Skip to content

"Nëse në ditën e premte, teksa imami është duke ligjëruar, i thua shokut tënd: "Hesht!", veçse e ke humbur shpërblimin."

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Nëse në ditën e premte, teksa imami është duke ligjëruar, i thua shokut tënd: "Hesht!", veçse e ke humbur shpërblimin."

«إذا قُلْتَ لِصَاحِبِكَ: أَنْصِتْ، يومَ الجمعةِ، والْإِمامُ يَخْطُبُ، فَقَدْ لَغَوْتَ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron një nga normat e detyrueshme për ata që marrin pjesë në hutben e xhumasë, që është: të heshtet teksa imami ligjëron, që të përsiatë mbi hutben. Ai që flet, - qoftë dhe pak, - teksa imami është duke ligjëruar, fjala vjen, i thotë ndokujt: “Hesht!”, ose: “Dëgjo!”, veçse e ka humbur shpërblimin e namazit të xhumasë.

Kuptimet e fjalëve

أَنْصِتْ: اسكت عن الكلام.

لَغَوْتَ: لغا أتى بقول ساقط، ليس فيه فائدة.

Mësime nga hadithi

Të folurit gjatë dëgjimit të hutbes është haram, qoftë dhe me ndalimin e së keqes, qoftë me kthimin e selamit, qoftë duke i thënë teshtitësit: "Jerhamukallah - Allahu të mëshiroftë!"

Nga kjo gjë bën përjashtim ai që i drejtohet imamit ose imami i drejtohet atij.

Në rast nevoje lejohet të folurit ndërmjet dy hutbeve.

Nëse Profeti ﷺ përmendet gjatë kohës kur imami e mban hutben, atëherë i dërgon salavate dhe selame në heshtje, e njëjtë vepron kur të thuash: "Amin", pasi imami të bëjë lutje.

Referencat

Sahihu i Buhariut (2/ 13) (934).

Sahihu i Muslimit (2/ 583) (851).

Më shumë (10)

تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.

للبسام (ص244).

تنبيه الأفهام.

للعثيمين (2/ 307).

الإلمام بشرح عمدة الأحكام.

لإسماعيل الأنصاري (1/ 195).

فتح الباري.

لابن حجر (2/ 409).

تاج العروس من جواهر القاموس.

لمحمّد الحسيني الزَّبيدي (39/ 463).