Skip to content

Kam kryer Haxhin vitin e kaluar. I kam kryer të gjitha ritet përveç tavafit të ifades dhe të lamtumirës, për shkak të një arsyeje fetare (cikli menstrual). U ktheva në shtëpinë time në Medine me qëllim që të kthehem më vonë për t’i bërë. Por, duke mos ditur çështjet fetare, unë dola nga ihrami dhe bëra gjithçka që ndalohet gjatë ihramit. Kur pyeta nëse mund të kthehem për të bërë tavafin disa më thanë se nuk vlen më ta bësh tavafin, ngaqë Haxhi yt është i pavlefshëm dhe duhet ta përsërisësh vitin që vjen dhe të therësh një lopë apo deve. A është e vërtetë kjo? A ka ndonjë zgjidhje tjetër? Dhe cila është? A është prishur Haxhi im? A duhet ta përsëris? Më njoftoni se çfarë jam e detyruar të bëj, Allahu ju bekoftë!

السؤال

Pyetja 1:

Kam kryer Haxhin vitin e kaluar. I kam kryer të gjitha ritet përveç tavafit të ifades dhe të lamtumirës, për shkak të një arsyeje fetare (cikli menstrual). U ktheva në shtëpinë time në Medine me qëllim që të kthehem më vonë për t’i bërë. Por, duke mos ditur çështjet fetare, unë dola nga ihrami dhe bëra gjithçka që ndalohet gjatë ihramit. Kur pyeta nëse mund të kthehem për të bërë tavafin disa më thanë se nuk vlen më ta bësh tavafin, ngaqë Haxhi yt është i pavlefshëm dhe duhet ta përsërisësh vitin që vjen dhe të therësh një lopë apo deve. A është e vërtetë kjo? A ka ndonjë zgjidhje tjetër? Dhe cila është? A është prishur Haxhi im? A duhet ta përsëris? Më njoftoni se çfarë jam e detyruar të bëj, Allahu ju bekoftë!

س51: لقد قمت بأداء فريضة الحجّ العام الماضي، وأديت جميع شعائر الحجّ ما عدا طواف الإفاضة وطواف الوداع، حيث منعني منهما عذرٌ شرعيٌّ، فرجعت إلى بيتي في الـمدينة على أن أعود في يومٍ من الأيام؛ لأطوف طواف الإفاضة وطواف الوداع، وبجهلٍ منّي بأمور الدّين فقد تحللت من كلّ شيءٍ، وفعلت كل شيءٍ يحرم أثناء الإحرام، وسألت عن رجوعي لأطوف، فقيل لي: لا يصحّ لك أن تطوفي، فقد أفسدتّه، وعليك الإعادة -أي: إعادة الحجّ مرةً أخرى- في العام المقبل، مع ذبح بقرةٍ أو ناقةٍ، فهل هذا صحيحٌ؟ وهل هناك حلٌّ آخر؟ وما هو؟ وهل فسد حجّي؟ وهل عليّ إعادته؟ أفيدوني عمّا يجب فعله، بارك الله فيكم.

الجواب

Përgjigje:

Kjo është një fatkeqësi që ndodh kur njerëzit japin fetva pa dijeni. Ajo që duhet të bësh në këtë situatë është të kthehesh në Mekë dhe të bësh vetëm tavafin e ifades.

Sa i përket tavafit të lamtumirës, nuk je e detyruar ta bësh nëse ishe me cikël kur dole nga Meka, sepse gruaja me menstruacione nuk e ka për detyrë të bëjë tavafin e lamtumirës,

bazuar në hadithin e Ibën Abbasit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ku thuhet: "Njerëzit u urdhëruan që veprimi i tyre i fundit të jetë në Qabe (tavafi), përveç gruas me menstruacione, e cila u përjashtua nga ky urdhër."

Në versionin e Ebu Davudit thuhet: "Gjëja e fundit në Qabe të jetë tavafi."

Dhe se Pejgamberi (paqja qofë mbi të!) kur e njoftuan se Safija e kishte bërë tavafin e ifades tha: "Le të niset për udhëtim atëherë!"

Kjo tregon se tavafi i lamtumirës nuk është i detyrueshëm për femrën me cikël.

