Skip to content

Gruas nuk i lejohet të mbajë zi për të vdekurin më shumë se tri ditë, përveç për bashkëshortin, që në atë rast mban zi katër muaj e dhjetë ditë

Umu Atija (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Gruas nuk i lejohet të mbajë zi për të vdekurin më shumë se tri ditë, përveç për bashkëshortin, që në atë rast mban zi katër muaj e dhjetë ditë. Nuk i lejohet të veshë rroba me ngjyra, përveç një rrobe jemenase, e as ta përdorë kuhlin e as të parfumohet, përveç kur të pastrohet (pas menstruacionit), i lejohet ta përdorë pak parfum të kustit ose edhfarit (për ta mënjanuar erën e keqe).”

«لَا تُحِدُّ امْرَأَةٌ عَلَى مَيِّتٍ فَوْقَ ثَلَاثٍ إِلَّا عَلَى زَوْجٍ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرًا، وَلَا تَلْبَسُ ثَوْبًا مَصْبُوغًا إِلَّا ثَوْبَ عَصْبٍ، وَلَا تَكْتَحِلُ، وَلَا تَمَسُّ طِيبًا إِلَّا إِذَا طَهُرَتْ نُبْذَةً مِنْ قُسْطٍ أَوْ أَظْفَارٍ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ i ka ndaluar gratë nga mbajtja e zisë, duke lënë stolitë si parfumi, kuhli (surmeja), bizhuteritë dhe rrobat e bukura, për një të vdekur, qoftë ky baba, vëlla, djalë apo dikush tjetër, për më shumë se tri ditë, përveçse për bashkëshortin, për të cilin mban zi katër muaj e dhjetë ditë. Gjatë zisë për bashkëshortin, nuk i lejohet të veshë asnjë lloj rrobe të ngjyrosur për zbukurim, me përjashtim të rrobës "asb", e cila është një rrobë jemenase që ngjyroset para se të thuret. Po ashtu, nuk vendos kuhl (surme) në sy për zbukurim dhe as nuk parfumohet me aroma të mira e të ngjashme, me përjashtim të rastit kur lahet nga hajzi (menstruacionet), ku mund të përdorë në një copë të vogël pak "kust" ose "adhfar", të cilat janë dy lloje të njohura buhuri (temjani) që nuk kanë për qëllim parfumosjen. Kjo i është lejuar gruas që lahet nga hajzi për të larguar erën e pakëndshme, duke ndjekur me të gjurmët e gjakut në organin gjenital, e jo për t'u parfumuar.

Mësime nga hadithi

Ihdadi (mbajtja e zisë) do të thotë: lënia e stolive dhe e asaj që nxit për martesë me të, prandaj ajo duhet të shmangë çdo bizhuteri, çdo aromë të mirë dhe kuhlin, si dhe të shmangë rrobat e stolisura.

Ndalimi që gruaja të mbajë zi për një të vdekur më shumë se tri ditë, përveçse për burrin e saj.

Sqarim i pozitës së bashkëshortit, pasi nuk mbahet zi për askënd tjetër përveç tij më shumë se tri ditë.

Është e lejuar deri në tri ditë ose më pak, si lehtësim për shpirtin.

Gruaja e ka detyrim të mbajë zi për burrin e saj katër muaj e dhjetë ditë, përveç nëse është shtatzënë, me ç'rast ajo duhet të mbajë zi deri në lindjen e fëmijës.

Asaj i lejohet rroba e ngjyrosur, me kusht që të mos jetë për zbukurim, dhe kriteri për përcaktimin e kësaj është tradita.

Referencat

Sahihu i Buhariut (7/ 60) (5342- 5343).

Sahihu i Muslimit (2/ 1127) (938).

Më shumë (4)

الإلمام بشرح عمدة الأحكام.

لإسماعيل الأنصاري (2/ 81).

تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.

لعبد الله البسام (ص608).