Skip to content

Në qoftë se unë i fal namazet e detyrueshme, e agjëroj Ramazanin, hallallin e quaj hallall e haramin haram

Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon

se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ duke i thënë: "Në qoftë se unë i fal namazet e detyrueshme, e agjëroj Ramazanin, hallallin e quaj hallall e haramin haram dhe nuk shtoj asgjë tjetër, a do të hyj në Xhenet?" I Dërguari tha: "Po." Ai tha: "Betohem për Allahun se nuk do të shtoj asgjë."

أَنَّ رَجُلًا سَأَلَ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَ: أَرَأَيْتَ إِذَا صَلَّيْتُ الصَّلَوَاتِ الْمَكْتُوبَاتِ، وَصُمْتُ رَمَضَانَ، وَأَحْلَلْتُ الْحَلَالَ، وَحَرَّمْتُ الْحَرَامَ، وَلَمْ أَزِدْ عَلَى ذَلِكَ شَيْئًا، أَأَدْخُلُ الْجَنَّةَ؟ قَالَ: «نَعَمْ»، قَالَ: وَاللهِ لَا أَزِيدُ عَلَى ذَلِكَ شَيْئًا.

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se kushdo që i fal pesë namazet e detyrueshme dhe nuk shton pos tyre asnjë namaz vullnetar, e agjëron Ramazanin dhe nuk agjëron vullnetarisht, beson se ajo që është hallall është e lejuar dhe e vepron atë si dhe beson se ajo që është haram është e ndaluar e i shmanget asaj, kësisoj do të hyjë në Xhenet.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Muslimani duhet t'i kushtojë rëndësi kryerjes së obligimeve dhe braktisjes së gjërave të ndaluara dhe qëllimi i tij duhet të jetë hyrja në Xhenet.

Rëndësia e kryerjes së asaj që është e lejuar e besimi se ajo është hallall dhe largimi nga ajo që është e ndaluar e besimi se ajo është haram.

Veprimi i obligmeve dhe braktisja e gjërave të ndaluara janë shkak për hyrjen në Xhenet.

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 44) (15).

Më shumë (3)

جامع العلوم والحكم (1/513).

شرح الأربعين النووية للعثيمين (ص: 215).

فتح القوي المتين في شرح الأربعين للعباد (ص 77).