Bëra Haxhin dhe më erdhën menstruacionet, por u turpërova të tregoj. Hyra në Qabe, u fala, bëra tavafin dhe sa’jin. Çfarë duhet të bëj, duke ju vënë në dijeni gjithashtu që menstruacionet më erdhën pas lehonisë?
السؤال
Pyetja 1:
Bëra Haxhin dhe më erdhën menstruacionet, por u turpërova të tregoj. Hyra në Qabe, u fala, bëra tavafin dhe sa’jin. Çfarë duhet të bëj, duke ju vënë në dijeni gjithashtu që menstruacionet më erdhën pas lehonisë?
س57: حججت، وجاءتني الدورة الشهرية، فاستحييت أن أخبر أحدًا، ودخلت الحرم، فصليت، وطفت، وسعيت، فماذا علي، علمًا بأنها جاءت بعد النّفاس؟
الجواب
Përgjigje:
Nuk i lejohet gruas me menstruacione ose me lehoni të falet, as në Mekë, as në vendin e saj dhe as në një vend tjetër.
Ngase Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka thënë për gruan: "A nuk është e vërtetë se kur ajo ka menstruacione nuk falet dhe nuk agjëron?"
Ekziston një konsensus mes muslimanëve që gruas me menstruacione nuk i lejohet as agjërimi, as namazi.
Ajo që e ka bërë këtë duhet të pendohet dhe të kërkojë falje nga Allahu për atë që ka bërë.
Tavafi që ka bërë nuk është i vlefshëm, por sa’ji është i vlefshëm. Bazuar në mendimin më të saktë, bërja e sa’jit para tavafit në Haxh është veprim i lejuar, por duhet të përsërisë tavafin, sepse ai është shtyllë e Haxhit dhe pa të nuk arrihet lirimi i plotë nga ihrami (nuk lejohen marrëdhëniet bashkëshortore dhe martesa).
Prandaj, kjo grua, nëse është e martuar, burri i saj nuk duhet të ketë marrëdhënie intime me të, derisa ajo të bëjë tavafin, dhe nëse është beqare, nuk lejohet të lidhë kontratën e martesës, derisa të përfundojë tavafin. Allahu është më i dijshmi.
ﺟ57: لا يحلّ للمرأة إذا كانت حائضًا أو نفساء أن تصلّي، سواء في مكة أو في بلدها أو في أيّ مكانٍ؛ لقول النبيّ ﷺ في المرأة:
«أَلَيْسَ إِذَا حَاضَتْ لَمْ تُصَلِّ، وَلَمْ تَصُمْ؟» [1]،
وقد أجمع المسلمون على أنه لا يحلّ لحائضٍ أن تصوم، ولا يحلّ لها أن تصلّي.
[28] تقدم تخريجه.
وعلى هذه المرأة التي فعلت ذلك، عليها أن تتوب إلى الله، وأن تستغفر ممّا وقع منها.
وأما طوافها حال الحيض فهو غير صحيحٍ، وأما سعيها فصحيحٌ؛ لأن القول الراجح جواز تقديم السعي على الطواف في الحجّ، وعلى هذا فيجب عليها أن تعيد الطواف؛ لأن طواف الإفاضة ركنٌ من أركان الحجّ، ولا يتمّ التحلّل الثاني إلا به.
وبناءً عليه فإن هذه المرأة لا يباشرها زوجها -إن كانت متزوّجةً- حتى تطوف، ولا يعقد عليها النّكاح -إن كانت غير متزوّجةٍ- حتى تطوف، والله تعالى أعلم.