Skip to content

Atë që e dëmton muslimanin, Allahu do ta dëmtojë, dhe atij që ia vështirëson muslimanit, Allahu do t'ia vështirësojë

Ebu Sirme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Atë që e dëmton muslimanin, Allahu do ta dëmtojë, dhe atij që ia vështirëson muslimanit, Allahu do t'ia vështirësojë."

«مَنْ ضَارَّ ضَارَّ اللهُ بِهِ، وَمَنْ شَاقَّ شَقَّ اللهُ عَلَيْهِ».

Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
Hasen
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tërhoqi vërejtjen nga lëndimi e futja e dëmit dhe vështirësisë te një musliman, qoftë në veten e tij, qoftë në pasurinë a familjen e tij. Kushdo që i fut dëm dhe vështirësi një muslimani, Allahu do ta dënojë atë në të njëjtën mënyrë si puna e tij.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Është e ndaluar të dëmtohet muslimani dhe t'i vështirësohen punët atij.

Allahu merr hak për robërit e Tij.

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (5/ 477) (3635).

Suneni i Tirmidhiut (3/ 495) (1940).

Suneni i Ibn Maxhes (3/ 432) (2342).

Musnedi i Ahmedit (25/ 34) (15755).

Më shumë (8)

مساوئ الأخلاق.

للخرائطي (ص: 274) (583).

توضيح الأحكام مِن بلوغ المرام.

للبسام (7/ 445).

فتح ذي الجلال والإكرام شرح بلوغ المرام.

لابن عثيمين (6/ 396).

منحة العلام في شرح بلوغ المرام.

لعبد الله الفوزان (10/ 261).