Isha nisur për Umre dhe kam kaluar nëpër mikat, ndërkohë që isha me menstruacione, prandaj nuk hyra në ihram. Qëndrova në Mekë derisa u pastrova dhe pastaj hyra në ihram nga vetë Meka. A është e lejuar kjo? Çfarë duhet të bëj?
السؤال
Pyetja 1:
Isha nisur për Umre dhe kam kaluar nëpër mikat, ndërkohë që isha me menstruacione, prandaj nuk hyra në ihram. Qëndrova në Mekë derisa u pastrova dhe pastaj hyra në ihram nga vetë Meka. A është e lejuar kjo? Çfarë duhet të bëj?
س54: أنا ذاهبةٌ للعمرة، ومررت بالميقات وأنا حائضٌ، فلم أحرم، وبقيت في مكة حتّى طهرت، فأحرمت من مكة، فهل هذا جائزٌ؟ أو ماذا أفعل؟ وما يجب عليّ؟
الجواب
Përgjigje:
Kjo vepër nuk është e lejuar. Gruas që dëshiron të bëjë Umre nuk i lejohet të kalojë mikatin pa hyrë në ihram, edhe nëse është me menstruacione. Ajo bën ihram ndërkohë që është me menstruacione dhe ihrami i saj është i vlefshëm.
Argumenti për këtë është se Esma bintu Umejs, gruaja e Ebu Bekrit, lindi fëmijën ndërkohë që Profeti (paqja qoftë mbi të dy!) ishte në Dhul-Hulejfa për të bërë Haxhin e Lamtumirës. Ajo dërgoi një lajmëtar te Profeti (paqja qoftë mbi të!) për të pyetur se çfarë të bënte. Ai i tha: "Lahu, mbuloje pjesën intime me një copë dhe bëj ihram."
Gjaku i menstruacioneve është si ai i lehonisë.
Pra, i themi gruas me menstruacione që kalon pranë mikatit, duke pasur për qëllim Umren ose Haxhin: "Lahu, mbulo pjesën intime me një copë dhe hy në ihram."
Me mbulimin e organit intim nënkuptohet vendosja e një lecke në organin gjenital që të mos rrjedhë gjaku. Më pas ajo hyn në ihram për Haxh ose për Umre. Kur të mbërrijë në Mekë ajo nuk duhet të shkojë në Qabe dhe nuk duhet të bëjë tavaf, derisa të pastrohet.
Profeti (paqja qoftë mbi të!) i tha Aishes kur i erdhën menstruacionet gjatë Umres: "Bëj çdo gjë që bën haxhiu, përveçse mos bëj tavaf, derisa të pastrohesh." (Buhariu dhe Muslimi)
Në Sahihun e Buhariu ceket gjithashtu se Aishja ka thënë se kur u pastrua bëri tavaf në Qabe dhe sa'jin midis Safasë dhe Mervasë.
Bazuar në këtë, nëse gruaja hyn në ihram për Haxh ose Umre, duke qenë me menstruacione ose nëse i vijnë menstruacionet para bërjes së tavafit, ajo nuk duhet të bëjë tavafin dhe as sa'jin derisa të pastrohet dhe të lahet.
Por, nëse gruaja e ka kryer tavafin ndërkohë që ishte e pastër, dhe pastaj i erdhën menstruacionet, ajo mund të vazhdojë me sa’jin dhe t’i shkurtojë flokët, dhe të plotësojë Umren e saj, sepse për sa’jin nuk është kusht të jetë e pastër.
ﺟ54: هذا العمل ليس بجائزٍ، والمرأة الّتي تريد العمرة لا يجوز لها مجاوزة الميقات إلا بإحرامٍ حتى لو كانت حائضًا، فإنها تحرم وهي حائضٌ، وينعقد إحرامها، ويصحّ،
والدليل لذلك: أن أسماء بنت عميسٍ زوجة أبي بكرٍ رضي الله عنهما ولدت، والنبيّ ﷺ نازلٌ في ذي الحليفة، يريد حجة الوداع، فأرسلت إلى النبيّ ﷺ: كيف أصنع؟ قال:
«اغْتَسِلِي، وَاسْتَثْفِرِي بِثَوْبٍ، وَأَحْرِمِي» [1]،
ودم الحيض كدم النّفاس.
[24] تقدم تخريجه.
فنقول للمرأة الحائض إذا مرت بالميقات، وهي تريد العمرة أو الحج نقول لها: اغتسلي، واستثفري بثوبٍ، وأحرمي،
والاستثفار معناه: أنها تشدّ على فرجها خرقةً، وتربطها، ثم تحرم، سواء بالحجّ أو بالعمرة، ولكنها إذا أحرمت ووصلت إلى مكة لا تأتي إلى البيت، ولا تطوف به حتى تطهر، ولهذا قال النبيّ ﷺ لعائشة حين حاضت في أثناء العمرة، قال لها:
«افْعَلِي مَا يَفْعَلُ الْحَاجُّ، غَيْرَ أَلَّا تَطُوفِي فِي الْبَيْتِ حَتَّى تَطْهُرِي» [2]،
هذه رواية البخاريّ ومسلمٍ، وفي «صحيح البخاريّ» أيضًا،
«ذَكَرَتْ عَائِشَةُ أَنَّهَا لَمَّا طَهُرَتْ طَافَتْ بِالْبَيْتِ، وَبِالصَّفَا وَالْمَرْوَةِ» [3]،
فدل هذا على أن المرأة إذا أحرمت بالحجّ أو العمرة وهي حائضٌ، أو أتاها الحيض قبل الطواف، فإنها لا تطوف ولا تسعى حتى تطهر وتغتسل.
[26] البخاري، كتاب العمرة، باب عمرة التنعيم (1785).
[25] رواه البخاري، كتاب الحج، باب تقضي الحائض المناسك كلها إلا الطواف بالبيت (1650)، ومسلم، كتاب الحج، باب بيان وجوه الإحرام (120) (1211).
أما لو طافت وهي طاهرٌ، وبعد أن انتهت من الطواف جاءها الحيض، فإنها تستمرّ، وتسعى ولو كان عليها الحيض، وتقصّ من رأسها، وتنهي عمرتها؛ لأنّ السعي بين الصفا والمروة لا يشترط له الطهارة.