Skip to content

Kur i Dërguari i Allahut ﷺ hynte në nevojtore, unë dhe një djalosh tjetër, moshatar imi, ia mbanim shkopin dhe kovën e ujit, me të cilën pastrohej.

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

“Kur i Dërguari i Allahut ﷺ hynte në nevojtore, unë dhe një djalosh tjetër, moshatar imi, ia mbanim shkopin dhe kovën e ujit, me të cilën pastrohej.”

كَانَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَدْخُلُ الْخَلَاءَ، فَأَحْمِلُ أَنَا وَغُلَامٌ نَحْوِي إِدَاوَةً مِنْ مَاءٍ وَعَنَزَةً فَيَسْتَنْجِي بِالْمَاءِ.

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ai dhe një shërbëtor përafërsisht në moshën e tij e ndiqnin Profetin ﷺ kur dilte për të kryer nevojën e tij, duke mbajtur me vete një shkop me majë si të shtizës, për ta përdorur atë si sutre ku mund të varte diçka mbuluese, ose si sutre për namazin e tij, si dhe mbanin me vete një enë të vogël prej lëkure të mbushur me ujë. Pasi Profeti ﷺ përfundonte kryerjen e nevojës, njëri prej tyre ia jepte enën dhe ai pastrohej me ujë.

Mësime nga hadithi

Muslimani përgatitet me mjetet e pastrimit kur kryen nevojën fiziologjike, në mënyrë që të mos detyrohet të ngrihet e të ndyhet.

Ruajtja e avretit (vendeve të turpshme) gjatë kryerjes së nevojës fiziologjike në mënyrë që të mos e shikojë askush, sepse shikimi i avretit (vendeve të turpshme) është i ndaluar, prandaj ai e ngulte shkopin në tokë dhe ngrinte mbi të rrobën që e mbulonte.

Fëmijëve t'u mësohen normat e edukatës islame dhe të edukohen me to, në mënyrë që t'i trashëgojnë.

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 42) (152).

Sahihu i Muslimit (1/ 227) (271).

Më shumë (6)

تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.

لعبد الله البسام (ص40).

تنبيه الأفهام شرح عمدة الأحكام.

لابن عثيمين (1/ 43).

الإفهام في شرح عمدة الأحكام.

لابن باز (ص84).