Pastrojeni me ujë e sidër, tri, pesë ose më shumë herë, sa ta shihni të nevojshme. Ndërkaq, herën e fundit pastrojeni me kamfur, ose diçka prej tij. E, kur ta mbaroni, më tregoni.
Umu Atija (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:
“Vdiq njëra prej vajzave të Pejgamberit ﷺ, e ai doli dhe na tha: “Pastrojeni me ujë e sidër, tri, pesë ose më shumë herë, sa ta shihni të nevojshme. Ndërkaq, herën e fundit pastrojeni me kamfur, ose diçka prej tij. E, kur ta mbaroni, më tregoni.” Pasi e mbaruam, i treguam, e në atë rast na e dha rrobën e tij të poshtme dhe tha: “Fillimisht mbështilleni me këtë.” Umu Atija ka thënë: “Flokët ia kemi zënë në tri gërsheta.”
تُوُفِّيَتْ إِحْدَى بَنَاتِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَخَرَجَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ: «اغْسِلْنَهَا ثَلاَثًا، أَوْ خَمْسًا أَوْ أَكْثَرَ مِنْ ذَلِكَ، إِنْ رَأَيْتُنَّ بِمَاءٍ وَسِدْرٍ، وَاجْعَلْنَ فِي الآخِرَةِ كَافُورًا -أَوْ شَيْئًا مِنْ كَافُورٍ-، فَإِذَا فَرَغْتُنَّ فَآذِنَّنِي»، قَالَتْ: فَلَمَّا فَرَغْنَا آذَنَّاهُ، فَأَلْقَى إِلَيْنَا حِقْوَهُ، فَقَالَ: «أَشْعِرْنَهَا إِيَّاهُ»، وَقَالَتْ: وَجَعَلْنَا رَأْسَهَا ثَلاَثَةَ قُرُونٍ.
Vdiq Zejnebja, vajza e Profetit ﷺ dhe ai hyri te gratë që do ta lanin e u tha: “Lajeni atë me ujë dhe sidr (bimë aromatike) në numër tek, tri, pesë ose më shumë se kaq, nëse ka nevojë, dhe në larjen e fundit hidhni pak kafur. E kur të mbaroni, më njoftoni!” Kur mbaruan larjen e saj, e njoftuan, e ai u dha izarin e tij larëseve dhe tha: "Mbështilleni atë me të dhe bëjeni atë rrobën që i prek trupin." Pastaj flokët e saj u bënë në tri gërsheta.
Detyrimi i larjes së të vdekurit musliman, dhe se kjo është farz kifaje (detyrim shoqëror).
Gruan nuk e lan askush tjetër përveç grave dhe burrin nuk e lan askush tjetër përveç burrave, me përjashtim të gruas me bashkëshortin e saj dhe robëreshës me zotërinë e saj, pasi secili prej tyre mund të lajë tjetrin.
Larja të bëhet tri herë, e nëse nuk mjafton, atëherë pesë herë, e nëse nuk mjafton, të shtohet mbi këtë, sipas dobisë dhe nevojës. Dhe pas kësaj, nëse ka ndonjë papastërti që del nga trupi, të mbyllet vendi nga i cili del papastërtia.
Larësi i përfundon larjet e tij në numër tek: tri, pesë ose shtatë.
Sindiu ka thënë: "Hadithi tregon se nuk ka ndonjë përcaktim në larjen (guslin) e të vdekurit, por ajo që kërkohet është pastrimi, megjithatë është e domosdoshme të kihet parasysh numri tek (i larjeve)."
Ujit t'i shtohet sidr, sepse ai e pastron dhe e forcon trupin e të vdekurit.
I vdekuri parfumoset në larjen e fundit, në mënyrë që uji të mos e largojë atë. Parfumi duhet të jetë prej kafuri, sepse ai - krahas aromës së tij të këndshme - e forcon trupin, dhe kështu nuk prishet shpejt.
Fillimi me larjen e gjymtyrëve të nderuara, të cilat janë: anët e djathta dhe gjymtyrët e abdesit.
Është e pëlqyeshme që flokët e të vdekurës të krihen, të gërshetohen në tri gërsheta dhe të vendosen pas të vdekurës.
Lejohet bashkëpunimi në larjen e xhenazes, por nuk duhet të jetë i pranishëm askush përveç atij për të cilin ka nevojë.
Kërkimi i bereqetit me gjurmët e Profetit ﷺ, siç janë rrobat e tij, është diçka e veçantë për të, prandaj ajo nuk i kalon të tjerëve prej dijetarëve dhe njerëzve të devotshëm; sepse këto gjëra janë teukifije (të përcaktuara nga shpallja) dhe sahabët nuk e kanë vepruar këtë asnjëherë me askënd tjetër; si dhe sepse, nëse veprohet me të tjerët, ajo është mjet për në shirk dhe sprovë për atë nëpërmjet të cilit kërkohet bereqeti.
Lejueshmëria që personi i besueshëm të autorizohet për të vepruar me atë që i është besuar është atëherë kur ai është i denjë për autorizim.
Sahihu i Buhariut (2/ 74) (1258 - 1259).
Sahihu i Muslimit (2/ 646) (939).
Më shumë (8)
تيسير العلام.
للبسام (ص281).
تنبيه الأفهام.
لابن عثيمين (2/ 360).
الإفهام في شرح عمدة الأحكام.
لعبد العزيز بن باز (ص344).
الإلمام بشرح عمدة الأحكام.
لإسماعيل الأنصاري (1/ 227).