Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Dhikri që thuhet në mëngjes dhe në mbrëmje "Allahu; nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. I Gjalli, i Pavdekshmi. Atë nuk e zë as dremitja e as gjumi. E Tija është gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërmjetësojë pranë Tij, pa lejen e Tij?! Ai di gjithçka që është para tyre dhe gjithçka që është pas tyre. Ata nuk mund të zotërojnë asgjë nga dija e Tij, përveç asaj që Ai do. Kursija e Tij përfshin qiejt dhe Tokën. Ruajtja e të dyjave nuk e lodh Atë dhe Ai është i Larti, i Madhërishmi." Ajeti Kursij,…
"Bismil-lãhil-ledhĩ lã jeḍurr-rru me’asmihi shej’un fil-erḍi ue lã fis-semãi ue huves-Semĩ’ul ‘Alĩm"
(Me emrin e Allahut, me emrin e të Cilit nuk mund të bëjë dëm asgjë në Tokë e as në qiell. Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.)(Tri herë)
"Raḍĩtu bil-Lãhi Rabben, ue bil islãmi dĩnen, ue bi Muḥammedin nebijjen." (Jam i kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin për profet)(Tri herë)
“Eṣbaḥnã ue eṣbaḥal mulku lil-lãh, uelḥamdulil-lãh, lã ilãhe il-lall-llãhu uaḥdehu lã sherĩke leh, lehul mulku, ue lehul ḥamdu, ue huve ‘alã kul-li shej’in ḳadĩr. Rabbi es’eluke ḣajra mã fĩ hãdhel jeumi, ue ḣajra mã ba’ëdehu, ue e’ũdhu bike min sherri mã fĩ hãdhel jeumi, ue sherri mã ba’ëdehu. Rabbi e’ũdhu bike minel-keseli, ue sũil-kiber. Rabbi e’ũdhu bike min ‘adhãbin fin-nãri, ue ‘adhãbin fil ḳabër." (E arritëm mëngjesin e tërë sundimi i takon Allahut dhe falënderimet janë vetëm për Allahun. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Cili është Një dhe i pashoq. Atij i përket sundimi dhe falënderimi. Ai për çdo gjë është i Plotfuqishëm. O Zot, unë kërkoj prej Teje mirësinë e kësaj dite dhe mirësinë e asaj që vjen pas saj. Kërkoj të më mbrosh nga e keqja e saj dhe e ditëve të tjera pas saj! O Zot, kërkoj mbrojtjen tënde nga përtacia dhe nga e keqja e pleqërisë së thellë! O Zot, më mbroj nga dënimi i zjarrit të Xhehenemit dhe dënimi i varrit!)Në mbrëmje thotë:"Emsejna ue emsel mulku lil-lãh" (U ngrysëm nën sundimin e Allahut)Dhe thotë:"Rabbi es’eluke ḣajra mã fî hãdhihil-lejleti..."në vend të "Eṣbaḥnã ue eṣbaḥal mulku lil-lãh" (E arritëm mëngjesin" dhe në vend të "hadhel jeumi" (kësaj dite)
"Allãhumme bike eṣbaḥnã, ue bike emsejnã, ue bike naḥjã, ue bike nemũtu, ue ilejken-nushũr." (O Allah, falë Teje u gdhimë, falë Teje u ngrysëm, falë Teje jetojmë, falë Teje vdesim dhe te Ti është kthimi - ringjallja)Ndërkaq, në mbrëmje thotë:"Allãhumme bike emsejnã, ue bike eṣbaḥnã, ue bike nemũtu, ue bike naḥjã, ue ilejkel-meṣĩr." (O Allah, falë Teje u ngrysëm, falë Teje u gdhimë, falë Teje vdesim, falë Teje jetojmë dhe te Ti është kthimi - ringjallja)
"Allãhumme mã aṣbaḥa bĩ min ni’ëmetin eu bi eḥadin min ḣalḳike, fe minke uaḥdeke lã sherĩke leke, fe lekel-ḥamdu, ue lekesh-shukru." (O Zoti im, në këtë mëngjes, ajo që më është dhënë mua ose ndonjërit prej krijesave të Tua nga begatitë, është vetëm nga Ti që Je i pashoq; Ty të takon lavdërimi dhe falënderimi.)Ndërkaq, në mbrëmje thotë:"Allãhumme mã emsã bî…" (në këtë mbrëmje)
