“Nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje, nuk e ngrinte zërin në tregje dhe nuk e kthente të keqen me të keqe; përkundrazi, i falte dhe i toleronte të tjerët."
Ebu Abdullah Xhedeliu transmeton se e ka pyetur Aishen, nënën e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për moralin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, me ç'rast ajo tha:
“Nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje, nuk e ngrinte zërin në tregje dhe nuk e kthente të keqen me të keqe; përkundrazi, i falte dhe i toleronte të tjerët."
لَمْ يَكُنْ فَاحِشًا وَلَا مُتَفَحِّشًا وَلَا صَخَّابًا فِي الْأَسْوَاقِ، وَلَا يَجْزِي بِالسَّيِّئَةِ السَّيِّئَةَ وَلَكِنْ يَعْفُو وَيَصْفَحُ.
Nëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), u pyet për moralin e Profetit ﷺ, me ç'rast tha: "Ai nuk ishte pa drojë apo i pahijshëm në natyrën e tij, as në fjalë dhe as në vepra, dhe as nuk e bënte këtë me qëllim apo duke u shtirur. Ai nuk bërtiste dhe nuk e ngrinte zërin në tregje, dhe nuk ia kthente të keqen me të keqe. Përkundrazi, ai përgjigjej me mirësi, falte në zemrën e tij dhe shpesh e anashkalonte dhe largohej nga e keqja.
Sqarim rreth moralit fisnik të Profetit ﷺ dhe largimit të tij nga moralet e shëmtuara.
Nxitja për përvetësimin e moralit të mirë dhe largimin nga morali i keq.
Qortimi i të folurit me fjalë të turpshme dhe të ndyta.
Qortimi i ngritjes së zërit ndaj njerëzve dhe bërtitjes ndaj tyre.
Nxitja për t’iu përgjigjur së keqes me mirësi, falje dhe butësi
Suneni i Tirmidhiut (3/ 437) (2016).
Musnedi i Ahmedit (42/ 256) (25417).
Më shumë (7)
فتح الباري شرح صحيح البخاري.
لابن حجر(6/ 575).
إرشاد الساري لشرح صحيح البخاري.
القسطلاني (9/ 30).
معجم اللغة العربية المعاصرة (2/ 1629).
مرقاة المفاتيح شرح مشكاة المصابيح.
لعلي القاري (9/ 3717).