Skip to content

"Nuk ka njeri që bën një mëkat, pastaj ngrihet dhe merr abdes, pastaj fal namaz e i kërkon falje Allahut, përveçse Allahu do ta falë

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Vërtet unë jam një njeri që, kur dëgjoja ndonjë hadith nga i Dërguari i Allahut ﷺ, Allahu më bëri dobi aq sa donte që unë të përfitoja prej tij. Kur ndonjëri nga sahabët më transmetonte ndonjë hadith, unë i kërkoja atij të betohej. Kur ai betohej, unë i besoja. Ebu Bekri më tregoi një hadith, ndërkohë Ebu Bekri tha të vërtetën, se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

"Nuk ka njeri që bën një mëkat, pastaj ngrihet dhe merr abdes, pastaj fal namaz e i kërkon falje Allahut, përveçse Allahu do ta falë." Pastaj lexoi këtë ajet: "Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre..." (Al Imran, 135)

«مَا مِنْ رَجُلٍ يُذْنِبُ ذَنْبًا، ثُمَّ يَقُومُ فَيَتَطَهَّرُ، ثُمَّ يُصَلِّي، ثُمَّ يَسْتَغْفِرُ اللهَ، إِلَّا غَفَرَ اللهُ لَهُ»، ثُمَّ قَرَأَ هَذِهِ الْآيَةَ: {وَالَّذِينَ إِذَا فَعَلُوا فَاحِشَةً أَوْ ظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ ذَكَرُوا اللهَ فَاسْتَغْفَرُوا لِذُنُوبِهِمْ} [آل عمران: 135].

Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se, nëse një njeri bën një mëkat, pastaj merr abdes mirë, e pastaj ngrihet dhe i fal dy rekate, me qëllim që të pendohet për këtë mëkat të tijin, e më pas i kërkon falje Allahut, Allahu do ta falë atë me siguri. Pastaj Profeti ﷺ e lexoi fjalën e Allahut të Lartësuar: "Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre..." (Al Imran, 135)

Kuptimet e fjalëve

استحلفته: جعلته يقسم بأنه سمعه من النبي عليه الصلاة والسلام.

Mësime nga hadithi

Inkurajimi për të falur namaz e pastaj kërkimi i faljes (istigfarit) pas mëkatit.

Falja e gjerë e Allahut të Lartmadhëruar dhe se Ai e pranon pendimin e kërkimfaljen.

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (2/ 630) (1521).

Suneni i Tirmidhiut (1/ 431) (406).

Es-Sunen el-Kubra i Nesaiut (10/ 51) (11012).

Suneni i Ibn Maxhes (2/ 403) (1395).

Musnedi i Ahmedit (1/ 179) (2).

Më shumë (2)

فتح الباري لابن حجر (11/ 99).

النهاية في غريب الحديث والأثر (ص 674).