Mos dënoni me çfarë dënon Allahu!
Ikrime tregon
se Aliu dogji një grup njerëzish dhe, kur Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e dëgjoi këtë lajm, tha: “Sikur të isha në vend të tij, nuk do t'i kisha djegur, sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos dënoni me çfarë dënon Allahu”, por do t'i vrisja, ashtu siç ka porositur Pejgamberi ﷺ kur ka thënë: “Atë që e ndërron fenë (islame), vriteni.”
أَنَّ عَلِيًّا رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ حَرَّقَ قَوْمًا، فَبَلَغَ ابْنَ عَبَّاسٍ فَقَالَ: لَوْ كُنْتُ أَنَا لَمْ أُحَرِّقْهُمْ لِأَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: «لاَ تُعَذِّبُوا بِعَذَابِ اللَّهِ»، وَلَقَتَلْتُهُمْ كَمَا قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «مَنْ بَدَّلَ دِينَهُ فَاقْتُلُوهُ».
Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) bëri ixhtihad dhe dogji me zjarr një grup njerëzish prej zindikëve që kishin braktisur Islamin. Kjo gjë i arriti Abdullah ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe ai e mbështeti në vrasjen e tyre, por e kundërshtoi djegien e tyre me zjarr. Kësisoj tha: "Sikur të isha në vendin e tij, nuk do t'i digja me zjarr, sepse Profeti ﷺ ka sqaruar se nuk dënon me zjarr askush përveç Allahut, Zotit të zjarrit, por do të mjaftonte vrasja e tyre, pasi Profeti ﷺ ka thënë: "Kush braktis Islamin dhe e ndërron fenë e tij me një fe tjetër, vriteni atë."
Obligueshmëria e vrasjes së atij që del nga feja e Islamit është me konsensusin e dijetarëve, sipas kushteve përkatëse, dhe këtë gjë nuk e implementon askush tjetër përveç prijësit dhe sunduesit.
Thënia e tij: “Atë që e ndërron fenë (islame), vriteni”, domethënë: kushdo që braktis Islamin. Kjo është një dispozitë e përgjithshme për burrat dhe gratë.
Dezertorit nuk i pranohet dalja nga feja, por ftohet në Islam, e nëse nuk përgjigjet, vritet.
Në këtë hadith ndalohet ndëshkimi me zjarr dhe (sqarohet) se dënimet e përcaktuara (ar. hudud) nuk zbatohen me zjarr.
Vlera e Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dija e tij e gjerë dhe kuptimi i thellë i haditheve të Profetit ﷺ.
Në të tregohet edukata e refuzimit ndaj kundërshtarit.
Sahihu i Buhariut (4/ 61) (3017).
Më shumë (14)
عمدة القاري شرح صحيح البخاري.
لبدر الدين العيني (14/ 264).
منحة العلام في شرح بلوغ المرام.
لعبد الله الفوزان (8/ 364).
توضيح الأحكام شرح بلوغ المرام.
لعبد الله البسام (6/ 204).
فتح ذي الجلال والإكرام بشرح بلوغ المرام.
لابن عثيمين (5/ 218).
الإفصاح عن معاني الصحاح.
لابن هبيرة (3/ 190).
التوضيح لشرح الجامع الصحيح.
لابن الملقن (18/ 58).
نيل الأوطار.
للشوكاني (7/ 225).
Cituar në libra
5 LibraMë shumë (5)
- الإسلام دين كامل«مَنْ بَدَّلَ دِينَهُ فَاقْتُلُوهُ» [2]،
- التسليم للنص الشرعي والمعارضات الفكرية المعاصرة06 التسليم للنص الشرعي - من المبحث الثالث الفصل الرابع حتى الفصل الخامس"من بدل دينه فاقتلوه"
- التسليم للنص الشرعي والمعارضات الفكرية المعاصرة06 التسليم للنص الشرعي - من المبحث الثالث الفصل الرابع حتى الفصل الخامس"لا تعذبوا بعذاب الله"
- حكم المستهزئين بالأنبياء والمرسلين«مَنْ بَدَّلَ دِينَهُ فَاقْتُلُوهُ»[3].
- عقيدة التوحيدعقيدة التوحيد وبيان ما يضادها...«مَنْ بَدَّلَ دِينَهُ فَاقْتُلُوهُ»[61].