Lutja është vetë adhurimi
Numan ibën Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë:
"Lutja është vetë adhurimi." Pastaj e lexoi (ajetin): "Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!" (Gafir, 60)
«الدُّعَاءُ هُوَ الْعِبَادَةُ»، ثُمَّ قَرَأَ: «{وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ} [غافر: 60]».
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se lutja është vetë adhurimi, prandaj duhet të jetë e gjitha e sinqertë ndaj Allahut, qoftë kjo (1) lutje kërkesë, pra, ta lusë Allahun e Lartësuar për gjërat që do t'i bëjnë dobi dhe ta lusë që t'ia largojë atë që e dëmton në këtë botë dhe në botën tjetër; qoftë (2) lutje adhurimi, e cila nënkupton gjithçka që Allahu e do dhe është i kënaqur, qoftë fjalë, qoftë vepër, e jashtme apo e brendshme. Adhurimet janë të zemrës, të trupit dhe që kanë të bëjnë me pasurinë. Më pas Profeti ﷺ për këtë çështje u argumentua me këtë ajet kuranor, ku Allahu thotë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!”
...:
Lutja është themeli i adhurimit dhe si e tillë nuk lejohet t'i kushtohet dikujt tjetër pos Allahut.
Lutja ngërthen në vete realitetin e robërimit (ndaj Allahut), pohimin se Allahu i Lartësuar është i panevojë (për ndokënd) e është i Fuqishëm dhe se robi është nevojtar për Të.
Kërcënimi i ashpër (i përmendur në ajet) është dënimi për faktin se u treguan mendjemëdhenj ndaj adhurimit të Allahut dhe e lanë anash lutjen drejtuar Atij. Ata që janë mendjemëdhenj e nuk e lusin Allahun, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar dhe të përçmuar.
Suneni i Ebu Davudit (2/ 603) (1479).
Suneni i Tirmidhiut (5/ 292) (3247).
Suneni i Ibn Maxhes (5/ 5) (3828).
Musnedi i Ahmedit (30/ 297) (18352).
Më shumë (8)
توضيح الأحكام من بلوغ المرام.
للبسام (7/ 546).
منحة العلام في شرح بلوغ المرام.
لعبد الله الفوزان (10/ 416).
فتح ذي الجلال والإكرام.
لابن عثيمين (6/ 480).
سبل السلام بشرح بلوغ المرام.
للصنعاني (2/ 707).