عربي - Arabic English Qafár af - Afar Afrikaans - Afrikanns Akan Shqip - Albanian አማርኛ - Amharic Հայերեն - Armenian অসমীয়া - Assamese Azərbaycanca - Azerbaijani Bamanankan - Bambara Bassa Bemba বাংলা - Bengali Bosanski - Bosnian Български - Bulgarian မြန်မာဘာသာ - Burmese Bisaya - Cebuano Cham Нохчий - Chechen chiCheŵa - Chewa 中文 - Chinese Адыгэбзэ - Circassian Hrvatski - Croatian Česky - Czech Dagbani Dansk - Danish فارسی دری - Dari Dendi ދިވެހި ބަސް - Dhivehi Nederlands - Dutch إستوني - Estonian Suomi - Finnish Français - French Fulfulde - Fula ქართული - Georgian Deutsch - German Ελληνικά - Greek ગુજરાતી - Gujrati Kreyòl ayisyen - Haitian Creole Hausa हिन्दी - Hindi Magyar - Hungarian Igbo Indonesia - Indonesian Italiano - Italian 日本語 - Japanese Jóola - Jola ಕನ್ನಡ - Kannada Қазақша - Kazakh ភាសាខ្មែរ - Khmer Kikuyu Ikinyarwanda - Kinyarwanda Ikirundi - Kirundi 한국어 - Korean كوردی سۆرانی - kurdish كوردي kurmancî - Kurmanji Kyrgyz ລາວ - Lao latviešu - Latvian Lingala lietuvių - Lithuanian Luganda Македонски - Macedonian Maguindanaon Malagasy - Malagasy Bahasa Melayu - Malay മലയാളം - Malayalam Mandinka मराठी - Marathi Mõõré - Moore नेपाली - Nepali أنكو - NKo Norwegian ଓଡ଼ିଆ - Odia oromoo - Oromo پښتو - Pashto فارسی - Persian Polski - Polish Portuguese ਪੰਜਾਬੀ - Punjabi Română - Romanian Русский - Russian Српски - Serbian Shona සිංහල - Sinhala Slovenščina - Slovenian Soomaaliga - Somali Soninke Sesotho - Sotho Español - Spanish Kiswahili - Swahili Svenska - Swedish Tagalog Тоҷикӣ - Tajik தமிழ் - Tamil తెలుగు - Telugu ไทย - Thai ትግረኛ - Tigrinya Türkçe - Turkish Ukrainian اردو - Urdu ئۇيغۇرچە - Uyghur Ўзбек - Uzbek Việt Nam - Vietnamese Wolof Yao Yorùbá - Yoruba Zarma زولو - Zulu
841 Hadithe
Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit
Kategoritë
Grada e hadithit
Transmetuar në
Transmetuesi
"Ishte një njeri që nuk di askënd të ishte më larg xhamisë se ai, e megjithatë nuk i shpëtonte asnjë namaz. I thanë (ose i thashë): “Sikur të blije një gomar për t'i hipur në errësirë e në vapë të madhe!” Ai tha: “Nuk do të më gëzonte që shtëpia ime të ishte pranë xhamisë, sepse unë dua të më shkruhet ecja ime për në xhami dhe kthimi im, kur kthehem te familja ime.” Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Allahu t'i ka bashkuar të gjitha këto për ty.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte tek unë, pranë meje kaloi Havla bint Tuvejt ibn Habib ibn Esed ibn Abduluzai, e atëherë unë thashë: “Kjo është Havla bint Tuvejti, për të cilën flitet se nuk fle natën, e në këtë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Nuk fle natën?! Bëni vepra të mira aq sa mundeni, se, pasha Allahun, Allahu nuk mërzitet (duke ju shpërblyer) derisa ju të mërziteni (nga veprat).”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur robi sëmuret ose udhëton, shpërblimi i shkruhet njësoj siç ka punuar sa ka qenë vendas dhe i shëndoshë.”
Sahih Transmeton Buhariu.
"Në mesin e popujve që ishin para jush gjendej një mbret, i cili kishte një magjistar. Kur magjistari u plak, i tha mbretit: “Unë tashmë jam plakur, prandaj më dërgo një djalosh që t'i mësoj magjinë.” Mbreti i dërgoi një djalosh për ta mësuar atë. Gjatë rrugës, kur shkonte te magjistari, djaloshi kalonte pranë një murgu. Ai ulej tek murgu dhe i dëgjonte fjalët e tij, të cilat i pëlqenin. Kështu, kurdo që nisej për te magjistari, kalonte te murgu dhe ulej pranë tij. E kur mbërrinte te magjistari, ky i fundit e rrihte. Djaloshi iu ankua për këtë murgut, dhe ai i tha: “Nëse i frikësohesh magjistarit, thuaji: ‘Më vonoi familja ime’; e nëse i frikësohesh familjes sate, thuaju: ‘Më vonoi magjistari.’”
