Turpi është prej besimit
Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë:
Profeti ﷺ dëgjoi një njeri duke e këshilluar vëllanë e tij rreth turpit, e në atë rast Profeti ﷺ tha: "Turpi është prej besimit."
سَمِعَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ رَجُلًا يَعِظُ أَخَاهُ فِي الْحَيَاءِ، فَقَالَ: «الْحَيَاءُ مِنَ الْإِيمَانِ».
Profeti ﷺ dëgjoi një njeri tek e këshillonte vëllanë e tij që ta braktiste turpin e tepruar! Kështu, Profeti ﷺ sqaroi se turpi është pjesë e besimit dhe se ai sjell vetëm të mira. Turpi është karakter që nxit për të bërë vepra dhe për ta lënë anash të shëmtuarën.
...:
Ajo që të pengon të bësh mirë nuk quhet turp, por quhet ndrojtje, paaftësi, dobësi dhe frikë.
Turpi prej Allahut të Lartmadhëruar arrihet duke i vepruar gjërat e obliguara dhe duke i lënë anash gjërat e ndaluara.
Turpi ndaj njerëzve konsiston në respektimin e tyre, që t'u jepet pozita që e meritojnë dhe të shmanget prej asaj që zakonisht është e pakëndshme.
Sahihu i Buhariut (1/ 14) (24).
Sahihu i Muslimit (1/ 63) (36).
Më shumë (8)
توضيح الأحكام من بلوغ المرام.
للبسام (7/ 489).
منحة العلام في شرح بلوغ المرام.
لعبد الله الفوزان (10/ 330).
فتح ذي الجلال والإكرام.
لابن عثيمين (6/ 427).
سبل السلام بشرح بلوغ المرام.
للصنعاني (2/ 689).