Skip to content

Nëse gruaja pastrohet menjëherë pas lindjes së agimit, a e vazhdon agjërimin atë ditë dhe a i llogaritet si ditë e agjëruar, apo duhet ta kompensojë më vonë atë ditë?

السؤال

Pyetja 1:

Nëse gruaja pastrohet menjëherë pas lindjes së agimit, a e vazhdon agjërimin atë ditë dhe a i llogaritet si ditë e agjëruar, apo duhet ta kompensojë më vonë atë ditë?

س1: إذا طهرت الـمرأة بعد الفجر مباشرةً فهل تمسك وتصوم هذا اليوم، ويكون يومها لها، أو عليها قضاء ذلك اليوم؟

الجواب

Përgjigje:

Nëse gruaja pastrohet pas lindjes së agimit, dijetarët kanë dy mendime rreth mbajtjes së agjërimit për pjesën e mbetur të ditës:

Mendimi i parë: Duhet të ndalojë së ngrëni dhe së piri për pjesën e mbetur të ditës, por kjo ditë nuk i llogaritet si agjërim i vlefshëm dhe duhet ta kompensojë atë më vonë. Ky është mendimi më i njohur në medh’hebin e imam Ahmedit (Allahu e pastë mëshirur!).

Mendimi i dytë: Nuk është e detyruar të ndalojë ushqimin dhe pijen pjesën e mbetur të ditës, sepse nuk është ditë që mund ta agjërojë, pasi në fillim të saj ka qenë me menstruacione dhe nuk ka qenë prej atyre që e kanë obligim agjërimin. Prandaj, përderisa agjërimi është i pavlefshëm, nuk ka dobi në agjërimin e pjesës së mbetur të ditës. Kjo kohë nuk është kohë në të cilën ajo duhet të respektojë agjërimin, ngase ajo është e urdhëruar që të mos e mbajë agjërimin që në fillim të asaj dite. Madje, asaj i është ndaluar agjërimi që në fillim të asaj dite.

Ndërkaq përkufizimi i agjërimit fetar është: Ndalimi i gjërave që e prishin agjërimin në formë adhurimi ndaj Allahut të Madhëruar nga lindja e agimit deri në perëndimin e diellit.

Ky mendim – siç shihet – është më i fortë se mendimi i parë, megjithatë në të dyja rastet ajo duhet ta kompensojë këtë ditë.

ﺟ1: إذا طهرت المرأة بعد طلوع الفجر فللعلماء في إمساكها ذلك اليوم قولان:

القول الأول: أنه يلزمها الإمساك بقية ذلك اليوم، ولكنه لا يحسب لها، بل يجب عليها القضاء، وهذا هو المشهور من مذهب الإمام أحمد رحمه الله.

والقول الثاني: أنه لا يلزمها أن تمسك بقية ذلك اليوم؛ لأنه يومٌ لا يصحّ صومها فيه؛ لكونها في أوله حائضًا ليست من أهل الصّيام، وإذا لم يصح لم يبق للإمساك فائدةٌ، وهذا الزمن زمنٌ غير محترمٍ بالنّسبة لها؛ لأنها مأمورةٌ بفطره في أول النهار، بل محرمٌ عليها صومه في أول النهار،

والصوم الشرعيّ: هو الإمساك عن المفطّرات تعبّدًا لله عز وجل من طلوع الفجر إلى غروب الشمس.

وهذا القول -كما تراه- أرجح من القول بلزوم الإمساك، وعلى كلا القولين يلزمها قضاء هذا اليوم.