(Tri herë)
"Allãhumme innĩ es’elukel ‘afue uel ‘ãfijete fid-dun’jã uel ãḣirah, Allãhumme innĩ es’elukel ‘afue uel ‘ãfijete fĩ dĩnĩ ue dun’jãje ue ehlĩ ue mãlĩ, Allãhummestur ‘aurãtĩ, ue ãmin rau’ãtĩ. Allãhumme iḥfeḍhnĩ min bejni jedejje, ue min ḣalfĩ, ue ‘an jemĩnĩ ue ‘an shimãlĩ, ue min feuḳĩ, ue e’ũdhu bi aḍhametike en uġtãle min taḥtĩ." (O Zoti im, kërkoj nga Ti mirëqenie në këtë botë dhe në botën tjetër. Zoti im, kërkoj që të më falësh dhe të më dhurosh mirëqenie në fenë time, në jetën time, në familjen dhe pasurinë time! O Zoti im, m’i mbulo të metat e mia dhe më qetëso në çastet trishtuese! O Zot, më ruaj nga para dhe prapa, nga e djathta, nga e majta dhe nga lart; kërkoj mbrojtje përmes madhështisë Sate të mos më përpijë Toka!)
"Allãhumme Ente Rabbĩ, lã ilãhe il-lã Ente, ḣalaḳtenĩ ue ene ‘abduke, ue ene ‘alã ‘ahdike ue ua’ëdike mesteṭa’ëtu, e’ũdhu bike min sherri mã ṣana’ëtu, ebũu leke bi ni’ëmetike ‘alejje, ue ebũu bi dhenbĩ, feġfir lĩ feinnehu lã jeġfirudh-dhunũbe il-lã Ente."
(O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, unë jam mirënjohës ndaj dhuntive të Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, sepse mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje.)
"Allãhumme Fãṭiras-semãuãti uel erḍi, ‘ãlimel ġajbi uesh-shehãdeti, Rabbe kul-li shej’in ue melĩkehu, eshhedu en lã ilãhe il-lã Ente, e’ũdhu bike min sherri nefsĩ, ue min sherrish-shejṭãni ue shirkihi, ue en eḳterife ‘alã nefsĩ sũen eu exhurr-rrahu ilã muslim."
(O Allah! Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, Ti je Ai që di të fshehtën dhe të dukshmen, Zoti i gjithçkaje dhe Sunduesi i tyre, dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e vetes sime, nga e keqja e shejtanit dhe e thirrjes së tij për në shirk. Kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos i bëj dëm vetes sime ose ndonjë muslimani!)
"Allãhumme innĩ eṣbaḥtu ushhiduke, ue ushhidu ḥamelete ‘arshike, ue melãiketeke, ue xhemĩ’a ḣalḳike enneke Entallãhu lã ilãhe il-lã Ente, uaḥdeke lã sherĩke Leke, ue enne Muḥammeden ‘abduke ue rasũluke." (O Allah! Unë u gdhiva duke të pasur Ty si dëshmitar, mbajtësit e arshit Tënd, melekët e Tu dhe të gjitha krijesat e Tua për faktin se unë pohoj që Ti je Allahu, se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje, se Ti je i Vetëm, i Pashoq, dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari Yt.)Ndërkaq, në mbrëmje:"Allãhumme innî emsejtu…" (O Allah, unë u ngrysa...)(Katër herë)
"Lã ilãhe il-lall-llãhu uaḥdehu lã sherĩke leh, lehul mulku ue lehul ḥamdu ue huve ‘alã kul-li shej’in ḳadĩr." (Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Ai është i Vetmi pa ortak, Atij i përket sundimi e lavdia, Ai është i plotfuqishëm për çdo gjë.)Njëqind herë në mëngjes dhe në mbrëmje.
