A është i pastër apo i papastër lëngu që del nga gruaja, qoftë i bardhë apo i verdhë? A e prish ai abdesin, meqë është i vazhdueshëm? Dhe cili është gjykimi nëse del me ndërprerje, sidomos kur shumica e grave, veçanërisht ato që ndjekin studimet, e konsiderojnë si lagështi të natyrshme që nuk kërkon abdes?
السؤال
Pyetja 1:
A është i pastër apo i papastër lëngu që del nga gruaja, qoftë i bardhë apo i verdhë? A e prish ai abdesin, meqë është i vazhdueshëm? Dhe cili është gjykimi nëse del me ndërprerje, sidomos kur shumica e grave, veçanërisht ato që ndjekin studimet, e konsiderojnë si lagështi të natyrshme që nuk kërkon abdes?
س35: هل السائل الّذي ينزل من المرأة -أبيض كان أم أصفر- طاهرٌ أو نجسٌ؟ وهل يجب فيه الوضوء، مع العلم بأنه ينزل مستمرًّا؟ وما الحكم إذا كان متقطّعًا، خاصةً أن غالب النّساء -لا سيما المتعلّمات- يعتبرن ذلك رطوبةً طبيعيةً، لا يلزم منه الوضوء؟
الجواب
Përgjigje:
Ajo që më është bërë e qartë pas hulumtimit, është se nëse lëngu që del nga gruaja nuk del nga fshikëza, por nga mitra, ai është i pastër, por e prish abdesin, edhe pse është i pastër. Sepse, që diçka ta prishë abdesin nuk është kusht të jetë e ndyrë. Shembull për këtë janë gazrat që dalin nga prapanica, të cilat nuk kanë formë fizike, por megjithatë e prishin abdesin.
Pra, nëse ky lëng del nga gruaja kur është me abdes, atëherë i prishet abdesi dhe duhet ta ripërsërisë atë.
Nëse lëngu është i vazhdueshëm, atëherë nuk e prish abdesin, por gruaja duhet të marrë abdes pasi të hyjë koha e namazit, dhe në këtë kohë ajo mund të falë farze, nafile, të lexojë Kuran dhe të bëjë ç’të dojë nga gjërat e lejuara.
Këtë e kanë thënë dijetarët edhe për ata që vuajnë nga rrjedhja e vazhdueshme e urinës. Kështu që lëngu sa i takon pastërtisë është i pastër, por sa i takon prishjes së abdesit, ai e prish atë, përveç nëse është i vazhdueshëm, me ç'rast gruaja nuk duhet të marrë abdes deri pas hyrjes së kohës së namazit dhe duhet të ruhet (të vendosë pambuk që të mos pikojë gjaku).
Nëse lëngu del me ndërprerje dhe zakonisht ndalon gjatë kohës së faljes, gruaja duhet ta shtyjë faljen për në kohën kur lëngu ndalon, përveç nëse frikësohet se do t’i kalojë koha, në atë rast, ajo merr abdes, vendos pambuk apo diç të ngjashme në vendin intim dhe falet.
Sasia nuk ka rëndësi, qoftë pak apo shumë, sepse gjithçka që del nga organet gjenitale e prish abdesin, ndryshe nga gjaku apo të vjellat që dalin nga pjesët e tjera të trupit, të cilat nuk e prishin abdesin, as kur janë në sasi të paktë e as në sasi të shumtë.
Sa për besimin e disa grave që mendojnë se ky lëng nuk e prish abdesin, nuk njoh ndonjë bazë për këtë, përveç mendimit të Ibën Hazmit, i cili thotë se nuk e prish abdesin, por ai nuk ka përmendur ndonjë argument për këtë. Po të kishte ndonjë provë nga Kurani, Suneti apo fjalët e sahabëve, do të ishte argument.
Gruaja duhet të ketë frikë Allahun dhe të kujdeset për pastërtinë e saj, sepse namazi nuk pranohet pa pastërti, edhe sikur ta falë njëqind herë. Madje disa dijetarë thonë se ai që falet pa abdes është jobesimtar, pasi kjo konsiderohet tallje me ajetet e Allahut të Madhërishëm.
ﺟ35: الظاهر لي بعد البحث: أن السائل الخارج من المرأة إذا كان لا يخرج من المثانة، وإنما يخرج من الرحم، أنّه طاهرٌ، ولكنه ينقض الوضوء وإن كان طاهرًا؛ لأنه لا يشترط للناقض للوضوء أن يكون نجسًا، فها هي الرّيح تخرج من الدّبر، وليس لها جرمٌ، ومع ذلك تنقض الوضوء.
وعلى هذا، إذا خرج من المرأة وهي على وضوءٍ فإنه ينقض الوضوء، وعليها تجديده.
فإن كان مستمرًّا فإنه لا ينقض الوضوء، ولكن تتوضأ للصلاة إذا دخل وقتها، وتصلّي في هذا الوقت الّذي تتوضأ فيه فروضًا ونوافل، وتقرأ القرآن، وتفعل ما شاءت ممّا يباح لها،
كما قال أهل العلم نحو هذا فيمن به سلس البول، هذا هو حكم السائل من جهة الطهارة، فهو طاهرٌ، ومن جهة نقضه للوضوء، فهو ناقضٌ للوضوء إلا أن يكون مستمرًّا عليها، فإن كان مستمرًّا فإنه لا ينقض الوضوء، لكن على المرأة ألا تتوضأ للصلاة إلا بعد دخول الوقت، وأن تتحفظ.
أما إن كان منقطعًا، وكان من عادته أن ينقطع في أوقات الصلاة، فإنها تؤخّر الصلاة إلى الوقت الّذي ينقطع فيه، ما لم تخش خروج الوقت، فإن خشيت خروج الوقت فإنها تتوضأ، وتتلجم -تتحفظ- وتصلّي.
ولا فرق بين القليل والكثير؛ لأنه كله خارجٌ من السبيل، فيكون ناقضًا قليله وكثيره، بخلاف الذي يخرج من بقية البدن كالدم والقيء، فإنه لا ينقض الوضوء، لا قليله ولا كثيره.
وأما اعتقاد بعض النّساء أنه لا ينقض الوضوء فهذا لا أعلم له أصلًا، إلا قولًا لابن حزمٍ رحمه الله، فإنه يقول: إن هذا لا ينقض الوضوء، ولكنه لم يذكر لهذا دليلًا، ولو كان له دليلٌ من الكتاب والسّنة أو أقوال الصحابة لكان حجةً.
وعلى المرأة أن تتقي الله، وتحرص على طهارتها؛ فإن الصلاة لا تقبل بغير طهارةٍ ولو صلت مئة مرةٍ، بل إن بعض العلماء يقول: إن الذي يصلّي بلا طهارةٍ يكفر؛ لأن هذا من باب الاستهزاء بآيات الله سبحانه وتعالى.