Skip to content

"Vajta te Profeti ﷺ dhe dëshiroja ta pranoja Islamin, kështu që më urdhëroi të merrja abdes me ujë dhe sidër."

Kajs ibën Asimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

"Vajta te Profeti ﷺ dhe dëshiroja ta pranoja Islamin, kështu që më urdhëroi të merrja abdes me ujë dhe sidër."

أتيتُ النبيَّ صلى الله عليه وسلم أُريدُ الإسلامَ، فأَمَرَني أن أغتَسِلَ بماءٍ وسِدرٍ.

Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
Sahih
Shpjegimi

Kajs ibn Asimi vajti te Profeti ﷺ dhe dëshironte të konvertohej në Islam, kështu që Profeti ﷺ e urdhëroi që të lahej me ujë dhe pemë të sidrit; sepse gjethet e saj përdoren për pastrim dhe kanë erë të mirë.

Mësime nga hadithi

Ligjshmëria që jomuslimani të marrë gusël (të lahet tërësisht) kur të hyjë në Islam.

Islami e nderon dhe kujdeset për trupin dhe shpirtin bashkërisht.

Përzierja e ujit me gjëra të pastra nuk ia largon atij cilësinë e të qenit i pastër.

Pastruesit modernë, bie fjala, sapuni e të ngjashëm, e zënë vendin e sidrit.

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (1/ 266) (355).

Suneni i Tirmidhiut (1/ 595) (605).

Suneni i Nesaiut (1/ 109) (188).

Më shumë (3)

معالم السنن (1/111).

ذخيرة العقبى (4/131).

شرح سنن أبي داود للعباد (54/ 10).