Nëse gruaja me cikël ose lehoni pastrohet në kohën e ikindisë, a është e detyruar të falë edhe drekën së bashku me ikindinë, apo vetëm ikindinë?
السؤال
Pyetja 1:
Nëse gruaja me cikël ose lehoni pastrohet në kohën e ikindisë, a është e detyruar të falë edhe drekën së bashku me ikindinë, apo vetëm ikindinë?
س12: إذا طهرت الحائض أو النّفساء وقت العصر، فهل تلزمها صلاة الظّهر مع العصر، أو لا يلزمها سوى العصر فقط؟
الجواب
Përgjigje:
Mendimi më i saktë është se ajo është e detyruar të falë vetëm ikindinë. Nuk ka argument që e detyron të falë edhe drekën, dhe në parim njeriu është i lirë nga detyrimet për sa kohë që nuk ka argument që ta ngarkojë. Përveç kësaj, Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Kush e arrin një rekat të ikindisë para se të perëndojë dielli, ka arritur (kohën apo namazin e) ikindisë."
Ai nuk ka cekur se ky njeri e ka arritur dhe drekën. Po të ishte e detyrueshme falja e namazit të drekës, do ta kishte përmendur Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!). Po ashtu, nëse gruas i vjen cikli pas hyrjes së kohës së drekës, është e detyruar të kompensojë vetëm drekën dhe jo ikindinë, edhe pse drekën e bashkojmë me ikindinë (në udhëtim p.sh). Rasti për të cilin është bërë pyetja është i njëjtë me këtë që përmendëm.
Pra, mendimi më i saktë është që ajo është e detyruar të falë vetëm namazin e ikindisë. E njëjta gjë vlen edhe për gruan që pastrohet para daljes së kohës së jacisë: detyrohet të falë vetëm namazin e jacisë, jo namazin e akshamit.
ﺟ12: القول الراجح في هذه المسألة: أنه لا يلزمها إلا العصر فقط؛ لأنه لا دليل على وجوب صلاة الظّهر، والأصل براءة الذّمة، ثم إن النبي ﷺ قال:
«مَنْ أَدْرَكَ رَكْعَةً مِنَ الْعَصْرِ قَبْلَ أَنْ تَغْرُبَ الشَّمْسُ فَقَدْ أَدْرَكَ الْعَصْرَ» [1]،
ولم يذكر أنه أدرك الظّهر، ولو كان الظّهر واجبًا لبينه النبيّ ﷺ، ولأن المرأة لو حاضت بعد دخول وقت الظّهر لم يلزمها إلا قضاء صلاة الظّهر دون صلاة العصر، مع أن الظّهر تجمع إلى العصر، ولا فرق بينها وبين الصّورة التي وقع السّؤال عنها.
[2] البخاري، كتاب الصوم، باب الحائض تترك الصوم والصلاة (1951).
وعلى هذا يكون القول الراجح أنه لا يلزمها إلا صلاة العصر فقط؛ لدلالة النصّ والقياس عليها، وكذلك الشأن فيما لو طهرت قبل خروج وقت العشاء، فإنه لا يلزمها إلا صلاة العشاء، ولا تلزمها صلاة المغرب.