Nëna ime është 65-vjeçe dhe nuk ka pasur fëmijë prej 19 vitesh. Tani ajo ka gjakderdhje të vazhdueshme prej tri vitesh, ndoshta për shkak të një sëmundjeje. Ajo po përgatitet për agjërim. Si duhet të veprojë?
السؤال
Pyetja 1:
Nëna ime është 65-vjeçe dhe nuk ka pasur fëmijë prej 19 vitesh. Tani ajo ka gjakderdhje të vazhdueshme prej tri vitesh, ndoshta për shkak të një sëmundjeje. Ajo po përgatitet për agjërim. Si duhet të veprojë?
س33: لي والدةٌ تبلغ من العمر خمسةً وستّين عامًا، ولها مدة تسع عشرة سنةً وهي لم تأت بأطفالٍ، والآن معها نزيف دمٍ، لها مدة ثلاث سنواتٍ، وهو مرضٌ -يبدو- أتاها في تلكم الفترة، ولأنها ستستقبل الصّيام، فكيف تنصحونها؟ وكيف يتصرف مثلها؟
الجواب
Përgjigje:
Nëse kjo grua e cila vuan nga gjakderdhja ka pasur më parë një cikël të rregullt menstruacionesh p.sh. çdo fillim muaji për 6 ditë, atëherë duhet të veprojë sipas kësaj periudhe. Pra, çdo muaj që vjen, ajo nuk falet dhe nuk agjëron për 6 ditë, pastaj lahet dhe falet e agjëron.
Sa i përket mënyrës së faljes në rastin e kësaj gruas apo në raste të tjera të ngjashme, ajo duhet të lajë organin gjenital mirë, të vendosë një copë leckë për të penguar rrjedhjen e gjakut dhe të marrë abdes pas hyrjes së kohës së çdo namazi farz. Këtë duhet ta bëjë edhe për namazet nafile (vullnetare).
Për shkak të vështirësisë, i lejohet të bashkojë drekën me ikindinë dhe akshamin me jacinë, që të mos e përsërisë veprimin pesë herë në ditë, por vetëm një herë për drekën dhe ikindinë.
Dhe një herë për akshamin dhe jacinë dhe një herë për sabahun. Në vend që t'i bëjë këto veprime pesë herë i bën vetëm tri herë.
Po e përsëris dhe një herë: kur të pastrohet duhet të lajë organin gjenital dhe të vendosë një leckë në të, apo diç të ngjashme që të pengojë hemoragjinë dhe më pas të marrë abdes dhe të falë drekën katër rekate dhe ikindinë katër rekate, akshamin tre rekate dhe jacinë katër rekate si dhe sabahun dy rekate. I fal këto namaze pa i shkurtuar. Ndryshe nga çmendojnë disa njerëz të cilët nuk janë të dijshëm.
Asaj i lejohet vetëm të bashkojë midis drekës dhe ikindisë dhe akshamit dhe jacisë. Drekën dhe ikindinë i bashkon në kohën e drekës ose në kohën e ikindisë dhe akshamin dhe jacinë i bashkon në kohën e akshamit ose në kohën e jacisë. Me këtë abdes mund të falë edhe namaze vullnetare.
ﺟ33: مثل هذه المرأة التي أصابها نزيف الدم حكمها: أن تترك الصلاة والصوم مدة عادتها السابقة قبل هذا الحدث الذي أصابها، فإذا كان من عادتها أن الحيض يأتيها من أول كلّ شهرٍ لمدة ستة أيامٍ مثلًا، فإنها تجلس من أول كلّ شهرٍ مدة ستة أيامٍ لا تصلّي ولا تصوم، فإذا انقضت اغتسلت وصلت وصامت.
وكيفية الصلاة لهذه وأمثالها: أنّها تغسل فرجها غسلًا تامًّا، وتعصبه، وتتوضأ، وتفعل ذلك بعد دخول وقت صلاة الفريضة، وكذلك تفعله إذا أرادت أن تتنفل في غير أوقات فرائض.
وفي هذه الحال -ومن أجل المشقة عليها- يجوز لها أن تجمع صلاة الظّهر مع العصر، وصلاة المغرب مع العشاء؛ حتى يكون عملها هذا واحدًا للصلاتين: صلاة الظّهر، والعصر.
وواحدًا للصلاتين: صلاة المغرب، والعشاء، وواحدًا لصلاة الفجر، بدلًا من أن تعمل ذلك خمس مراتٍ تعمله ثلاث مراتٍ.
وأعيده مرةً ثانيةً، فأقول: عندما تريد الطهارة تغسل فرجها، وتعصبه بخرقةٍ أو شبهها حتى يخف الخارج، ثم تتوضأ، وتصلّي الظّهر أربعًا، والعصر أربعًا، والمغرب ثلاثًا، والعشاء أربعًا، والفجر ركعتين، أي: أنها لا تقصر، كما يتوهمه بعض العامة،
ولكن يجوز لها أن تجمع بين صلاتي الظّهر والعصر، وبين صلاتي المغرب والعشاء، الظّهر مع العصر إمّا تأخيرًا أو تقديمًا، وكذلك المغرب مع العشاء إما تقديمًا أو تأخيرًا، وإذا أرادت أن تتنفل بهذا الوضوء فلا حرج عليها.