Skip to content

"I falen mëkatet atij njeriu i cili i thotë këto fjalë kur dëgjon muezinin: Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, i Cili është i vetëm dhe nuk ka ortak dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Jam i kënaqur me Allahun si Zot dhe me Muhamedin si Pejgamber dhe me Islamin si fe".

Nga Sa'd ibën Ebi Uekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:

"I falen mëkatet atij njeriu i cili i thotë këto fjalë kur dëgjon muezinin: Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, i Cili është i vetëm dhe nuk ka ortak dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Jam i kënaqur me Allahun si Zot dhe me Muhamedin si Pejgamber dhe me Islamin si fe".

«مَنْ قَالَ حِينَ يَسْمَعُ الْمُؤَذِّنَ أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، وَأَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ، رَضِيتُ بِاللهِ رَبًّا وَبِمُحَمَّدٍ رَسُولًا، وَبِالْإِسْلَامِ دِينًا، غُفِرَ لَهُ ذَنْبُهُ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na njofton se kush thotë kur dëgjon muezinin: "Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, i Cili është i vetëm dhe nuk ka ortak." Domethënë: Pohoj, pranoj dhe njoftoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se çdo i adhuruar tjetër veç Tij është i kotë. Dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij" D.m.th: Ai është rob e nuk adhurohet dhe është i dërguar që nuk gënjen. "Jam i kënaqur me Allahun si Zot" Domethënë: jam i kënaqur me faktin që Allahu është Zot, i adhuruar dhe që ka cilësitë dhe emrat më të bukur. "Dhe me Muhamedin si pejgamber" Domethënë: jam i kënaqur me të gjitha çështjet që ai solli dhe që i predikoi. "Dhe me Islamin" Domethënë: jam i kënaqur me të gjitha ligjet e Islamit qofshin ato urdhëresa apo ndalesa. "Si fe" domethënë: si diçka që besohet dhe pasohet. "I falen mëkatet" domethënë: mëkatet e vogla.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Thënia e kësaj lutjeje kur dëgjojmë ezanin është prej gjërave që shlyejnë mëkatet.

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 290) (386).

Më shumë (8)

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (5/ 39).

مرقاة المفاتيح شرح مشكاة المصابيح.

لملا علي القاري (2/ 562).

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (2/ 254).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

مجموعة من الباحثين (2/ 771).