Ndërsa ishte në këtë gjendje, djaloshit i doli përpara një bishë e stërmadhe, që ua kishte zënë rrugën njerëzve. Ai tha me vete: “Sot do ta marr vesh se cili është më i mirë, magjistari apo murgu.” Mori një gur dhe tha: “O Allah! Nëse rruga e murgut është më e dashur tek Ti sesa rruga e magjistarit, vrite këtë bishë që njerëzit të mund të kalojnë!” E hodhi gurin dhe e vrau atë, e njerëzit vazhduan rrugën. Pastaj shkoi te murgu dhe i tregoi për atë që kishte ndodhur. Murgu i tha: “O biri im! Sot ti je më i mirë se unë. Çështja jote ka arritur deri aty sa po e shoh. Ti me siguri do të sprovohesh, e nëse sprovohesh, mos trego për mua!”
Djaloshi arriti të shëronte të verbrit e lindur dhe të zgjebosurit, si dhe i kuronte njerëzit nga çdo lloj sëmundje. Për këtë dëgjoi një shoqërues i mbretit, i cili ishte verbuar. Ai i shkoi me dhurata të shumta dhe i tha: “Të gjitha këto që janë këtu do të jenë të tuat, nëse më shëron.” Djaloshi i tha: “Unë nuk shëroj askënd. Ai që shëron është vetëm Allahu. Nëse ti beson në Allahun, unë do t'i lutem Atij dhe Ai do të të shërojë.” Ai besoi në Allahun dhe Allahu e shëroi.
Më pas, ai shkoi te mbreti dhe u ul pranë tij, ashtu siç ulej më parë. Mbreti e pyeti: “Kush ta ktheu shikimin?” Ai u përgjigj: “Zoti im!” Mbreti tha: “A ke ti një Zot tjetër përveç meje?!” Ai tha: “Zoti im dhe Zoti yt është Allahu.” Atëherë mbreti e kapi dhe nuk reshti së torturuari, derisa ai tregoi për djaloshin.
Djaloshin e prunë para tij dhe mbreti i tha: “O biri im! Magjia jote paska arritur deri aty saqë po shëron të verbrit dhe të gërbulurit, e po bën kështu e ashtu.” Ai i tha: “Unë nuk shëroj askënd, Ai që shëron është vetëm Allahu.” Atëherë mbreti e kapi dhe nuk reshti së torturuari, derisa ai tregoi për murgun.
Prunë murgun dhe i thanë: “Hiq dorë nga feja jote!” Por ai refuzoi. Atëherë mbreti kërkoi t'i sillnin një sharrë. Ia vendosi sharrën në mes të kokës dhe e preu derisa dy pjesët e trupit i ranë në tokë. Pastaj prunë shoqëruesin e mbretit dhe i thanë: “Hiq dorë nga feja jote!” Edhe ai refuzoi, andaj ia vendosi sharrën në mes të kokës dhe e preu derisa dy pjesët e trupit i ranë në tokë.
Më pas prunë djaloshin dhe i thanë: “Hiq dorë nga feja jote!” Ai refuzoi, kështu që mbreti ua dorëzoi atë një grupi ushtarësh dhe u tha: “Çojeni te filan mali dhe ngjituni me të në mal. Kur të arrini në majë të tij, nëse ai heq dorë nga feja e vet, lëreni, përndryshe hidheni poshtë!” Ata shkuan me të dhe u ngjitën në mal. Djaloshi u lut: “O Allah, më mjafto kundër tyre ashtu siç do Ti!” Mali u drodh nga poshtë tyre dhe ata ranë poshtë, ndërsa djaloshi u kthye duke ecur tek mbreti. Mbreti i tha: “Çfarë u bë me shoqëruesit e tu?” Ai u përgjigj: “Allahu më mjaftoi kundër tyre.”
Mbreti sërish ua dorëzoi një grupi tjetër ushtarësh dhe u tha: “Merrni dhe hipeni në një anije. Dilni me të në mes të detit dhe, nëse nuk heq dorë nga feja e vet, hidheni në të!” Ata shkuan me të, kurse djaloshi u lut: “O Allah, më mjafto kundër tyre ashtu siç do Ti!” Anija u përmbys dhe ata u mbytën, ndërsa ai u kthye duke ecur tek mbreti. Mbreti e pyeti: “Çfarë u bë me shoqëruesit e tu?” Ai u përgjigj: “Allahu më mjaftoi kundër tyre.”
Pastaj djaloshi i tha mbretit: “Ti nuk mund të më vrasësh derisa të veprosh ashtu siç të urdhëroj unë.” Mbreti e pyeti: “E çfarë është ajo?” Ai tha: “T'i tubosh njerëzit në një fushë të gjerë dhe të më kryqëzosh në një trung peme. Pastaj merr një shigjetë prej strajcës sime e vendose shigjetën në mes të harkut dhe thuaj: ‘Me emrin e Allahut, Zotit të djaloshit!’, e pastaj më gjuaj. Vetëm nëse e bën këtë, do të mund të më vrasësh.”
