Skip to content

Cili është gjykimi për gruan me menstruacione që qëndron në xhaminë e shenjtë (Qabe) për të dëgjuar ligjëratat dhe hutbet?

السؤال

Pyetja 1:

Cili është gjykimi për gruan me menstruacione që qëndron në xhaminë e shenjtë (Qabe) për të dëgjuar ligjëratat dhe hutbet?

س34: ما حكم وجود المرأة في المسجد الحرام وهي حائضٌ؛ لاستماع الأحاديث والخطب؟

الجواب

Përgjigje:

Gruas me menstruacione nuk i lejohet të qëndrojë në xhaminë e shenjtë apo në ndonjë xhami tjetër. Megjithëse asaj i lejohet të kalojë nëpër xhami për të marrë diçka që i nevojitet.

Siç i tha Profeti (paqja qoftë mbi të!) Aishes kur i kërkoi t'i sillte shtrojën (1) dhe ajo tha: “Jam me menstruacione dhe ajo (shtroja) është në xhami.” Ai i tha: “Menstruacionet tuaja nuk janë në dorën tënde.”

Pra, nëse ajo kalon nëpër xhami dhe është e sigurt se nuk do të ndotë xhaminë me gjak, s’ka problem.

(1) Shtroja këtu është sexhadja mbi të cilën falet namazliu.

Por nëse dëshiron të hyjë dhe të qëndrojë, kjo nuk lejohet.

Argumenti i kësaj është se Profeti (paqja qoftë mbi të!) urdhëroi që gratë të dilnin për namazin e Bajramit në namazgja edhe të rejat dhe ato që nuk dilnin nga shtëpitë dhe gratë me menstruacione, por tha që gratë me menstruacione të qëndronin larg vendit të faljes.

Kjo tregon se nuk u lejohet grave me menstruacione të qëndrojnë në xhami për të dëgjuar hutbet, mësimet dhe leksionet.

ﺟ34: لا يجوز للمرأة الحائض أن تمكث في المسجد الحرام ولا غيره من المساجد، ولكن يجوز لها أن تمر بالمسجد، وتأخذ الحاجة منه وما أشبه ذلك؛ كما قال النبيّ ﷺ لعائشة حين أمرها أن تأتي بالخمرة[1]، فقالت: إنها في الـمسجد، وإنّي حائضٌ، فقال:

«إِنَّ حَيْضَتَكِ لَيْسَتْ فِي يَدِكِ» [2]،

فإذا مرت الحائض في المسجد، وهي آمنةٌ من أن ينزل دمٌ على المسجد، فلا حرج عليها.

[14] الخمرة: هي السجادة يسجد عليها المصلي، وسميت خمرة؛ لأنها تخمر الوجه، أي: تغطيه.

[15] مسلم، كتاب الحيض، باب جواز غسل الحائض رأس زوجها وترجيله (11) (298).

أما إن كانت تريد أن تدخل وتجلس فهذا لا يجوز.

والدليل على ذلك: أن النبي ﷺ أمر النّساء في صلاة العيد أن يخرجن إلى مصلى العيد -العواتق، وذوات الخدور، والحيض- إلا أنه أمر أن يعتزل الحيض المصلى [3]،

فدل ذلك على أنّ الحائض لا يجوز لها أن تمكث في المسجد لاستماع الخطبة، أو استماع الدرس والأحاديث.

[16] البخاري، كتاب العيدين، باب خروج النساء والحيض (974)، ومسلم، كتاب العيدين، باب ذكر إباحة خروج النساء في العيدين إلى المصلى (10) (890).

من أحكام الطهارة في الصلاة