Skip to content

Çdo vepër e mirë është sadaka (lëmoshë)

Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë:

"Çdo vepër e mirë është sadaka (lëmoshë)."

«كُلُّ مَعْرُوفٍ صَدَقَةٌ».

E transmetojnë Buhariu nga Xhabiri dhe Muslimi nga Hudhejfeh.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se çdo vepër e mirë dhe dobi për të tjerët, qoftë me fjalë, qoftë me vepër, është sadaka (lëmoshë) dhe për të ka shpërblim.

Kuptimet e fjalëve

معروف : المعروف اسم جامع لكل ما فيه نفع للآخرين من قول أو فعل.

Mësime nga hadithi

Hadithi tregon se sadakaja nuk kufizohet në atë që njeriu e jep nga pasuria e tij, por çdo të mirë që e vepron një njeri (besimtar), e thotë ose ia ofron ndokujt tjetër.

Ky hadith është inkurajim për të bërë mirë dhe çdo gjë që u sjell dobi të tjerëve.

Mosnënçmimi i ndonjë gjëje të mirë, edhe po qe e paktë.

Referencat

Sahihu i Buhariut (8/ 11) (6021).

Sahihu i Muslimit (2/ 697) (1005).

Më shumë (4)

منحة العلام في شرح بلوغ المرام.

لعبد الله الفوزان (10/ 117).

توضيح الأحكام من بلوغ المرام.

للبسام (7/ 341).