أذكار الحاج والمعتمر
Gjuha: Shqip
Gjuha: Shqip
LUTJET DHE DHIKRET QË BËHEN GJATË HAXHIT DHE UMRES
Mikati:
Bën nijet për të hyrë në ritualin e Haxhit ose Umres dhe më pas thotë:
Umrexhiu dhe ai që kryen Haxhin Temettuë thonë: “Lebbejke Umreten, lebbejke Allahumme lebbejk.” (Të përgjigjem për kryerjen e Umres! Të përgjigjem o Allah, të përgjigjem!)
Ndërsa ai që po bën Haxhin e Kiranit thotë: "Lebbejke Allahumme umreten ue haxhen" (Të përgjigjem për kryerjen e Umres dhe Haxhit, të përgjigjem o Allah, të përgjigjem!).
Ndërsa ai që bën Haxhin e Ifradit thotë: "Lebbejke haxhen lebbejke Allahumme lebbejk" (Të përgjigjem për kryerjen e Haxhit, të përgjigjem o Allah, të përgjigjem!)
Pastaj umrexhiu dhe ai që bën Haxhin e Temettuit vazhdojnë me thënien e Telbijes derisa të shohin Qaben, ndërsa ai që bën Haxhin e Kiranit ose të Ifradit e ndërpresin Telbijen me hedhjen e gurëve në Xhemretul Akabe.
Tavafi:
Në fillim të çdo rrotullimi, bën shenjë me dorë drejt Gurit të Zi dhe thotë: (Allahu Ekber), mund të shtojë dhe shprehjen (Bismilah) vetëm në fillim të rrotullimit të parë, por jo në rrotullimet e tjera.
Ndërmjet këndit jugperëndimor dhe Gurit të Zi: thotë: “Rabbena atina fi-d-dunja haseneten ve fi-l-ahireti haseneten ve kina adhabe-n-nar!” (Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit!)
Haxhiu, pas tavafit, kalon te vendqëndrimi i Ibrahimit, nëse ka mundësi, dhe thotë ajetin: "Ve-t-tehidhu min mekami Ibrahime musal-la!" (Dhe bëjeni vendqëndrimin e Ibrahimit vend faljeje!)
Në dy rekatet që falen pas tavafit thotë suren Kafirun, në rekatin e parë dhe suren Ihlas, në rekatin e dytë.
Sa’ji:
Kur t'i afrohet Safasë, thotë: "Inne-s-safa ve-l-mervete min sheairi-l-Lah!" (Kodrinat Safa dhe Merva (në Mekë) janë pjesë e Simboleve të Allahut!) - Po e nis me atë që e nisi Allahu.
Kur ngjitet në Safa, drejtohet nga Qabja dhe thotë: "Allahu ekber! Elhamdulilah!" (Allahu është më i madhi, falënderimi i takon Allahut), pastaj thotë këtë dhikrin: «La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehu-l-mulku ve lehu-l-hamdu ve huve ala kul-li shej'in kadir! La ilahe il-lallahu vahdeh, enxheze va'deh ve nesare abdeh ve hezeme-l-ahzabe vahdeh» (Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Një dhe i pashoq. Atij i takon sundimi dhe Atij i takon falënderimi dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Nuk ka zot tjetër përveç Allahut të vetëm. Ai e përmbushi premtimin e Tij, e ndihmoi robin e Tij dhe i mposhti i vetëm grupet armike), pastaj bën lutje, pastaj e përsërit këtë dhikër dhe bën sërish lutje, pastaj e përsërit sërish këtë dhikër dhe zbret për në Merva, dhe vepron në të njëjtën mënyrë çdo herë në Safa dhe në Merva.
Nuk ka lutje specifike për xhirot e tavafit dhe sa'jit, por lejohet që muslimani të bëjë çfarë të dëshirojë nga dhikri dhe lutjet e dobishme.
Dita 8:
Ai që bën Haxhin e Temettuit hyn në ihram për Haxh dhe thotë: (Lebbejke haxhxhen, lebbejke Allahumme lebbejk), ndërsa ata që po bëjnë Haxhin e Kiranit ose të Ifradit e kanë filluar ihramin e tyre për Haxhin që nga Mikati.
Gjatë rrugëtimit të tij nga Minaja në Arafat, haxhiu angazhohet me Telbije ose Tekbir, dhe të dyja këto janë transmetuar nga Profeti, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, dhe shokët e tij.
Dita 9:
Në ditën e Arafatit thotë sa më shpesh: "La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehu-l-mulku ve lehu-l-hamdu ve huve ala kul-li shej'in kadir!" (S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një dhe i Pashoq; Atij i takon sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë), dhe pas mesditës i përkushtohet lutjes deri në perëndimin e diellit.
Dita 10:
Pas namazit të sabahut shkon te Mesh’aril-Harami në Muzdelife nëse ka mundësi, e nëse nuk mundet, atëherë aty ku është i lutet Allahut të Lartësuar, e madhëron dhe e falënderon.
Kur hedh gurët në Xhemretul-Akabe, ndërpritet telbija e Haxhit. Kur hedh gurët, me çdo gurë që gjuan thotë: “Allahu Ekber”
Në Tavafin e Ifadës dhe në faljen e dy rekateve pas tij, si dhe në Sa'jin e Haxhit, bën ato lutje dhe atë dhikër që kemi përmendur më parë kur folëm për Umren.
Ditët e Teshrikut:
Gjuan gurët tek Xhemereja e vogël dhe thotë: (Allahu Ekber) me çdo guralec, pastaj ecën përpara, drejtohet nga Kibla dhe bën lutje të gjatë, pastaj gjuan Xhemeren e mesme dhe thotë: (Allahu Ekber) me çdo guralec, pastaj ecën përpara drejt krahut të majtë, drejtohet nga Kibla dhe bën lutje të gjatë, pastaj gjuan Xhemeren e madhe dhe nuk bën lutje pas saj.
Tavafi i lamtumirës:
Në këtë tavaf bën të njëjtat lutje dhe dhikër që kemi cekur në tavafin e Umres.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Dr. Abdullah bin Hamud El-Furejh
Përkthyer në Gjuhë të Ndryshme
Kliko mbi çdo temë për të kaluar te dhikret dhe lutjet përkatëse.
Kthehu në faqen e parë
Tjetri
I mëparshmi
"Fondacioni Shkencor i Vakëfit 'Iktida'"
Ne kujdesemi për përhapjen e sunetit të Profetit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, dhe lutjeve e dhikreve të tij të përditshme.
Jemi të lumtur që na kontaktuat!