Skip to content

Një grua pësoi aksident në fillim të shtatzënisë dhe pati rrjedhje gjaku të fortë që çoi në abort. A i lejohet ta ndërpresë agjërimin ose ta vazhdojë atë? Nëse e ndërpret, a është mëkatare?

السؤال

Pyetja 1:

Një grua pësoi aksident në fillim të shtatzënisë dhe pati rrjedhje gjaku të fortë që çoi në abort. A i lejohet ta ndërpresë agjërimin ose ta vazhdojë atë? Nëse e ndërpret, a është mëkatare?

س28: امرأةٌ أصيبت في حادثةٍ، وكانت في بداية الحمل، فأسقطت الجنين إثر نزيفٍ حادٍّ، فهل يجوز لها أن تفطر، أو تواصل الصّيام؟ وإذا أفطرت فهل عليها إثمٌ؟

الجواب

Përgjigje:

Gruaja shtatzënë nuk ka menstruacione, siç ka thënë edhe imam Ahmedi: “Gratë e kuptojnë që janë shtatëzënë nga ndërprerja e ciklit.” Menstruacionet, sikurse kanë thënë dijetarët, i ka krijuar Allahu i Madhërishëm për të ushqyer embrionin, kështu që ato zakonisht ndërpriten gjatë shtatzënisë.

Por, nëse gruaja ka cikël të rregullt gjatë shtatzënisë siç e ka dhe para saj, atëherë ky cikël konsiderohet i vlefshëm, sepse i ka ardhur në periudhat e zakonshme dhe nuk është ndikuar nga shtatëzania. Kështu që ky cikël ia bën të ndaluar asaj të gjitha gjërat që i bën të ndaluara cikli i një gruaje që nuk është shtatëzanë. Si dhe ia bën të detyrueshme asaj të gjitha gjërat që i bën të detyrueshme cikli i gruas jo shtatëzanë dhe e liron atë nga çdo gjë që e liron cikli gruan jo shtatëzanë.

Gjaku që shfaqet gjatë shtatzënisë është dy llojesh:

Lloji i parë është ai që i ka ardhur në mënyrë të rregullt siç i vinte dhe para shtatëzanisë, ky konsiderohet gjak menstrual, sepse shtatëzania nuk ka ndikuar në të.

Lloji i dytë është gjaku i cili është shfaqur papritur gjatë shtatëzanisë, nga ndonjë shkak rastësor si ngritja e ndonjë peshe apo rrëzimi nga lartësia ose nga ndonjë shkak tjetër i përafërt. Ky gjak nuk është menstrual, por rrjedh nga një damarë i prishur.

Në bazë të kësaj ky gjak nuk ia bën të ndaluar asaj namazin apo agjërimin dhe ajo konsiderohet e pastër.

Por, nëse embrioni del për shkak të këtij incidenti, atëherë dijetarët kanë thënë që nëse embrioni është i formuar dhe i ka marrë tiparet njerëzore, atëherë gjaku që del është gjak lehonie dhe gruaja është e detyruar ta lërë namazin, agjërimin dhe marrëdhëniet bashkëshortore, derisa të pastrohet.

E nëse embrioni nuk është formuar akoma, atëherë gjaku që del nuk është gjak lehonie, por gjak i prishur. Për këtë arsye ajo nuk duhet ta lërë namazin dhe as agjërimin dhe as adhurimet e tjera.

Dijetarët thonë se koha më e hershme kur shihet formimi i njeriut në mitër është 81-ditë.

Sikurse ka thënë Abdullah ibën Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur me të!): "Na ka thënë i Dërguari i Allahut, i cili thotë të vërtetën dhe fjalët e të cilit janë të vërtetuara: "Secili prej jush mblidhet dhe formohet në barkun e nënës dyzet ditë si një pikë uji, pastaj shdërrohet në gjak të ngjizur në një periudhë të këtillë, pastaj shndërrohet në një copë mishi po në një periudhë të tillë. Pastaj Allahu dërgon një melek, i cili fryn në të shpirtin dhe urdhërohet të shkruaj katër gjëra: rizkun e tij, jetëgjatësinë e tij, punët që do të kryej dhe a do të jetë i lumtur apo i mjerë.”

