Skip to content

Po na ndodh që mendja të na shkojë për gjëra që janë të rënda po t'i flisnim." Profeti ﷺ i pyeti: “Vallë, kështu qenkeni ndier?” Ata thanë: "Po." Atëherë Profeti ﷺ u tha: “Ky është imani i kulluar.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

"Disa sahabë erdhën te Profeti ﷺ dhe e pyetën: "Po na ndodh që mendja të na shkojë për gjëra që janë të rënda po t'i flisnim." Profeti ﷺ i pyeti: “Vallë, kështu qenkeni ndier?” Ata thanë: "Po." Atëherë Profeti ﷺ u tha: “Ky është imani i kulluar.”

جَاءَ نَاسٌ مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَسَأَلُوهُ: إِنَّا نَجِدُ فِي أَنْفُسِنَا مَا يَتَعَاظَمُ أَحَدُنَا أَنْ يَتَكَلَّمَ بِهِ، قَالَ: «وَقَدْ وَجَدْتُمُوهُ؟» قَالُوا: نَعَمْ، قَالَ: «ذَاكَ صَرِيحُ الْإِيمَانِ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Një grup shokësh të Profetit ﷺ erdhën dhe e pyetën për gjëra të rënda që mendja po u shkonte për to, të cilat janë të rënda po të përmendeshin, sepse janë të shëmtuara dhe neveriten prej tyre. Profeti ﷺ u tha: "Kjo që e ndieni është imani i kulluar dhe bindja e sigurt, e cila ju shtyn ta parandaloni atë që shejtani e hedh në zemër dhe ta urreni që ta shqiptoni, si dhe ta konsideroni këtë gjë diç të rëndë e të madhe në shpirtrat tuaj. Shejtani nuk mund t'jua kontrollojë zemrat tuaja, ndryshe nga të tjerët, zemrat e të cilëve shejtani ua kontrollon dhe nuk kanë si të mbrohen kundër tij.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Sqarimi i dobësisë së shejtanit përballë besimtarëve, pasi ai është në gjendje vetëm t'u bëjë cytje (vesvese, e jo diç tjetër).

Mosbesimi dhe mospranimi i cytjeve (vesveseve) që e ngacmojnë shpirtin, sepse ato janë nga shejtani.

Cytja e shejtanit nuk e dëmton besimtarin, por ai duhet të kërkojë nga Allahu që ta mbrojë nga cytja e tij dhe të mos vazhdojë t'i kushtojë vëmedje kësaj.

Muslimani nuk duhet të heshtë për gjërat që i shkaktojnë dyshime rreth fesë së tij, por duhet të pyesë për to.

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 119) (132).

Më shumë (4)

معالم السنن (4/174).

المفهم للقرطبي (1/344).

شرح النووي على مسلم (2/154).

البحر المحيط الثجاج (3/622).