Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

8 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Sikur të mbështeteshit në Allahun denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë.”
Sahih Transmetojnë Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh, Ibn Hibani në Sahihun e tij dhe Hakimi.
"Ai që lexon Kuran haptazi është si ai që jep sadaka haptazi, ndërsa ai që lexon Kuran fshehtazi është sikurse ai që jep sadaka fshehtazi."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
"Një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "Çfarë mendon për një njeri që lufton për të kërkuar shpërblim dhe famë: çfarë do të ketë?" I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ai nuk do të ketë asgjë.” Ai e përsëriti tri herë dhe Profeti ﷺ i thoshte: “Ai nuk do të ketë asgjë.” Pastaj Profeti ﷺ tha: "Vërtet Allahu nuk pranon asnjë vepër, përveç asaj që bëhet sinqerisht për Të dhe përmes saj synohet Fytyra e Tij."
Sahih Transmeton Nesaiu.
"Tijera (besimi në ogure të zeza) është shirk. Tijera është shirk. Tijera është shirk." - Këtë e tha tri herë. - "Secili prej nesh përjeton diçka nga kjo, por Allahu i Lartmadhëruar e largon atë me mbështetjen në Të."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Veprat ndahen në gjashtë lloje dhe njerëzit janë katër sosh. Janë dy gjëra obliguese, (dy) që llogariten një për një, një vepër e mirë me dhjetë sosh dhe një vepër e mirë me shtatëdhjetë mijë sosh. Dy gjërat obliguese janë: atij që vdes pa i bërë shok Allahut asgjë (në adhurim), i takon Xheneti, kurse Atij që vdes duke i bërë shok Allahut ndokënd (në adhurim), i takon Zjarri. Ndërkaq, (dy) që llogariten një për një janë: nëse dikush ka vendosur të bëjë një vepër të mirë derisa ta ndiejë atë zemra e tij dhe Allahu ta dijë këtë gjë prej tij, i shënohet një vepër e mirë, si dhe, nëse dikush ka bërë një vepër të keqe, i shënohet një vepër e keqe. Atij që bën një vepër të mirë, i vlen sa dhjetë të mira si ajo. Ndërkaq, ai që jep një lëmoshë të vetme në rrugën e Allahut, kjo vepër e mirë i shënohet si shtatëqind vepra të mira. Sa u përket njerëzve, ka të atillë që kjo botë u zgjerohet, e bota tjetër u ngushtohet; të atillë që kjo botë u ngushtohet, e bota tjetër u zgjerohet; të atillë që janë të ngushtuar në këtë botë e në botën tjetër dhe të atillë që në këtë botë dhe botën tjetër e kanë të zgjeruar."
Hasen Transmeton Ahmedi.
"Sikur të mbështeteshit tek Allahu denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Pa dyshim, hallalli dhe harami janë të qartë, por në mes tyre ka gjëra të dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i dinë. Ai që ruhet nga të dyshimtat, e ka ruajtur fenë dhe nderin e vet, kurse ai që bie në të dyshimtat, tashmë ka rënë në haram, si bariu që kullot kopenë përbri zonës së ndaluar, ku kopeja mund të bjerë në çdo çast. Me të vërtetë, çdo mbret ka zonën e vet të ndaluar, porse zona e ndaluar e Allahut janë haramet. Vini re, në trupin e njeriut është një copë mishi, që, nëse ajo është në rregull, tërë trupi është në rregull, por, nëse ajo prishet, prishet tërë trupi. Kini kujdes, ajo është zemra."
Sahih Muttefek alejhi

Sahih Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.