Nuk është e mundur të marrë tiparet njerëzore të plota para kësaj periudhe ndonëse, zakonisht tiparet njerëzore të plota duken vetëm pas nëntëdhjetë-ditëve sipas fjalës së disa dijetarëve.

ﺟ28: نقول: إن الحامل لا تحيض، كما قال الإمام أحمد:

"إنما تعرف النّساء الحمل بانقطاع الحيض".

والحيض -كما قال أهل العلم- خلقه الله تبارك وتعالى لحكمة غذاء الجنين في بطن أمّه، فإذا نشأ الحمل انقطع الحيض.

لكن بعض النّساء قد يستمرّ بها الحيض على عادته كما كان قبل الحمل، فهذه يحكم بأن حيضها حيضٌ صحيحٌ؛ لأنه استمر بها الحيض، ولم يتأثر بالحمل، فيكون هذا الحيض مانعًا لكلّ ما يمنعه حيض غير الحامل، وموجبًا لـما يوجبه، ومسقطًا لـما يسقطه.

والحاصل: أن الدم الّذي يخرج من الحامل على نوعين:

نوعٌ يحكم بأنه حيضٌ، وهو الّذي استمر بها كما كان قبل الحمل، فمعنى ذلك: أن الحمل لم يؤثّر عليه، فيكون حيضًا.

والنوع الثاني: دمٌ طرأ على الحمل طروءًا، إما بسببٍ حادثٍ، أو حمل شيءٍ، أو سقوطٍ من شيءٍ ونحوه، فهذه دمها ليس بحيضٍ، وإنما هو دم عرقٍ،

وعلى هذا فلا يمنعها من الصلاة، ولا من الصوم، بل هي في حكم الطاهرات.

ولكن إذا لزم من الحادث أن ينزل الولد أو الحمل الذي في بطنها فإنها على ما قال أهل العلم: إن خرج وقد تبين فيه خلق إنسانٍ فإن دمها بعد خروجه يعدّ نفاسًا، تترك فيه الصلاة والصوم، ويتجنبها زوجها حتى تطهر.

وإن خرج الجنين وهو غير مخلّقٍ فإنه لا يعتبر دم نفاسٍ، بل هو دم فسادٍ، لا يمنعها من الصلاة، ولا من الصّيام، ولا من غيرهما.

قال أهل العلم: وأقلّ زمنٍ يتبين فيه التخليق: واحدٌ وثمانون يومًا؛ لأن الجنين في بطن أمّه، كما قال عبد الله بن مسعودٍ رضي الله عنه: حدثنا رسول الله ﷺ وهو الصادق المصدوق، فقال:

«إِنَّ أَحَدَكُمْ يُجْمَعُ فِي بَطْنِ أُمِّهِ أَرْبَعِينَ يَوْمًا، ثُمَّ يَكُونُ عَلَقَةً مِثْلَ ذَلِكَ، ثُمَّ يَكُونُ مُضْغَةً مِثْلَ ذَلِكَ، ثُمَّ يُبْعَثُ إِلَيْهِ الْمَلَكُ، وَيُؤْمَرُ بِأَرْبَعِ كَلِمَاتٍ، فَيُكْتَبُ رِزْقُهُ، وَأَجَلُهُ، وَعَمَلُهُ، وَشَقِيٌّ أَوْ سَعِيدٌ» [1]،

ولا يمكن أن يخلق قبل ذلك، والغالب أن التخليق لا يتبين قبل تسعين يومًا، كما قال بعض أهل العلم.

[10] رواه البخاري، كتاب أحاديث الأنبياء، باب خلق آدم وذريته (3333)، ومسلم، كتاب القدر، باب كيفية خلق الآدمي في بطن أمه (1) (2643).