السؤال
س2: اشرح هذه الأحكام الخمسة.
Pyetja 2: Shpjegoji këto pesë norma!
الجواب
ج:١. الواجب: وهو على وجه اللزوم، مثل الصلوات الخمس، وصيام رمضان وبر الوالدين.
- الواجب يثاب فاعله ويعاقب تاركه.
- المستحب: وهو ليس على وجه اللزوم، مثل السنن الرواتب، وقيام الليل وإطعام الطعام والسلام. ويسمى السنة والمندوب.
- المستحب يثاب فاعله ولا يعاقب تاركه.
ملاحظة مهمة:
ينبغي للمسلم عندما يسمع أن هذا الأمر سنة أو مستحب أن يبادر إلى فعله، والاقتداء بالنبي ﷺ.
- المحرم: وهو ما تركه لازم، مثل شرب الخمر، وعقوق الوالدين، وقطع الأرحام.
- المحرم يثاب تاركه ويعاقب فاعله.
- المكروه: تركه غير لازم، مثل الأخذ والإعطاء باليد الشمال، كف الثوب في الصلاة.
- المكروه يثاب تاركه ولا يعاقب فاعله.
- المباح: وهو على التخيير بين تركه وفعله، مثل أكل التفاحة وشرب الشاي، ويسمى: الجائز والحلال.
- المباح لا يثاب تاركه ولا يعاقب فاعله.
Përgjigjja:
- [Vaxhib]: janë detyrimet fetare, si p.sh. falja e pesë namazeve, mbajtja e Ramazanit, mirësjellja me prindërit etj.
- Vaxhibi nënkupton se ai që e përfill, shpërblehet, kurse ai që e shpërfill, ndëshkohet.
- Mustehabb]: janë gjërat e pëlqyera. Të kësaj natyre janë p.sh. namazet ditore që janë sunet, namazi i natës, ushqimi i të varfërve, dhënia selam etj. Quhen ndryshe edhe sunet apo mendub.
- Ai që bën një vepër që është mustehab, shpërblehet, por nëse e lë atë, nuk ndëshkohet.
Shënim me rëndësi:
Edhe pse nuk parashihet ndëshkim për moskryerjen e veprave të kësaj kategorie, megjithëkëtë, besimtari, duke pasuar Pejgamberin ﷺ, duhet të nxitojë që të mos lërë sunet pa kryer.
- [Haram]: ose veprat e ndaluara, si p.sh. konsumimi i alkoolit, kundërshtimi i prindërve, shkëputja e lidhjeve farefisnore.
Ai që e lë ndonjë vepër që është haram, shpërblehet, kurse ai që e vepron atë, ndëshkohet.
- [Mekruh]: gjërat e papëlqyera, si: përdorimi i dorës së majtë kur merr ose jep diçka, përveshja e rrobave në namaz etj.
Ai që e lë ndonjë vepër që është mekruh, shpërblehet për të, mirëpo nëse e vepron atë, nuk ndëshkohet.
- [Mubah]: gjëra të lejuara parimisht, si: ngrënia e mollës, konsumimi i çajit. Quhen ndryshe edhe vepra të lejuara dhe hallall.
Kush bën ndonjë vepër që është mubah (e lejuar), as nuk shpërblehet e as nuk ndëshkohet për të.