Skip to content

Nëse gruaja pastrohet nga menstruacionet dhe pas namazit të sabahut lahet dhe falet dhe e mban agjërimin e asaj dite, a duhet ta kompensojë më vonë atë ditë?

السؤال

Pyetja 1:

Nëse gruaja pastrohet nga menstruacionet dhe pas namazit të sabahut lahet dhe falet dhe e mban agjërimin e asaj dite, a duhet ta kompensojë më vonë atë ditë?

س2: إذا طهرت الحائض، واغتسلت بعد صلاة الفجر، وصلت، وكملت صوم يومها، فهل يجب عليها قضاؤه؟

الجواب

Përgjigje:

Nëse gruaja pastrohet para lindjes së agimit, qoftë edhe një minutë më herët, dhe është e sigurt që është pastruar, atëherë nëse është Ramazan, e ka për detyrë ta agjërojë atë ditë dhe agjërimi i asaj dite është i vlefshëm dhe nuk ka nevojë ta kompensojë, sepse atë ditë e ka agjëruar duke qenë e pastër. Dhe nuk ka problem nëse ajo lahet pas lindjes së agimit.

Ashtu si edhe burri, nëse është xhunub nga marrëdhëniet intime apo nga ëndrrat dhe e ha syfyrin, por lahet pas lindjes së agimit, agjërimi i tij është i vlefshëm.

Me këtë rast, dua të tërheq vëmendjen për një çështje tjetër: disa gra mendojnë se nëse u vjen cikli menstrual pasi kanë ngrënë iftarin, por para faljes së jacisë, agjërimi u prishet.

Kjo nuk ka asnjë bazë fetare. Përkundrazi, nëse cikli menstrual i vjen pas perëndimit të diellit, qoftë edhe për një çast, atëherë agjërimi i saj është i plotë dhe i vlefshëm.

ﺟ2: إذا طهرت الحائض قبل طلوع الفجر ولو بدقيقةٍ واحدةٍ، ولكن تيقنت الطّهر، فإنه إذا كان في رمضان فإنه يلزمها الصوم، ويكون صومها ذلك اليوم صحيحًا، ولا يلزمها قضاؤه؛ لأنها صامت وهي طاهرٌ، وإن لم تغتسل إلا بعد طلوع الفجر فلا حرج،

كما أن الرجل لو كان جنبًا من جماعٍ أو احتلامٍ، وتسحر، ولم يغتسل إلا بعد طلوع الفجر، كان صومه صحيحًا.

وبهذه المناسبة أودّ أن أنبّه إلى أمرٍ آخر عند النّساء إذا أتاها الحيض وهي قد صامت ذلك اليوم، فإن بعض النّساء تظنّ أن الحيض إذا أتاها بعد فطرها قبل أن تصلّي العشاء فسد صوم ذلك اليوم،

وهذا لا أصل له، بل إن الحيض إذا أتاها بعد الغروب ولو بلحظةٍ فإن صومها تامٌّ وصحيحٌ.