Skip to content

"Dynjaja është një pasuri (kënaqësi) e përkohshme, ndërsa kënaqësia më e mirë e dynjasë është gruaja e devotshme.”

Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Dynjaja është një pasuri (kënaqësi) e përkohshme, ndërsa kënaqësia më e mirë e dynjasë është gruaja e devotshme.”

«الدُّنْيَا مَتَاعٌ، وَخَيْرُ مَتَاعِ الدُّنْيَا الْمَرْأَةُ الصَّالِحَةُ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se dynjaja dhe ajo që gjendet në të është diçka që përmes saj arrihet kënaqësi për një kohë dhe pastaj kalon, por kënaqësia më e mirë e saj është gruaja e devotshme, të cilën, kur e shikon, e gëzon; kur e urdhëron, i bindet, e, kur nuk është i pranishëm, e ruan nderin dhe pasurinë e tij.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Lejohet të kënaqemi me të mirat e dynjasë, të cilat Allahu ua ka lejuar robërve të Tij, pa teprim e pa mendjemadhësi.

Inkurajimi për ta zgjedhur gruan të devotshme, sepse kjo është ndihmesë për burrin që t'i bindet Zotit të tij.

Kënaqësia më e mirë e kësaj dynjaje është ajo gjë që është bindje ndaj Allahut ose të ndihmon për këtë gjë.

Referencat

Sahihu i Muslimit (2/ 1090) (1467).

Më shumë (6)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 365).

كشف المشكل من حديث الصحيحين.

لابن الجوزي (4/ 129).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمصطفى الخن وغيره (1/ 286).