Skip to content

"Ne nuk e merrnim në konsideratë gjakun e turbullt apo të verdhë që dilte pas pastrimit".

Nga Umu Atijeh (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila i pati dhënë besën Pejgamberit (paqja qofët mbi të!) përcillet se ka thënë:

"Ne nuk e merrnim në konsideratë gjakun e turbullt apo të verdhë që dilte pas pastrimit".

كُنَّا لا نَعُدّ الكُدرَةَ والصُّفْرَةَ بعدَ الطُّهرِ شيئًا.

Me këtë tekst e transmeton Ebu Daudi. Ndërsa Buhariu e transmeton pa shtesën "pas pastrimit".
Sahih
Shpjegimi

Sahabija Umu Atijeh (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se gratë në kohën e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) nuk i konsideronin pjesë të menstruacioneve sekrecionet që anonin nga ngjyra e zezë apo e verdhë, që dilnin nga organi gjenital i femrës pas pastrimit nga menstruacionet. Kështu që ato nuk e linin namazin dhe as agjërimin për shkak të tyre.

Kuptimet e fjalëve

الْكُدْرَةُ: هو الماء الذي تراه المرأة كالماء الوسخ الكدر.

الصُّفْرَةَ: هو الماء الذي تراه المرأة كالصديد يعلوه اصفرار.

Mësime nga hadithi

Sekrecioniet që dalin nga organi gjenital i femrës pas pastrimit nga menstruacionet nuk merren në konsideratë, edhe nëse janë të turbullta apo të verdha prej gjakut.

Sekrecionet e turbullta dhe të verdha gjatë kohës së menstruacioneve konsiderohen gjak menstruacionesh, sepse ky është gjak që rrjedh në kohën e vet, vetëm se është i përzier me lëngje të tjera.

Gruaja nuk duhet ta lërë namazin dhe as agjërimin për shkak të sekrecioneve të turbullta apo të verdha që dalin pas pastrimit, por duhet të marrë abdes dhe të falet.

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 72) (326).

Suneni i Ebu Davudit (1/ 226) (307).

Më shumë (4)

توضيح الأحكام.

للبسام (1/ 450).

سُبل السلام.

للصنعاني (1/ 153).