se vetëm Ai është i denjë për adhurim dhe na sqaroi përmes të dërguarve të Tij (paqja qoftë mbi ta!) si ta adhurojmë, si mund t'i afrohemi Atij duke i kryer urdhrat e Tij dhe duke i braktisur ndalesat e Tij, si e fitojmë kënaqësinë e Tij, si të ruhemi prej dënimit të Tij, si dhe na tregoi vendstrehimin tonë pas vdekjes.
Allahu na tregoi se jeta e kësaj bote është vetëm një provë dhe se jeta e vërtetë dhe e plotë do të jetë në botën tjetër, pas vdekjes.
Ai na tregoi se kush e adhuron Allahun, siç është urdhëruar, dhe largohet nga ajo që Ai e ka ndaluar, do të ketë jetë të këndshme në këtë botë dhe lumturi të përhershme në botën tjetër, e kushdo që e kundërshton Atë dhe mohon, do të ketë mjerim në këtë botë dhe dënim të përjetshëm në botën tjetër.
Ngase e dimë se nuk mund ta kalojmë këtë jetë pa marrë secili prej nesh shpërblimin për atë që ka bërë, qoftë mirë, qoftë keq. Pra, a nuk do të ketë fare dënim për zullumqarët e as shpërblim për mirëbërësit?!
Zoti ynë na ka treguar se fitimi i kënaqësisë së Tij dhe shpëtimi nga dënimi i Tij nuk mund të arrihen ndryshe veçse duke hyrë në fenë islame, e cila nënkupton nënshtrimin ndaj Tij dhe adhurimin e Tij, që është i Vetëm e pa ortak, nënshtrimin ndaj Tij me bindje dhe zbatimin e ligjit të Tij me kënaqësi e pranim. Ai po ashtu na ka treguar se nuk pranon nga njerëzit asnjë fe tjetër përveç Islamit. Allahu i Lartësuar thotë:"Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur."(Alu Imran, 85)
Ai që shikon se çfarë adhurojnë shumica e njerëzve sot, do të gjejë se dikush adhuron qenie njerëzore, një tjetër adhuron idhull, një tjetër adhuron planet, e kështu me radhë. Njeriu që është i mençur nuk duhet të adhurojë askënd tjetër, pos Zotit të botëve, i Cili është i përsosur në cilësitë e Tij. Vallë, si mund të adhurojë një krijesë tjetër si veten ose më të ulët sesa veten?! I Adhuruari (Zoti) nuk mund të jetë qenie njerëzore, idhull, pemë ose kafshë!
Asnjëra nga fetë që njerëzit i kanë përqafuar sot, përveç Islamit, nuk pranohet nga Allahu, pasi ato janë fe të krijuara nga njerëzit ose legjislacione që ishin hyjnore dhe më pas janë shtrembëruar nga dora e njeriut. Sa i përket Islamit, ai është feja e Zotit të botëve, e cila nuk ndryshon. Libri i kësaj feje është Kurani i madhërishëm. Ai është i ruajtur ashtu siç e shpalli Allahu dhe ende është në duart e muslimanëve edhe sot e kësaj dite në gjuhën në të cilën iu shpall të Dërguarit të fundit.
Një nga themelet e Islamit është të besosh në të gjithë të dërguarit e Allahut. Të gjithë ata ishin njerëz, të cilët Allahu i fuqizoi me shenja dhe mrekulli, si dhe i dërgoi të thërrasin që të adhurohet vetëm Ai, pa i bërë ortak.Muhamedi ﷺ është i Dërguari i fundit, të cilin Allahu e dërgoi me ligjin e fundit hyjnor që i shfuqizoi ligjet e të dërguarve para tij, si dhe e fuqizoi me mrekulli madhështore, më e madhja e të cilave është Kurani i madhërishëm, fjala e Zotit të botëve, Libri më i madh që e njohu njerëzimi, i paimitueshëm në përmbajtjen, shprehjen, renditjen dhe vendimet e tij. Në të është udhëzimi drejt së vërtetës, që shpie drejt lumturisë në këtë botë e në botën tjetër. Ai ka zbritur në gjuhën arabe.