"Ḥasbijall-llãhu lã ilãhe il-lã huve, ‘alejhi teuekkeltu ue huve rabbul ‘arshil ‘aḍhĩm." (Më mjafton Allahu; nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij; Atij i mbështetem; Ai është Zoti i Arshit madhështor.)(Shtatë herë)
"Subḥãnallãhi ue biḥamdihi" (I patëmeta dhe i Lavdëruar është Allahu)Njëqind herë në mëngjes ose në mbrëmje ose në të dyja kohët bashkë.
"Estaġfirullãhe ue etũbu ilejhi" (I kërkoj falje Allahut dhe pendohem tek Ai.)(Njëqind herë)
Kjo ishte ajo që pata mundësi të shkruaj, i lutem Allahut që ta bëjë të dobishëm këtë shkrim!
E shkroi Muhamed Salih el-Uthejmini, më 20.01.1418, hixhri.
Gjuha: Shqip LUTJET DHE DHIKRET QË BËHEN GJATË HAXHIT DHE UMRES Mikati: Bën nijet për të hyrë në ritualin e Haxhit ose Umres dhe më pas thotë: Umrexhiu dhe ai që kryen Haxhin Temettuë thonë: “Lebbejke Umreten, lebbejke Allahumme lebbejk.” (Të përgjigjem për kryerjen e Umres! Të përgjigjem o Allah, të përgjigjem!) Ndërsa ai që po bën Haxhin e Kiranit thotë: "Lebbejke Allahumme umreten ue haxhen" (Të përgjigjem për kryerjen e Umres dhe Haxhit, të përgjigjem o Allah, të përgjigjem!).
Në librin “Forma e namazit të Profetit ﷺ”, shejhu i nderuar, Abdulaziz ibn Abdullah ibn Bazi (Allahu e pastë mëshiruar!), e ka përmbledhur formën e namazit të Profetit ﷺ me një stil të lehtë dhe një metodologji të përpiktë, duke u mbështetur në tekstet e sakta, që të shërbejë si udhëzues për muslimanin në namazin e tij. Në të, ai ka sqaruar shtyllat e namazit, sunetet e tij dhe mënyrën e kryerjes së tij, nga abdesi deri te selami, duke bashkuar argumentin me shpjegimin dhe duke ftuar në ndjekjen e plotë të Profetit ﷺ në adhurimin më madhështor.
Libri “Muhamedi, Profeti i Islamit (paqja qoftë mbi të!)” trajton jetën e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të!), nga prejardhja, fëmijëria, rinia e deri te martesa e tij e bekuar, fillimi i shpalljes dhe nisja e mesazhit përmbyllës hyjnor. Ai trajton gjithashtu shenjat e pejgamberisë dhe argumentet mbi vërtetësinë e tij; shpjegon legjislacionin me të cilin ai u dërgua si dhe rolin e tij në mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të njeriut; gjithashtu, vë në dukje qëndrimet e kundërshtarëve të tij dhe dëshmitë e tyre për të, duke hedhur dritë mbi moralin e tij fisnik, i cili e bëri atë…
Obligueshmëria e veprimit sipas Sunetit të Profetit ﷺ dhe mosbesimi i atij që e refuzon atë (Pozita e Sunetit në Islam)
23 gjuhë
Obligueshmëria e veprimit sipas Sunetit të Profetit ﷺ dhe mosbesimi i atij që e refuzon atë (Pozita e Sunetit në Islam)
Autor: Abdulaziz ibn Abdullah ibn Bazi (Allahu e pastë mëshiruar!) Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Parathënie Çdo lavdërim i takon Allahut, Zotit të botëve dhe fundi i lumtur është për të devotshmit. Salavati dhe selami qofshin për robin dhe të Dërguarin e Tij, Profetin tonë, Muhamedin, i cili u dërgua si mëshirë për botët, si dhe për familjen e shokët e tij, që e bartën (dhe kumtuan) Librin e Zotit të tyre të Lartësuar dhe Sunetin e Profetit të tyre ﷺ për ata që vijnë më pas, me shumë besnikëri, përsosuri dhe duke i ruajtur plotësisht kuptimet dhe shprehjet (e…