Sa i përket tavafit të ifades, ai duhet bërë me patjetër. Dhe sa i takon faktit që je liruar nga çdo gjë që nuk lejohet në ihram, kjo nuk të dëmton, sepse e ke bërë nga padija, dhe veprimet e ndaluara të ihramit që bëhen nga padija nuk llogariten.

Për shkak të fjalës së Allahut të Madhëruar: "Zoti ynë, mos na ndëshko nëse harrojmë ose gabojmë." (Bekare: 286)

Në përgjigje të kësaj Allahu i Madhëruar ka thënë: "E kam bërë (e kam pranuar këtë kërkesë)."

Dhe për shkak të fjalës së Tij: "Nuk është gjynah për ju për ato që i bëni gabimisht, por (është gjynah) për ato që i bëni me qëllim." (Ahzab: 5)

Kështu që, të gjitha ndalesat që Allahu i Lartësuar ia ka ndaluar besimtarit gjatë ihramit, nëse dikush i bën ato për shkak të paditurisë, harresës apo imponimit, nuk ka asnjë detyrim për të. Por, kur t’i largohet arsyeja (si harresa, padituria ose imponimi), ai duhet menjëherë të largohet nga ajo vepër që po bën.

ﺟ51: هذا أيضًا من البلاء الّذي يحصل من الفتوى بغير علمٍ، وأنت في هذه الحال يجب عليك أن ترجعي إلى مكة، وتطوفي طواف الإفاضة فقط.

أما طواف الوداع فليس عليك طواف وداعٍ ما دمت كنت حائضًا عند الخروج من مكة، وذلك لأن الحائض لا يلزمها طواف الوداع؛ لحديث ابن عباسٍ رضي الله عنهما:

«أُمِرَ النَّاسُ أَنْ يَكُونَ آخِرُ عَهْدِهِمْ بِالْبَيْتِ، إِلَّا أَنَّهُ خُفِّفَ عَنِ الْحَائِضِ» [1]،

وفي روايةٍ لأبي داود:

«أَنْ يَكُونَ آخِرُ عَهْدِهِمْ بِالْبَيْتِ الطَّوَافُ» [2].

ولأن النبي ﷺ لـمّا أخبر أنّ صفيّة طافت طواف الإفاضة قال:

«فَلْتَنْفِرْ إِذًا» [3]،

فدلّ هذا على أن طواف الوداع يسقط عن الحائض.

[19] أخرجه البخاري، كتاب الحج، باب طواف الوداع (1755)، ومسلم، كتاب الحج، باب وجوب طواف الوداع وسقوطه عن الحائض (380) (1328).

[20] أخرجه أبو داود، كتاب المناسك، باب الوداع (2002).

[21] أخرجه البخاري، كتاب الحيض، باب المرأة تحيض بعد الإفاضة (328)، ومسلم، كتاب الحج، الباب السابق (382) (1211).

أما طواف الإفاضة فلابد لك منه، ولـما كنت تحللت من كلّ شيءٍ جاهلةً فإن هذا لا يضرّك؛ لأن الجاهل الذي يفعل شيئًا من محظورات الإحرام لا شيء عليه؛ لقوله تعالى:

﴿...رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذۡنَآ إِن نَّسِينَآ أَوۡ أَخۡطَأۡنَاۚ...﴾

[البقرة:286]،

قال الله تعالى:

«قَدْ فَعَلْتُ» [4]،

وقوله:

﴿...وَلَيۡسَ عَلَيۡكُمۡ جُنَاحٞ فِيمَآ أَخۡطَأۡتُم بِهِۦ وَلَٰكِن مَّا تَعَمَّدَتۡ قُلُوبُكُمۡۚ...﴾

[الأحزاب:5]،

فجميع الـمحظورات الّتي منعها الله تعالى على المحرم إذا فعلها جاهلًا أو ناسيًا أو مكرهًا فلا شيء عليه، لكن متى زال عذره وجب عليه أن يقلع عما تلبس به.

[22] أخرجه مسلم، كتاب الإيمان، باب بيان تجاوز الله تعالى عن حديث النفس (200) (126).