Më erdhën menstruacionet gjatë faljes së namazit. Çfarë duhet të bëj? A duhet t’i kompensoj namazet e lëna gjatë periudhës së menstruacioneve?
السؤال
Pyetja 1:
Më erdhën menstruacionet gjatë faljes së namazit. Çfarë duhet të bëj? A duhet t’i kompensoj namazet e lëna gjatë periudhës së menstruacioneve?
س32: دخلت عليّ العادة الشهرية أثناء الصلاة، ماذا أفعل؟ وهل أقضي الصلاة عن مدة الحيض؟
الجواب
Përgjigje:
Nëse menstruacionet i kanë ardhur pasi ka hyrë koha e namazit si p.sh. i kanë ardhur gjysmë ore pas zenitit, ajo duhet ta kompensojë këtë namaz kur të pastrohet, sepse koha e tij ka hyrë kur ajo ishte e pastër.
Allahu i Lartësuar ka thënë: ''Kur të jeni të sigurt, faleni namazin, sepse namazi është obligim në kohë të caktuara për besimtarët.'' [Nisa: 103]
Namazet e që nuk i ka falur gjatë kohës së ciklit nuk i kompenson, ngase Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) në një hadith të gjatë ndër të tjera ka thënë:
''A nuk e lë gruaja namazin pa e falur dhe agjërimin pa e mbajtur?''
Të gjithë dijetarët janë të një mendje që gruaja nuk e kompenson namazin që nuk e ka falur gjatë periudhës menstruale.
Mirëpo, nëse ajo pastrohet dhe ka mbetur nga koha aq sa të falë një rekat ose më shumë, ajo duhet ta falë atë namaz. Sikurse ka thënë Profeti (paqja qoftë mbi të!): ________________________________________
"Kush e arrin një rekat të ikindisë para se të perëndojë dielli, ka arritur (kohën apo namazin e) ikindisë."
Pra nëse ajo pastrohet në kohën e ikindisë ose para lindjes së diellit dhe ende ka kohë sa për të falur një rekatë të namazit para se të perëndojë dielli apo para se të lindë, atëherë ajo duhet të falë ikindinë në rastin e parë dhe sabahun në rastin e dytë.
ﺟ32: إذا حدث الحيض بعد دخول وقت الصلاة -كأن حاضت بعد الزوال بنصف ساعةٍ مثلًا- فإنها بعد أن تطهر من الحيض تقضي هذه الصلاة التي دخل وقتها وهي طاهرٌ؛ لقوله تعالى:
﴿...إِنَّ ٱلصَّلَوٰةَ كَانَتۡ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ كِتَٰبٗا مَّوۡقُوتٗا﴾
[النساء:103].
ولا تقضي الصلاة عن وقت الحيض؛ لقوله ﷺ في الحديث الطويل:
«أَلَيْسَتْ إِذَا حَاضَتْ لَمْ تُصَلِّ، وَلَمْ تَصُمْ؟» [1]،
وأجمع أهل العلم أنها لا تقضي الصلاة التي فاتتها أثناء مدة الحيض.
[12] تقدم تخريجه.
أما إذا طهرت، وكان باقيًا من الوقت مقدار ركعةٍ فأكثر، فإنها تصلّي ذلك الوقت الذي طهرت فيه؛ لقوله ﷺ:
«مَنْ أَدْرَكَ رَكْعَةً مِنَ الْعَصْرِ قَبْلَ أَنْ تَغْرُبَ الشَّمْسُ، فَقَدْ أَدْرَكَ الْعَصْرَ» [2]،
فإذا طهرت وقت العصر، أو قبل طلوع الشمس، وكان باقيًا على غروب الشمس أو طلوعها مقدار ركعةٍ، فإنها تصلّي العصر في المسألة الأولى، والفجر في المسألة الثانية.
[13] تقدم تخريجه.