Vazhdoje hadithin: "Vepra vlerësohet sipas nijetit”, duke përmendur me këtë rast edhe disa dobi të përfituara prej tij!
- الباب / الفصل
- قسم الحديث
السؤال
س1: أكمل حديث: «إنما الأعمال بالنيات ...»، واذكر بعض فوائده.
Pyetja 1: Vazhdoje hadithin: "Vepra vlerësohet sipas nijetit”, duke përmendur me këtë rast edhe disa dobi të përfituara prej tij!
الجواب
ج:عن أمير المؤمنين أبي حفص عمر بن الخطاب رَضِيَ اللَّهُ تَعَالَى عَنْهُ قال: سمعت رسول الله صَلَّى اللهُ تَعَالَى عَلَيْهِ وعَلَى آَلِهِ وَسَلَّمَ يقول:
«إنما الأعمال بالنيات، وإنما لكل امرئ ما نوى، فمن كانت هجرته إلى الله ورسوله؛ فهجرته إلى الله ورسوله، ومن كانت هجرته لدنيا يصيبها، أو امرأة ينكحها؛ فهجرته إلى ما هاجر إليه»
رواه البخاري ومسلم.
فوائد من الحديث:
- كل عمل لا بد له من نية، من صلاة، وصوم، وحج، وغيرها من الأعمال.
- لا بد من الإخلاص في النية لله تَعَالَى.
Përgjigjja: Prijësi i besimtarëve, Omeri, i biri i Hattabit, transmeton ta ketë dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë:
Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Vepra vlerësohet sipas nijetit dhe njeriut i takon ajo që e ka bërë nijet. Andaj, atij që ka bërë hixhret për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, i vlerësohet si hixhret për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ndërkaq, nëse ka bërë hixhret me qëllim të arritjes së të mirave të dynjasë ose që të martohet me ndonjë femër, hixhreti i tij do të vlerësohet sipas nijetit të tij.”
(Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi)
Dobi të nxjerra nga hadithi:
- Secila vepër që bëjmë, namazi, agjërimi, haxhillëku apo çfarëdo vepre tjetër qoftë, duhet të bëhet me nijet,
- Nijeti patjetër duhet të jetë i çiltër, pra të jetë vetëm për Allahun e Madhërishëm.