Mbreti i tuboi njerëzit në një fushë të gjerë dhe e kryqëzoi në një trung. Mori një shigjetë nga strajca e djaloshit, e vendosi në hark dhe tha: “Me emrin e Allahut, Zotit të djaloshit!” Pastaj e gjuajti, dhe shigjeta i ra djaloshit në mollëz të fytyrës. Djaloshi e vuri dorën e tij në mollëz, pikërisht aty ku e goditi shigjeta, dhe vdiq. Atëherë njerëzit filluan të thërrasin: “Ne i besojmë Zotit të djaloshit! Ne i besojmë Zotit të djaloshit! Ne i besojmë Zotit të djaloshit!”
I shkuan mbretit dhe i thanë: “A e pe atë nga e cila ruheshe? Për Allahun, të gjeti vërtet ajo që i frikësoheshe: njerëzit besuan!” Atëherë mbreti urdhëroi të hapeshin hendeqe në hyrjet e rrugëve. Ato u hapën dhe në to u ndezën zjarre. Mbreti tha: “Këdo që nuk heq dorë nga feja e tij, hidheni në të!”, ose u thuhej: “Hidhuni aty!” Kështu vepruan, derisa erdhi një grua me foshnjën e saj. Ajo ngurroi të hidhej në zjarr, por foshnja i tha: “Oj
nëna ime, duro, sepse ti je në besimin e vërtetë (hak)!”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Për çdo ditë që lind Dielli, njeriu duhet të japë sadaka (lëmoshë) për secilën nyjë të trupit. Të gjykosh me drejtësi mes dy personave është sadaka. Të ndihmosh dikë të hipë në kafshë ose t'i ngjisë plaçkat dhe sendet është sadaka. Fjala e mirë është sadaka. Çdo hap që njeriu e hedh për të shkuar në namaz është sadaka. Largimi i një pengese nga rruga është sadaka.”
Sahih Muttefek alejhi
“Profeti (paqja qoftë mbi të!) shkoi tek Ebu Talibi kur ai ishte në prag të vdekjes dhe pranë tij gjeti Ebu Xhehlin dhe Abdullah ibn Ebi Umeje ibn Mugiren. Ai i tha: ‘O xhaxhai im, thuaj “la ilahe il-lallah” që me këtë fjalë të ndërmjetësoj për ty tek Allahu!' Menjëherë Ebu Xhehli dhe Abdullah ibn Ebi Umeje i thanë: ‘A do të braktisësh fenë e Abdulmutalibit!’ Profeti (paqja qoftë mbi të!) vazhdoi t’ia parashtronte kërkesën e tij dhe ndërkohë ata të dy vazhdonin t’ia përsërisnin fjalët e tyre, derisa fjalët e fundit që Ebu Talibi u tha atyre ishin se ai i qëndronte fesë së Abdulmutalibit dhe refuzoi të thoshte “la ilahe il-lallah”. Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: ‘Betohem për Allahun se do të vazhdoj të kërkoj falje për ty për sa kohë që nuk më ndalohet ta bëj!' Atëherë Allahu shpalli: “Nuk i takon profetit dhe atyre që kanë besuar që të kërkojnë falje për idhujtarët.” (Teube,113) Allahu shpalli gjithashtu lidhur me Ebu Talibin dhe i tha të dërguarit të Tij: “Ti nuk udhëzon kë të duash, por Allahu është Ai që udhëzon kë të dojë.” (Kasas, 56)
Sahih Muttefek alejhi
"Për çdo nyje të trupit, sa herë që lind dielli, duhet të jepet lëmoshë. Të pajtosh dy persona është lëmoshë, ta ndihmosh njeriun të hipë në kafshën e tij a t'ia vësh barrën mbi të është lëmoshë, fjala e mirë është lëmoshë, për çdo hap që e bën për të shkuar në namaz ka lëmoshë dhe për heqjen e pengesës nga rruga ka lëmoshë."
Sahih Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
“Teksa ishim me të Dërguarin e Allahut ﷺ në një udhëtim, ai u largua për të kryer nevojën e tij. Ne pamë një zog me dy të vegjlit e tij dhe ia morëm ata. Zogu erdhi dhe filloi të rrihte krahët. Atëherë erdhi Profeti ﷺ dhe tha: “Kush e ka pikëlluar këtë zog për të vegjlit e tij? Kthejani atij të vegjlit!” Ai pa edhe një fole milingonash që e kishim djegur dhe tha: “Kush e dogji këtë?” - Ne, - i thamë. - “Askujt nuk i takon të dënojë me zjarr, përveç Zotit të Zjarrit”, - tha ai.
Sahih Transmeton Ebu Davudi.