Skip to content

Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte: “Semiallahu limen hamideh”, askush nuk përkulej, derisa Pejgamberi ﷺ binte në sexhde, më pas edhe ne binim në sexhde.

Abdullah ibn Jezid Hatmiu transmeton: Më ka treguar Berai, i cili nuk është gënjeshtar, dhe ka thënë:

“Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte: “Semiallahu limen hamideh”, askush nuk përkulej, derisa Pejgamberi ﷺ binte në sexhde, më pas edhe ne binim në sexhde."

كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِذَا قَالَ: سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ، لَمْ يَحْنِ أَحَدٌ مِنَّا ظَهْرَهُ حَتَّى يَقَعَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ سَاجِدًا، ثُمَّ نَقَعُ سُجُودًا بَعْدَهُ.

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili është i sinqertë, tregon se, kur Profeti ﷺ e ngrinte kokën nga rukuja dhe thoshte: "Semiallahu limen hamideh", ata që ishin pas tij vazhdonin të qëndronin në këmbë dhe askush nuk e përkulte shpinën për sexhde, derisa Profeti ﷺ ta vendoste ballin në tokë, e pastaj binin në sexhde pas tij.

Mësime nga hadithi

Forma e pasimit të të Dërguarit ﷺ nga sahabët gjatë namazit, dhe se ata nuk kalonin nga qëndrimi në këmbë në sexhde derisa ai të binte në sexhde.

Ibn Dekik Idi ka thënë: "Kjo është argument për qetësimin e gjatë të Profetit ﷺ (gjatë namazit)."

Ekzistojnë katër situata në raport me namazfalësin dhe imamin e tij për sa i përket ndjekjes: 1- Parakalimi: të fillojë një veprim para imamit të tij, në atë mënyrë që namazfalësi të arrijë tek një rukën (shtyllë) para se imami të arrijë tek ai, si për shembull: të shkojë në ruku para rukusë së imamit, ose të bëjë sexhde para sexhdes së imamit. Kjo është e ndaluar, dhe nëse e parakalon atë qëllimisht duke qenë i vetëdijshëm për ndalimin, atëherë namazi i tij prishet, pavarësisht nëse e parakalon me një rukën ose tek një rukën. Ndërsa, nëse kjo ndodh në tekbirin e ihramit (fillestar), namazi i tij nuk lidhet fare dhe ai e ka obligim ta përsërisë namazin nga e para. 2- Të qenët njëjtë me të: duke qenë i njëjtë (paralel) me imamin, të shkojë në ruku bashkë me rukunë e tij, të bëjë sexhde bashkë me sexhden e tij dhe të ngrihet bashkë me ngritjen e tij. Gjendja më e lehtë e kësaj situate është të qenët e urryer, ndërsa argumentet e jashtme tregojnë se ajo është gjithashtu e ndaluar; e nëse është i njëjtë me imamin në tekbirin e ihramit, namazi i tij nuk lidhet dhe ai e ka për detyrë ta përsërisë atë. 3- Pasimi: t'i bëjë veprimet e namazit pas imamit të tij pa vonesë, dhe kjo është ajo që është e ligjshme të bëhet dhe që përputhet me sunetin. 4- Vonimi pas tij: të mbetet prapa imamit të tij me një vonesë që e nxjerr atë nga pasimi, si për shembull kur imami shkon në ruku dhe namazfalësi mbetet në këmbë derisa imami t'i afrohet ngritjes nga rukuja. Kjo bie në kundërshtim me atë që është e ligjshme të bëhet dhe është e ndaluar, përveç nëse ekziston ndonjë arsye, si sëmundja apo mosha e thyer.

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 140) (690).

Sahihu i Muslimit (1/ 345) (474).

Më shumë (4)

الإلمام بشرح عمدة الأحكام.

لإسماعيل الأنصاري (1/ 114).

تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.

لعبد الله البسام (ص139).