Skip to content

"Ai që lexon Kuran haptazi është si ai që jep sadaka haptazi, ndërsa ai që lexon Kuran fshehtazi është sikurse ai që jep sadaka fshehtazi."

Ukbe ibën Amir Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Ai që lexon Kuran haptazi është si ai që jep sadaka haptazi, ndërsa ai që lexon Kuran fshehtazi është sikurse ai që jep sadaka fshehtazi."

«الجاهِرُ بالقرآن كالجاهِرِ بالصَّدَقَةِ، والمُسِرُّ بالقرآن كالمُسِرِّ بالصَّدَقَة».

Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se ai që lexon Kuran botërisht është si ai që jep sadaka botërisht, ndërsa ai që lexon Kuran fshehtazi është si ai që jep sadaka fshehtazi.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Fshehja e leximit të Kuranit është më e mirë, ashtu siç është më e mirë fshehja e sadakasë, për shkak të sinqeritetit dhe largimit nga hipokrizia dhe vetëpëlqimi, përveç rasteve kur nevoja dhe dobia e kërkojnë të bëhet haptazi, siç është mësimi i Kuranit të tjerëve.

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (2/ 494) (1333).

Suneni i Tirmidhiut (5/ 40) (2919).

Suneni i Nesaiut (5/ 80) (2561).

Më shumë (4)

الكاشف عن حقائق السُّنن (5/1688).

شرح أبي داود للعيني (5/238).

تحفة الأحوذي (8/ 191).

التنوير في شرح الجامع الصغير (5/286).