Skip to content

"Nëse qeni pi në enën e ndokujt, le ta lajë atë shtatë herë.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Nëse qeni pi në enën e ndokujt, le ta lajë atë shtatë herë.” Te Muslimi qëndron: "... herën e parë me dhe.”

«إِذَا شَرِبَ الْكَلْبُ فِي إِنَاءِ أَحَدِكُمْ فَلْيَغْسِلْهُ سَبْعًا». ولمسلم: « أولاهُنَّ بالتُراب».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëroi që ena të lahet shtatë herë nëse qeni e fut gjuhën në të, e para prej tyre të shoqërohet me dhe, kështu që uji të vijë pas tij, e kështu pastërtia të jetë e plotë nga papastëria dhe dëmi.

Mësime nga hadithi

Pështyma e qenit është papastëri e rëndë.

Nëse qeni lëpin në enë, e bën atë të papastër, e edhe ujin që gjendet në të.

Procesi i pastrimit përmes dheut dhe përsëritja e tij shtatë herë është specifike për pastrimin e enës në të cilën qeni e ka futur gjuhën, e jo për urinën, nevojën e gjëra të tjera që i përlyen qeni.

Mënyra e pastrimit të enës përmes dheut: hidhet ujë në enë e i shtohet dhe më pas lahet ena me këtë përzierje.

Kuptimi i jashtëm i hadithit është i përgjithshëm, ku i përfshin të gjithë qentë, madje edhe qentë që feja i ka lejuar të mbahen, siç janë qentë e gjuetisë, rojës dhe blegtorisë.

Sapuni dhe detergjenti nuk e zëvendësojnë dheun në këtë rast, sepse Profeti ﷺ tekstualisht e ka përmendur dheun.

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 45) (172).

Sahihu i Muslimit (1/ 234) (279).

Më shumë (4)

الإلمام بشرح عمدة الأحكام.

لإسماعيل الأنصاري (1/ 14).

تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.

للبسام (ص24).