Skip to content

"Profeti ﷺ nuk e dinte ku mbaronte surja derisa i zbriste: "Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!"

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:

"Profeti ﷺ nuk e dinte ku mbaronte surja derisa i zbriste: "Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!"

كَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَليهِ وَسَلَّمَ لا يَعْرِفُ فَصْلَ السُّورةِ حَتَّى تَنْزِلَ عَليْهِ {بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ}.

Transmeton Ebu Davudi.
Sahih
Shpjegimi

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) sqaron se suret e Kuranit të Madhërishëm i shpalleshin Profetit ﷺ dhe ai nuk e dinte ndarjen dhe fundin e saj, derisa i zbriste: "Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!". Kësisoj e dinte se surja e mëparshme kishte përfunduar dhe se ishte fillimi i një sureje të re.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Besmeleja (Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!) i ndan suret, përveç suren el Enfal me suren et Teube (që nuk ka besmele ndërmjet tyre).

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (2/ 91) (788).

Më shumë (3)

شرح سنن أبي داود للعباد (102/ 15).

التنوير شرح الجامع الصغير (8/503).

عون المعبود (2/353).