Cili është gjykimi nëse gruas i vijnë menstruacionet pasi ka hyrë koha e namazit? A duhet ajo ta kompensojë atë kur të pastrohet? Po nëse pastrohet para se të dalë koha e namazit?
السؤال
Pyetja 1:
Cili është gjykimi nëse gruas i vijnë menstruacionet pasi ka hyrë koha e namazit? A duhet ajo ta kompensojë atë kur të pastrohet? Po nëse pastrohet para se të dalë koha e namazit?
س31: ما الحكم إذا حاضت المرأة بعد دخول وقت الصلاة؟ وهل يجب عليها أن تقضيها إذا طهرت؟ وكذلك إذا طهرت قبل خروج وقت الصلاة؟
الجواب
Përgjigje:
Së pari: Nëse gruas i vijnë menstruacionet pasi ka hyrë koha e namazit, ajo është e detyruar ta kompensojë atë kur të pastrohet, nëse nuk e ka falur përpara se t’i vijnë menstruacionet.
Kjo bazohet në fjalën e Profetit (paqja qoftë mbi të!):
"Kush kap një rekat nga namazi, e ka kapur namazin."
Pra, nëse ajo ka pasur kohë të falë një rekat e më pas i kanë ardhur menstruacionet, kur të pastrohet ajo duhet ta falë këtë namaz.
Së dyti: Nëse ajo pastrohet nga menstruacionet para se të dalë koha e namazit, ajo është e detyruar ta falë atë. P.sh. nëse pastrohet para lindjes së diellit aq sa të ketë kohë për të falë një rekat, duhet të kompensojë sabahun.
Nëse pastrohet para perëndimit, aq sa të ketë kohë për të falur një rekat, duhet të falë ikindinë.
Nëse pastrohet para mesnatës aq sa të ketë kohë për të falur një rekat, duhet të kompensojë jacinë.
Por nëse pastrohet pas mesnatës, nuk e ka për detyrë të kompensojë jacinë, por duhet të falë sabahun kur të hyjë koha.
Allahu i Lartësuar ka thënë: ''Kur të jeni të sigurt, faleni namazin, sepse namazi është obligim në kohë të caktuara për besimtarët.'' [Nisa: 103]
Domethënë: është një detyrim i përcaktuar me kohë specifike dhe nuk i lejohet njeriut ta vonojë namazin jashtë kohës së tij, as ta fillojë para se të hyjë koha e tij.
ﺟ31: أولًا: المرأة إذا حاضت بعد دخول الوقت -أي: بعد دخول وقت الصلاة- فإنه يجب عليها إذا طهرت أن تقضي تلك الصلاة الّتي حاضت في وقتها، إذا لم تصلّها قبل أن يأتيها الحيض،
وذلك لقول الرسول ﷺ:
«مَنْ أَدْرَكَ رَكْعَةً مِنَ الصَّلَاةِ فَقَدْ أَدْرَكَ الصَّلَاةَ» [1]،
فإذا أدركت المرأة من وقت الصلاة مقدار ركعةٍ، ثم حاضت قبل أن تصلّي، فإنها إذا طهرت يلزمها القضاء.
[11] تقدم تخريجه.
ثانيًا: إذا طهرت من الحيض قبل خروج وقت الصلاة فإنه يجب عليها قضاء تلك الصلاة، فلو طهرت قبل أن تطلع الشمس بمقدار ركعةٍ وجب عليها قضاء صلاة الفجر،
ولو طهرت قبل غروب الشمس بمقدار ركعةٍ وجبت عليها صلاة العصر،
ولو طهرت قبل منتصف الليل بمقدار ركعةٍ وجب عليها قضاء صلاة العشاء،
فإن طهرت بعد منتصف الليل لم يجب عليها صلاة العشاء، وعليها أن تصلّي الفجر إذا جاء وقتها، قال الله سبحانه وتعالى:
﴿...فَإِذَا ٱطۡمَأۡنَنتُمۡ فَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَۚ إِنَّ ٱلصَّلَوٰةَ كَانَتۡ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ كِتَٰبٗا مَّوۡقُوتٗا﴾
[النساء:103]،
أي: فرضًا مؤقتًا بوقتٍ محدودٍ، لا يجوز للإنسان أن يخرج الصلاة عن وقتها، ولا أن يبدأ بها قبل وقتها.