Skip to content

Çdo njeri ngjizet në mitrën e nënës së vet për dyzetë ditë

Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë:

“I Dërguari i Allahut, ﷺ që flet të vërtetën, vërtetësia e të cilit është dëshmuar, na thoshte: "Çdo njeri ngjizet në mitrën e nënës së vet për dyzetë ditë, pastaj, për po aq ditë, shndërrohet në droçkë gjaku, më pas shndërrohet në një copë mishi për po aq ditë. Pas kësaj, i dërgohet një engjëll, që ia fryn shpirtin dhe që është i urdhëruar me katër gjëra: të shkruajë rriskun (jetesën), jetëgjatësinë, punën dhe nëse do të jetë i mjeruar apo i lumtur. Betohem në Atë, përveç të Cilit askush nuk meriton të adhurohet, se prej jush ka të atillë që bën vepra të xhenetlinjve, madje aq sa vetëm një kut e ndan prej Xhenetit, por ja që ndërhyn caktimi dhe ai punon vepra të banorëve të Zjarrit dhe hyn në të, dhe anasjelltas; ka të atillë që bën vepra të xhehenemlinjve, saqë mes tij dhe Zjarrit s’ka më shumë se një kut, por ja që që ndërhyn caktimi dhe ai punon vepra të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të."

حَدَّثَنَا رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَهُوَ الصَّادِقُ المَصْدُوقُ: «إِنَّ أَحَدَكُمْ يُجْمَعُ خَلْقُهُ فِي بَطْنِ أُمِّهِ أَرْبَعِينَ يَوْمًا، ثُمَّ يَكُونُ عَلَقَةً مِثْلَ ذَلِكَ، ثُمَّ يَكُونُ مُضْغَةً مِثْلَ ذَلِكَ، ثُمَّ يُرْسَلُ إلَيْهِ المَلَكُ فَيَنْفُخُ فِيهِ الرُّوحَ، وَيُؤْمَرُ بِأَرْبَعِ كَلِمَاتٍ: بِكَتْبِ رِزْقِهِ، وَأَجَلِهِ، وَعَمَلِهِ، وَشَقِيٍّ أَوْ سَعِيدٍ؛ فَوَالَّذِي لَا إلَهَ غَيْرُهُ إنَّ أَحَدَكُمْ لَيَعْمَلُ بِعَمَلِ أَهْلِ الجَنَّةِ حَتَّى مَا يَكُونُ بَيْنَهُ وَبَيْنَهَا إلَّا ذِرَاعٌ فَيَسْبِقُ عَلَيْهِ الكِتَابُ فَيَعْمَلُ بِعَمَلِ أَهْلِ النَّارِ فَيَدْخُلُهَا، وَإِنَّ أَحَدَكُمْ لَيَعْمَلُ بِعَمَلِ أَهْلِ النَّارِ حَتَّى مَا يَكُونُ بَيْنَهُ وَبَيْنَهَا إلَّا ذِرَاعٌ، فَيَسْبِقُ عَلَيْهِ الكِتَابُ فَيَعْمَلُ بِعَمَلِ أَهْلِ الجَنَّةِ فَيَدْخُلُهَا».

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Ibën Mesudi ka thënë: "Na ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili thotë të vërtetën në fjalën e tij dhe fjalët e të cilit janë të vërtetuara, ngase atë e ka vërtetuar Allahu i Lartësuar, dhe tha: Çdo njeriu i tubohet krijimi; e kjo do të thotë se kur burri i qaset bashkëshortes së tij, sperma e tij e shpërndarë tubohet në barkun e gruas për dyzet ditë si një pikë uji, pastaj shndërrohet në droçkë gjaku, që është gjak i trashë i ngjizur, dhe kjo në dyzetditëshin e dytë. Më pas, shndërrohet në një copë mishi, e cila është në masën e asaj që përtypet, dhe kjo në dyzetditëshin e tretë. Pastaj Allahu i dërgon atij një melek (engjëll), i cili ia fryn shpirtin pas përfundimit të dyzetditëshit të tretë, dhe meleku urdhërohet të shkruajë katër gjëra, e ato janë: rrisku (furnizimi) i tij, që është sasia e të mirave që do t'i përfitojë gjatë jetës së tij; jetëgjatësia e tij, që është koha e qëndrimit të tij në këtë botë; puna e tij, se çfarë do të jetë ajo; si dhe a do të jetë i mjeruar apo i lumtur. Pastaj Pejgamberi ﷺ u betua se vërtet njëri prej jush bën vepra të xhenetlinjve dhe vepra e tij është e mirë, domethënë në atë që u shfaqet njerëzve, dhe mbetet i tillë saqë mes tij dhe Xhenetit s’ka më shumë se një kut, që do të thotë: mes tij dhe arritjes atje nuk mbetet asgjë tjetër, veçse ashtu siç i ka mbetur dikujt një kut mes tij dhe një vendi në tokë; por, ja që vjen në shprehje ajo që i është shkruar dhe caktuar, e pikërisht atëherë ai punon vepra të banorëve të Zjarrit, kësisoj i vuloset jeta me to dhe hyn në Zjarr; ngase kushti për pranimin e punës së tij është që ai të qëndrojë i palëkundur në të dhe të mos e ndryshojë. Ndërsa një tjetër prej njerëzve bën vepra të banorëve të Zjarrit derisa t'i afrohet hyrjes në të, saqë thuajse mes tij dhe Zjarrit ka vetëm masën e një kuti në tokë, por, ja që vjen në shprehje ajo që i është shkruar dhe caktuar, ndaj bën punë të banorëve të Xhenetit, i vuloset kështu dhe hyn në Xhenet.'"

Mësime nga hadithi

Përshkrimi i fazave të krijiimit të njeriut.

Besimi në kadanë dhe kaderin (paracaktimin hyjnor).

Frika nga përfundimi i keq dhe inkurajimi për t'i kërkuar Allahut të na bëjë të qëndrueshëm (në fe) deri në vdekje.

Paralajmërim për të mos u mashtruar me llojet e veprave, sepse veprat vlerësohen sipas përfundimit të tyre.

Ky hadith vlen për atë që nuk vepron me sinqeritet dhe besim, por i bën veprat e banorëve të Xhenetit vetëm në atë që u duket njerëzve. Ndërsa, ai që vërtet i bën veprat e banorëve të Xhenetit, me sinqeritet dhe besim, Allahu i Lartësuar është më i drejtë, më bujar dhe më i mëshirshëm sesa ta lërë në lloç në fund të jetës së tij. Allahu i Lartësuar thotë: "Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje. Allahu bën ç’të dojë."

Referencat

Sahihu i Buhariut (9/ 135) (7454).

(4/ 111) (3208).

Sahihu i Muslimit (4/ 2036) (2643).

Më shumë (2)

عمدة القاري شرح صحيح البخاري (15/ 130).

شرح الأربعين النووية للعثيمين (ص: 84).