Skip to content

“Ai që pajis një luftëtar në rrugën e Allahut, tashmë ka marrë pjesë në luftë. Ai që kujdeset që familja e një luftëtari në rrugën e Allahut të jetë mirë, tashmë ka marrë pjesë në luftë.”

Zejd ibn Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Ai që pajis një luftëtar në rrugën e Allahut, tashmë ka marrë pjesë në luftë. Ai që kujdeset që familja e një luftëtari në rrugën e Allahut të jetë mirë, tashmë ka marrë pjesë në luftë.”

«مَنْ جَهَّزَ غَازِيًا فِي سَبِيلِ اللَّهِ فَقَدْ غَزَا، وَمَنْ خَلَفَ غَازِيًا فِي سَبِيلِ اللَّهِ بِخَيْرٍ فَقَدْ غَزَا».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se kushdo që ia përgatit luftëtarit në rrugë të Allahut mjetet e udhëtimit të tij dhe çfarëdo që i nevojitet, e që nuk bën pa to, si: armët, automjetin, ushqimin, shpenzimet dhe gjëra të tjera, atëherë ai është në të njëjtin pozicion si luftëtari dhe merr shpërblimin e luftëtarëve. Ai që e merr përsipër çështjen e luftëtarit dhe e zëvendëson atë duke u kujdesur për familjen e tij në kohën kur ai lufton dhe këtë e bën në formë të mirë, atëherë ai është në të njëjtin pozicion si luftëtari.

Mësime nga hadithi

Inkurajimi i muslimanëve që të ndihmojnë njëri-tjetrin në punë të mira.

Ibn Haxheri ka thënë: "Ky hadith është inkurajim për t'u bërë mirë atyre që u bëjnë mirë muslimanëve ose kryejnë një nga gjërat e tyre të rëndësishme."

Rregulla e përgjithshme thotë: "Kushdo që ndihmon dikë në bindje ndaj Allahut, do ta ketë shpërblimin të ngjashëm me shpërblimin e tij, pa iu pakësuar aspak shpërblimi."

Referencat

Sahihu i Buhariut (4/ 27) (2843).

Sahihu i Muslimit (3/ 1506) (1895).

Më shumë (12)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 267).

تطريز رياض الصالحين.

لفيصل آل مبارك (ص143).

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (3/ 588).

لسان العرب.

لابن منظور (15/ 123).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (2/ 374).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (1/ 202).