Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

7 nga 841 kartela

Hiq filtrat
E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Allahu i Lartësuar thotë: “O bir i Ademit, sa herë që më lutesh e shpreson tek Unë, do të t'i fal ato që ke bërë dhe s'e kam dert. O bir i Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë kupën e qiellit, dhe pastaj më kërkon falje, Unë do të të fal dhe s'e kam dert. O bir i Ademit, nëse ti më vjen me gabime sa Toka, por më takon duke mos më shoqëruar asgjë në adhurim, Unë do të të vij me po aq falje.”
Hasen Transmeton Tirmidhiu.
se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut ç'është shpëtimi? Ai i tha: "Përmbaje gjuhën tënde, qëndro në shtëpinë tënde dhe qaj për mëkatin tënd."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"Nuk ka njeri që bën një mëkat, pastaj ngrihet dhe merr abdes, pastaj fal namaz e i kërkon falje Allahut, përveçse Allahu do ta falë." Pastaj lexoi këtë ajet: "Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre..." (Al Imran, 135)
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Allahu i Madhërishëm nuk fle e as i ka hije të flejë. Ai e ul peshoren dhe e ngre atë. Punët e bëra natën ngrihen tek Ai para punëve të ditës, dhe punët e ditës para punëve të natës. Perdja e Tij është drita, - kurse në një transmetim: zjarri, - nëse do ta largonte atë, shkëlqimi i Fytyrës së Tij do të digjte çdo krijesë që arrin shikimi i Tij.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Jepmani besën se nuk do t'i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të vidhni, nuk do të bëni zina, nuk do t'i mbysni fëmijët tuaj, nuk do të bëni shpifje në moralin e njëri-tjetrit, dhe nuk do të kundërshtoni kur të urdhëroheni për të mirë. Cilido prej jush që e mban besën e tij, do të shpërblehet nga Allahu, e kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë) dhe ndëshkohet në dynja, kjo i mjafton si shpagim (për mëkatin). Ndërkaq, kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë), e pastaj Allahu ia mbulon ato, atëherë çështja e tij i përket Allahut: nëse do, e fal, e nëse do, e dënon.” Atëherë ia dhamë besën për këtë.”
Sahih Muttefek alejhi
“Ruhuni nga kjo ndyrësi që Allahu e ka ndaluar. Ai që e kryen, le ta fshehë veten me mbulimin e Allahut dhe le të pendohet tek Ai, sepse, kushdo që na e zbulon hapur mëkatin e tij, ne do ta zbatojmë mbi të Librin e Allahut të Lartmadhëruar."
Sahih Transmetojnë Hakimi dhe Bejhekiu.
“Allahu i Lartmadhëruar e shtrin Dorën gjatë natës, që të pendohet ai që bën mëkate gjatë ditës, dhe e shtrin Dorën gjatë ditës, që të pendohet ai që bën mëkate gjatë natës, derisa Dielli të lindë nga perëndimi.”
Sahih Transmeton Muslimi.