Skip to content

A është pjesë e xhamisë vendi i sa’jit? A mund të afrohet gruaja me menstruacione në të? A duhet të falë dy rekate kush hyn në Xhaminë e Shenjtë nga vendi i sa'jit?

السؤال

Pyetja 1:

A është pjesë e xhamisë vendi i sa’jit? A mund të afrohet gruaja me menstruacione në të? A duhet të falë dy rekate kush hyn në Xhaminë e Shenjtë nga vendi i sa'jit?

س56: هل المسعى من الحرم؟ وهل تقربه الحائض؟ وهل يجب على من دخل الحرم من المسعى أن يصلّي تحية المسجد؟

الجواب

Përgjigje:

Ajo që duket më e saktë është se vendi i sa’jit nuk është pjesë e xhamisë. Prandaj është vendosur një mur ndarës mes tyre, edhe pse i shkurtër. Kjo padyshim është më e mirë për njerëzit, sepse po të ishte pjesë e xhamisë, nëse gruaja bënte tavafin, dhe pastaj i vinin menstruacionet, ajo nuk do të mund të bënte sa’jin.

Fetvaja që unë jap është se nëse gruas që e bën tavafin dhe i vijnë menstruacionet pa bërë akoma sa'jin, le ta bëjë sa'jin, sepse vendi i sa'jit nuk konsiderohet pjesë e xhamisë.

Sa për faljen e dy rekateve përshëndetëse kur hyn në xhami, nëse personi kthehet në xhami pas sa’jit, le t'i falë dy rekatet. Nëse nuk i fal, nuk ka gjë.

Por më mirë është t’i falë, për shkak të vlerës së madhe të faljes në atë vend.

ﺟ56: الّذي يظهر أن المسعى ليس من المسجد، ولذلك جعلوا جدارًا فاصلًا بينهما، لكنه جدارٌ قصيرٌ، ولا شك أن هذا خيرٌ للناس؛ لأنه لو أدخل في المسجد وجعل منه، لكانت المرأة إذا حاضت بين الطواف والسعي امتنع عليها أن تسعى.

والّذي أفتي به: أنها إذا حاضت بعد الطواف وقبل السعي فإنها تسعى؛ لأن المسعى لا يعتبر من المسجد.

وأما تحية المسجد فقد يقال: إن الإنسان إذا سعى بعد الطواف، ثم عاد إلى المسجد، فإنه يصلّيها، ولو ترك تحية المسجد فلا شيء عليه،

والأفضل أن ينتهز الفرصة، ويصلّي ركعتين؛ لـما في الصلاة في هذا المكان من الفضل.