Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

53 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Ai që lexon Kuran haptazi është si ai që jep sadaka haptazi, ndërsa ai që lexon Kuran fshehtazi është sikurse ai që jep sadaka fshehtazi."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
“Ëndrrat e mira janë prej Allahut, ndërsa të këqijat janë prej shejtanit. Nëse dikush sheh një ëndërr të keqe, prej së cilës frikohet, le të pështyjë lehtë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut prej dëmit të saj, se kështu ajo nuk e dëmton.”
Sahih Muttefek alejhi
“Femrës muslimane nuk i lejohet të udhëtojë pa një mashkull mahrem të saj në largësi prej një nate.”
Sahih Muttefek alejhi
“Betimi (në tregti) mundëson shitjen e produktit, por e zhduk bereqetin.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur dikush sheh në ëndërr diçka që e pëlqen, ajo është prej Allahut, andaj le ta lavdërojë Allahun për të dhe le t'ua tregojë të tjerëve. E, kur të shohë gjëra të tjera që i urren, ato janë prej shejtanit, le të kërkojë mbrojtje kundrejt sherrit të saj dhe të mos ia tregojë askujt, pas kësaj ajo s'do t'i bëjë dëm!”
Sahih Transmeton Buhariu.
“Mos hyni në vendbanimet e atyre që i kanë bërë zullum vetes (gjë për të cilën u dënuan), përveçse duke qarë, nga droja që të mos ju godasë ajo që i ka goditur ata.” Pastaj i mësyu kafshës dhe shpejtoi, derisa e la vendbanimin e tyre pas vetes.”
Sahih Muttefek alejhi
"Ai që vesh mëndafsh në këtë botë, nuk do të veshë në botën tjetër."
Sahih Muttefek alejhi
se një beduin erdhi te Profeti (paqja qoftë mbi të!) dhe i tha: "Më trego për një punë që nëse e bëj, hyj në Xhenet!" Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: 'Të adhurosh Allahun pa i bërë Atij asgjë ortak, të falësh namazin obligativ, të japësh zekatin e detyrueshëm dhe të agjërosh Ramazanin.' Beduini tha: 'Betohem për Atë në dorën e të Cilit është shpirti im se nuk do të bëj më shumë se kaq! Kur u largua, Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: 'Kush ka dëshirë të shohë një njeri prej banorëve të Xhenetit, le të shohë këtë!'
Sahih Muttefek alejhi