Ka shumë prova racionale dhe shkencore që vërtetojnë pa dyshim se ky Kuran është Fjala e Krijuesit dhe se nuk mund të jetë i krijuar nga njerëzit.
Ndër bazat e Islamit është besimi në melekët dhe besimi në Ditën e Fundit, se Allahu do t'i ringjallë njerëzit nga varret e tyre në Ditën e Kametit për t'i llogaritur për veprat e tyre. Ai që është besimtar, do të ketë lumturi të përjetshme në Xhenet, ndërsa ai që nuk beson dhe bën vepra të këqija, do të ketë dënim të madh në Zjarr. Prej bazave të Islamit është që të besosh në atë që e ka caktuar Allahu, qoftë mirë, qoftë keq.
Feja islame është një program gjithëpërfshirës ndaj jetës, në përputhje me natyrshmërinë e pastër njerëzore dhe arsyen e shëndoshë, rrjedhimisht atë e pranojnë shpirtrat e drejtë. Ajo është e përligjuar nga Krijuesi madhështor për krijesat e Tij dhe është fe e mirësisë dhe lumturisë për të gjithë njerëzit në këtë botë dhe në botën tjetër; nuk e dallon një racë nga tjetra e as një ngjyrë mbi tjetrën. Njerëzit në Islam konsiderohen të njëjtë dhe dallimi nga njëri-tjetri bëhet vetëm me vepra të mira.
Prej gjërave që Allahu i përmend fuqishëm në Kuranin e madhërishëm është të besohet se Allahu është Zoti dhe i Adhuruari, se Islami është feja (e vërtetë) dhe se Muhamedi është i dërguar dhe se hyrja në Islam është një çështje e domosdoshme, për të cilën njeriu nuk ka zgjidhje. Në Ditën e Kiametit do të ketë llogaridhënie dhe shpërblim. Ai që është besimtar i vërtetë, do të ketë fitore dhe sukses të madh, e ai që është jobesimtar, do të ketë humbje të qartë.
Ai që dëshiron të hyjë në Islam, duhet të thotë: "Dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Tij", duke e ditur kuptimin e saj, duke besuar në të dhe kështu bëhet musliman. Pastaj ai e mëson pak nga pak pjesën tjetër të obligimeve të Islamit, që t'i jetësojë urdhrat e Allahut.
Islami nënkupton dorëzimin ndaj Allahut, Krijuesit dhe Sistemuesit të universit, si dhe nënshtrimin ndaj Tij me dashuri e madhërim. Baza e Islamit është besimi në Allahun, se Ai është Krijuesi dhe çdo gjë tjetër përveç Tij është e krijuar dhe se Ai është i denjë për adhurim, i Cili është i Vetëm dhe pa ortak, askush nuk është i denjë për adhurim përveç Tij. Atij i përkasin emrat më të bukur e cilësitë më të larta dhe atij i përket përsosuria absolute, pa kurrfarë mangësie. Ai as lind, as është i lindur dhe askush nuk është i barabartë e i krahasueshëm me Të. Ai as futet e as mishërohet në…
Çdo gjë tregon se Krijuesi ekziston Kush i krijoi qiejt, Tokën dhe krijesat e mëdha e të panumërta në to? Kush e krijoi këtë sistem preciz dhe të përkryer në Qiell dhe Tokë? Kush e krijoi njeriun, ia dha dëgjimin, shikimin e mendjen dhe e bëri të aftë për të fituar dituri dhe për t'i perceptuar realitetet? Si e shpjegon këtë mjeshtëri precize në sistemin e trupit tënd dhe në trupat e organizmave të gjallë? Kush i krijoi? Si është i organizuar dhe i qëndrueshëm ky univers madhështor me ligjet e tij, të cilat e rregullojnë atë në mënyrë precize gjatë gjithë këtyre viteve?